Dom Gjergj Meta dhe pasojat e komunizmit…

0
566

Arben Çokaj

Dom Gjergj Meta kritikon njeriun e ri të komunizmit, që punonte e donte atdhenë! Komunizmi ka rënë si koncet e ideologji tek ne. Ka rënë edhe shteti në anarki, por ndoshta po vjen duke e marrë veten…

Njeriu i ri komunist, se e shoh që e pêrdor edhe Giorgo dhe tashmë dihet ku e ka burimin, është një grua që punon si shakë nga mjesi në darkë, shet në rrugë fruta-perime te Kisha e Madhe në Shkodër.

E bija e saj, është fejuar e martuar se i kanë gjetë edhe burrë, jeton ende me paratë e saj, ha e pi e shkon nga kafja në kafe, asgjë nuk punon dhe pi mojito e ha pica lokakeve, me paratë e të ëmës – njeri i ri i komunizmit!

Kjo vajza e re është njeriu i ri i kishës së Gjergjit. Kush i shërben më shumë shoqërisë tani?! Njeriu i ri i komunizmit, që u mësua me punë dhe me e dashtë atdheun, apo njeriu i ri i kishës e xhamisë, që po jepet pas kënaqësive e kafeneve dhe punën nuk e do edhe aq?!

Dom Gjergj Meta nuk e thotë asnjë fjalë kundër eZanit të Naltë, që është aktual. Sepse ka frikë që me kërkua ndalimin e eZanit, kjo shkon paralel kundër doktrinës së tij, me ia ndalë kishës këmbanën… E pra, me adhurua shqiptarët islamin nuk është fot e hijshme, se pushtimi osman ka bërë krime më të mëdha ndaj shqiptarëve, se komunizmi, e asgjë të mirë…

Secili flet sot sipas interesave të veta, e ne shqiptarët duhet të shohim interesat tona. Feja nuk e ka zhvilluar asnjë vend në botë, e ku ka hyrë islami, i ka shuar kulturat ekzistuese dhe ka kultivuar varfërinë e prapambetjen. Pse mendon dikush se kjo nuk mundet me ndodhë edhe me ne, kur edhe patrioti i fjalës Çun Lajçi, vë qefinin arab mbi kokë?! etj. etj.

Retorika anti-komuniste sot – 30 vjet pas rënies së tij, kur nuk ka kund indikacione që të kthehet, më duket si një përpjekje e stimuluar diabolike, për t’i adresuar problemet shoqërore të sotme, që vijnë nga faktorë të tjerë, në drejtim të paditur… Vende ish-komuniste janë sot në BE, ne jo, pse? Se Dom Gjergj Meta nuk hyn në BE, pa vëllezërit e tij muslimanë, që ia vunë dikur edhe mbiemrin e ri… Pra, ne nuk po na pengon sot edhe aq komunizmi i dikurshëm, aq më tepër që nuk po bërtet kush me altoparlante në shenjë adhurimi për të. Pse nuk merremi me sfidat e problemet e sotme, por merremi me histori të së shkuarës, që nuk kanë edhe aq ndikim?!

Një gomar tek sa shihte ujkun duke ia ngrënë prapamicën thirri: “O zot, bëje ëndërr!”… Kështu po më duken edhe disa shqiptarë, që e shohin prapanicën e shqiptarëve kudo ku janë duke ua ngrënë islami e eZani dhe thërrasin: “Fajet i ka komunizmi! Fajet i ka njeriu i ri”…

Komunizmi i kishte padyshim fajet e veta, i bëri edhe krimet e veta, prandaj edhe ra! Sot realisht nuk po kërcënohi prej tij…

Lexo për më tepër shkrimin nga Dom Gjergji:

https://shqipnews.al/2019/05/20/njeriu-i-ri-komunist-si-antinjeri-dhe-shelbimi-i-tij/