VENDKALIMET E REJA NË FAVOR TË INTEGRIMIT TË ZONËS KUFITARE

0
563
Rruga Deçan-Plavë

Rruga Deçan-Plavë në favor të integrimit të zonës kufitare

Diskursi sociopolitik

Në rrethana të reja shoqërore, zonat kufitare duhet të kenë një trajtim tjetër, përmes hapjes së vendkalimeve të reja, jo vetëm zyrtare por edhe atyre jozyrtare, që do të ishte në favor të popullsisë vendore, ku kërkesën nga komuna e Plavës, për rihapjën e vendkalimit kufitar në Çakorr, e vlerësojmë pozitive dhe në favor të qytetarëve të komunës së Plavës dhe të Gucisë, me mundësi të komunikimit me qytetin e Pejës, përkatësisht me Kosovën, duke dalur nga izolimi i imponuar disa-vjeçar, andaj një iniciativë e tillë duhet të mbështet nga Qeveria e Malit të Zi, ndërsa nuk duhet anashkaluar rrugën Plavë-Deçan, e cila është me peshë të veçantë për ketë rajon dhe në favor të bashkëpunimit ndërkufitar e ndërshetëror në mes dy vendeve.

Dr. Nail Draga

Sipas mediave kohë më parë u bë e ditur se Komuna e Plavës ka paraqitur kërkesën në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Qeverisë së Malit të Zi, për hapjen e vendkalimit kufitar në Çakorr, qëllimi i të cilit është zhvillimi i lidhjes sa më të mirë me Kosovën, duke patur parasysh rëndësinë e kësaj lidhjeje për zhvillim të mëtejshëm të mundësive ekonomiko-turistike, si dhe orientimin tradicional të banorëve në këtë vendkalim kufitar.

Me hapjen e kalimit kufitar në Çakorr, zyrtarët vendorë të Plavës mendojnë se do të krijoheshin lidhjet më të mira mes dy vendeve, do të forcohej bashkëpunimi i ndërsjellë ekonomik, do të lehtësohej udhëtimi i shtetasve të Malit të Zi dhe Kosovës, por edhe i turistëve të shumtë, veçanërisht gjatë sezonit turistik. “Lidhshmëria komunikative është njëra ndër parakushtet themelore infrastrukturore për vlerat turistike dhe ekonomike të një treve. Pa rrugë të mira dhe vlerësim të madh ekonomik, ato mbeten të pashfrytëzuara. Komuna e Plavës, përveç pozitës së mirë gjeografike, me të cilën kufizohet dy shtete dhe disa komuna të Malit të Zi, ka lidhje joadekuate të komunikacionit”, theksojnë zyrtarët e komunës në shkresën e dërguar qeverisë.

Në shkresë, mes tjerash thuhet se prej Plavës deri në Pejë janë rreth 70 kilometra, kurse rrugës nëpër Rozhajë nëpërmjet vendkalimit kufitar “Kulla”, Peja dhe Plava janë në largësi prej rreth 130 kilometra.

Zyrtarët e Plavës theksojnë se për këtë arsye qytetarët e tyre presin me pa durim hapjen e aksit rrugor, veçanërisht duke patur parasysh rëndësinë e kësaj lidhjeje të komunikacionit për zhvillim të mëtejmë të mundësive ekonomiko-turistike të kësaj ane, si dhe orientimin tradicional të banorëve por edhe të tjera mundësive.

Duke marrë parasysh se “lidhja me Shqipërinë pa dyshim është avancuar me ndërtimin e aksit rrugor Guci-Vermosh dhe me hapjen e vendkalimit kufitar Gërnçar-Vermosh, derisa lidhja me Kosovën mund të avancohet me vënien në funksion të plotë të aksit rrugor Murinë-Çakorr-Pejë, i cili para disa vitesh është rikonstruktuar nga ana e Drejtorisë për Komunikacion”, thuhet në mes tjerash në kërkesën e Komunës së Plavës drejtuar Qeverisë së Malit të Zi.

Vendkalime të reja jashtë atyre zyrtare

Qarkullimi i njerëzëve është nevojë elementare e lirisë në çdo vend ndërsa zonat kufitare në këtë aspekt janë të veçanta, sepse kanë pasur një të kaluar me probleme të mëdha kryesisht të aspektit politik e ekonomik ku si të tilla ishin më të pazhvilluarat dhe të pa perspektivë për të jetuar. Në këtë aspekt nuk bën përjashtim zona kufitare Mali i Zi-Shqipëri, ku pasojat janë ende të pranishme, ku shqiptarët dëshmitarë okularë të vitëve të shkuara në kohën e monizmit. Por, në rrethana të reja duhet bërë përpjekje për të ndryshuar gjendjen ekzistuese ku qarkullimi i lirë përmes vendkalimeve të reja kufitare jashtë atyre zyrtare do të ishte në favor të popullsisë në të dy anët e kufirit.

Pikërisht në këtë aspekt duhet cekur një marrëveshje pozitive që është arritur në gusht të vitit 2018 në mes Malit të Zi dhe Serbisë për hapjen e 21 vendkalimeve të reja kufitare(VKK) jashtë atyre zyrtare, sepse aty ekziston nevoja e qarkullimit të popullsisë në zonën kufitare në mes dy vendeve, duke respektuar nevojën e popullsisë lokale në komunat e zonës kufitare, për kalim të lirë të kufirit, me qellim të zhvillimit e të bashkëpunimit ekonomik, arsimit, shëndetësisë, kulturor, social, sportiv etj.

Në zonën kufitare në distancë prej 10 km nga kufiri, janë përfshi 131 vendbanime në Mal të Zi e 113 në Serbi.Një marrëveshje e tillë është në harmoni me Udhëzimet e Bashkësisë Europiane(EU 1931/06) mbi qarkullimin ndërkufitar.Popullsia e zonës kufitare në të dy anët e kufirit është pajisur me Leje të kalimit ku është përcaktuar vendi së ku mund të kalojnë kufirin shtetëror.

Më këtë rast duhet cekur së vendkalime të tilla ka pasur në mes dy luftërave botërore në mes Mbretërisë së Jugosllavisë dhe të Shqipërisë, duke iu mundësuar qytetarëve të zonës kufitare qarkullim të lirë pa pengesa.E dhëna së nga liqeni i Shkodrës e deri të gryka e Bunës kanë qenë në funksion tetë VKK të tilla, dëshmon demokracinë e kohës, e cila pas Luftës së Dytë Botërore për shkaqe politike-ideologjike një e drejtë e tillë iu mohua, që ishte fatale për shqiptarët në të dy anët e kufirit më pasoja të mëdha që janë të pranishme deri në ditët tona.

Model edhe për vendet tjera në regjion

Ndonëse nuk iu bë publicitet mediatik marrëveshja malazezo-serbe si e tillë mund të shërbej si model për vendet tjera në regjion, madje një e tillë do të ishte e nevojshme të arrihet edhe në mes Malit të Zi, Kosovës e Shqipërisë. Pikërisht, duke marrë parasysh nevojat e qytetarëve të zonës kufitare ku jetojnë shqiptarët në të dy anët e kufirit, si ma emergjente në këtë moment janë hapja e VKK të reja jashtë atyre zyrtare në:

1. Qafë Vranicë-Plavë, që ndodhet në afërsi të fshatit Çerem të rrethit të Tropojës. Pas përmirësimit të infrastrukturës rrugore ky vendkalim do të bëjë të mundur lidhjen e të gjithë zonave të Tropojës dhe Malësisë së Gjakovës me Plavën dhe Gucinë.

2. Grabom – Cemi i Trieshit, ndonëse rruga në pjesën e Shqipërisë ka përfunduar dhe kemi një komunikim të vazhdueshëm në relacionin Guci-Tamarë-Shkodër ka mbetur pa u përfunduar pjesa në Malin e Zi, që lidh Grabomin me Podgoricën, ku sipas informatave qe kemi gjatë këtij viti do të filloj ndërtimi i kësaj rruge si dhe VKK në Grabom që do të jetë në funksion të qytetarëve të Kelmendit e Malësisë si dhe të tjerëve qe do të frekuentojnë në këtë krahinë.

3. Zogaj-Hutaj(Skje) që do të ishte në favor të krahinës së Krajës për lidhjen e saj me qytetin e Shkodrës, lidhje kjo e cila është ndërprerë në vitin 1948 Ndonëse në Shkodër me 1 korrik 2018 u mbajt mbledhja e përbashkët në mes Qeverisë së Shqipërisë dhe Malit të Zi, në sajë marrëveshjeve të nënshkruara ishte ajo në lidhje me hapjen e këtij VKK, por ndonëse kemi të bëjmë me ndërtimin e një rruge me distance 1.2km në sajë të informacioneve që kemi deri më tash nuk është punuar asgjë në këtë drejtim.

Do të ishte kjo lidhja unazore e liqenit të Shkodrës nga ana juglindore e tij, ndërsa Kraja do të ishte 12 km larg Shkodrës, duke qenë pjesë e zonës gravituese të këtij qyteti.

4. Shënkollë-Pulaj, do të ishte rruga e vetme ujore me traget përmes lumit Buna, në mes dy vendëve e cila ka kohë që është e prezantuar në opinion si vazhdimëshi e rrugës Shën Gjin-Velipojë-Shtoj-Ulqin. Në veçanti gjatë verës do të ishte një atrakcion i veçantë turistik për tërë regjionin dhe me gjerë, deri sa nuk do të ndërtohet ura mbi Bunë e cila është në projektët e investimeve kapitale të Qeverisë së Shqipërisë.

Hapja e VKK të tilla jo zyrtare por edhe të tjera që nuk u cekën më këtë rast, do të dëshmonte bashkëpunimin në mes dy vendëve dhe prezantimin praktik të politikës së fqinjësisë së mirë në favor të integrimeve europriane, që është në favor të popullsisë së zonave kufitare si kudo në vendet me demokraci të konsoliduar.

Rruga Plavë- Deçan duhet të përshpejtohet

Si vazhdimësi logjike e rrugës Shkodër-Plavë, apo Podgoricë-Plavë, është rruga në drejtim të Kosovës. Nëse nga Plava në drejtim të Kosovës ekziston rruga tradicionale ajo përmes Çakorrit, ajo ka pasur tretman të kufizuar gjashtë mujor, sepse qarkullimi ishte i mundur vetëm gjatë verës, sepse dimrit kjo rrugë ishte e bllokuar.

Andaj e vetmja linjë rrugore për Kosovë nga krahina e Plavë-Gucisë, është vetëm nga ana e Rozhajës në drejtim të Pejës apo të Mitrovicës. Por, pas çlirimit të Kosovës(1999), është prezentuar idea e ndërtimit të rrugës në drejtimin Deçan-Plavë. Përfundimisht kjo rrugë me gjatësi 35km ka filluar së ndërtuari me 25 shtator 2014. Në kuadër të komunës së Deçanit nga kjo gjatësi rrugore janë 20 km ndërsa pjesa tjetër prej 15 km është në kuadër të komunës së Plavës. Ndonëse është parashikuar që kjo rrugë të ndërtohet ne tre faza dhe përfundimi është parashikuar të pëfundojë në vitin 2017, por ka kohë që punimet janë ndërprerë pjesërisht sepse pengesë paraqet Manastiri ortodoks i Deçanit, pa ndonjë arsyetim bindës për opinionin.

Mendoj se një veprim i tillë është më prapavi politike, për të pënguar realizimin e një projekti të tillë infrastrukturor që është në favor të komunikimit të Deçanit me Plavën në aspektin e zhvillmit të përgjithshëm ekonomik e po ashtu bën bashkimin natyror të viseve shqiptare si asnjëherë më parë, duke qenë një arterie me vlera shumëdimensionale, e sidomos për krahinën e Plavës dhe Gucisë.

Nëse nuk do të ketë pengesa tjera subjektive, dhe angazhim konkret në komunën e Plavës, sepse ata ende nuk punuar në këtë drejtim mendoj se deri në fund të vitit 2020 kjo rrugë duhet të përfundohet.

Nga Rozhaja në Pejë për 18 minuta

Ndonëse ideja për mundësinë e lidhjës së Rozhajës me Pejën permes tunelit ka ekzistuar edhe më parë, informata konkrete në këtë aspekt kemi nga maji i vitit 2008. Ishte pikërisht takimi I përfaqësuesve të Qeverisë së Malit të Zi dhe të Kosovës të cilët paralajmëruan e një mundësi të tillë që do të ishte në favor të lidhjeve bashkëkohore rrugore në mes dy qytetëve. Një financim i tillë mund të realizohej nga buxheti i shtetëve përkatëse por edhe nga fondet europiane.

Në takim është cekur se duhet nisur procedura ne lidhje mbi mbledhjen e dokumentacionit për hartimin e studimit të lokacionit ku do të definohen elementet teknike të projektit. Realizimi i një projekti të tillë do kishte benificione për Malin e Zi e në veçanti për qytetarët e Rozhajës dhe të Pejës.

Rruga ekzistuese Rozhajë-Pejë është e gjatë 46.9km, ndërsa sipas llogaritjeve teknike nëse hapet tuneli më gjatësi 7,25 km kjo rrugë do të ishte e gjatë 23.5km, ku në Pejë do të arrihej me shpëjtësi prej 18 minutave.

Një qarkullim i tillë do ta bënte Rozhajën si pjesë integrale të zonës gravituese të Pejës jo vetëm në aspektin tregtar, duke rikthyer kohërat e kaluara. Angazhimi konkret i qeverive të dy vendëve në realizimin e një projekti të tillë do të ishte në favor të integrimit të zonës kufitare duke eliminuar spekulimet se kemi të bëjmë vetëm deklarime të rastit sikurse në fushatat zgjedhore.