Nga Binak MAXHARRAJ
Sot nga mos puna, mosdisiplina dhe arroganca, Parlamenti i Kosovës e shpërndau vehten, 82 votuan për, një kundër dhe dy abstenime nga radhët e PDK.
Ky Parlament më i keqi në të gjitha legjislaturat e pasluftës dhunshëm do të shkojë në pushim të gjatë. Uroj që shumicës prej tyre nuk u shkelë më këmba në sallën e Parlamentit. Sidomos këta të PDK-së po bëhën gadi për një opozitë të gjatë kohore.
Por më së shumti po më dhimbet Ganja e Drenicës, aq shumë e ka dështë pozitën e deputetit, sa qe edhe votoi kundër. E gjora, para se më u mbyll dera e sallës së Parlamentit u këthye edhe një herë, për me i thanë lamtumirë, sepse ndoshta kurrë më nuk do t’i shkelë këmba.
Por sa ishte në Parlament Ganja ishte dalldisë për së tepërmi, në fjalimet e sajë nuk ishte me rëndësi së a kishte të drejtë apo jo, kryesorja për te ishte me i dalë në ndihmë PDK së korruptuar deri në fyt, por edhe Hashim Thaqit duke tentuar ta shpëtoj nga afëra “Gülenistët”. E gjora Gane ka pas hy shumë llugave.
Se di se sa do t’i pëlqejë Ganës opozita, ndoshta atje nuk kanë lopë për ti mjelë, por Ganja ndoshta i këthehet zanatit të vjetër për me i mjelë bullicat në Drenicë.
Shikojeni këtë foto të PDK së si rrinë gaditu, janë ngri nga inati qe do te shkojnë në opozitë. Populli do jetë i gëzuar qe nuk do ti shoh fytyrat e tyre bajate në lajmet e mbramjes.