Qëndresë Halili
Familjes sime te gjere-ndjere…!
“Me vjen keq se e keni humbur tashme Qendresen, ate vajzen e dashtun, familjare, besnike e “faqebardhen” e shtepise. – siç me thoshte gjithmone lokja e vjeter plake (qe e kam qiti jasht ketij rrethi te dhimbshem, rëndë, e me plot prerje).”
Boll me qe dy vite kam pritur, falur, e arsyetuar. Por, kjo tradhti, mos-pritje e mos-merite nuk durohet. Jo, me! Ka ardhur kohe te flas, te flas ashtu siç Qendresa din gjithmone. Drejt! Pa rrotulla! Me shume sinqeritet e dashuri. Se pari; per hir te se vertetes se shenjte, se dyti; per hir te dashurise, qe ata e perziejn me te kunderten “feh” dhe se treti; per hir te artit, qe eshte nje ngjarje e jashtzakonshme, ralle, e pabesueshme. Perse jo? Perse mos ta bej Letersi? E di, dikujt mund te mos duket normale kjo, por une, keshtu jam, nuk ndjehem gjalle e rehat, po nuk e qes ne shpesh te verteten, sado e hidhiur te jete ajo. Sado e dhembshem. Sado e keqe. Une, jam bije e se vertetes, dashurise e letersiese!
Nuk kam asnje dyshim, dilemë, apo frike me, te mos besoj ne dicka qe me mbush frike, tmerr e ngushton mbrendesine time, diçka qe s’me jep asnje pike drite e shprese, drejt njohjes te se shenjtes dashuri qe une e quaj Zot! Zoti eshte dashuri, per krejt ata Qe ende e Duan Zotin nga frika, nevoje apo edhe ndonje tjeter interes. Boll me keni sha, pergoju, lendu, mallku e me thirrur ne lloj-lloj emrash kafshesh, shtazesh e emra qe as vet nuk i njoh e di kuptimin e tyre. Si nuk ju dhimbset nje nene? Nene, si nena ime? E ta dini pra; Une, jam Qendrese, kam personalitet, karakter te forte (sa gjysma e muslimaneve tane, nga ata ma te devotshmit, me shume siguri e them se nuk bajn jete ma te ndershem e plot me sakrifica e mund, si imja).
Jo, Nuk kam nderruar fe, por nuk jam muslimane, pike. Si vajze e lindur e rritur ne familje muslimane, i di gjithe zakonet, adetete e lutjet e muslmaneve (biles edhe kam agjeruar e jam falur) gje qe as nuk e mohoj as nuk pendohem, sepse kane qene pervoja qe me kane mesuar e mbushur fort mend. Por, jo me! Une, nuk i perkas asaj feje e besimi me. Per nje fe e nga frika saj ma kthejne shpinen gjithe familja ime e gjaku im, ajo nuk eshte fe imja? As besimi im? As dashuria ime? Jo. Kurre! Njeriu, qenka boll I fort ne vete, sa qe dy vite, skam e nuk ndjej dashurine e askujt nga familja ime, pos te Nanes, drites sime, qe, kurre, nuk pushon se menduari per mua (shpesh edhe ne mesnate me thirre). E gjithe kjo histori ka ndodhur, prej se kam botuar shkrimin “Une Muslimanja, qe festova Krishtlindjet”.
Nga ajo dite, nuk me don me as familja ime e gjere, nuk me pyesin kurre, as si jam as ku jam. As feste as gezime as pershendetje e as urime. Kurre, asnjehere, as nje ze nga ata! Kurre! Shtrohet pyetja: Ata nuk jane te mire? Feja? apo qe dy palet? – e qe, une e besoj plotesisht te fundit. Feja nuk ju jep leje ta duan e afrojne dike qe ka tradhtuar “fene e tyre” dhe ata, qe eshte mjeruese, qe i binden dickahit te tille, qe ngjan ma shume se vdekja e keqe. Familjaret e mi muslimane, qe me urrejne veç pse paskam publikuar nje shkrim dhe pse paskam fyer rend e poshteru muslimanizmin e tyre, qe e kane e mbajn veç ne gojë, pa e njohur e ndjer ne shpirt. Zoti nuk jeton veç kur “faleni” as veç kur “agjeroni”, apo veç kur uroni njeri tjetrin nje dite “per bajram” duke u gezuar me nje cope bakllave turqelish. Zoti eshte ne shpirtin tuaj, ai jeton mbarenda jush. E keni ne vete, veç se, nuk po dini si ta gjeni.
Ky, eshte realiteti i jestes time pas ardhjen ne Amerike; e vetme, me nje valixhen plot libra, billiona endrra e pa para (me borxhe), por plot dashuri e shprese per kete vend, vend te lirise. Ameriken, kush nuk e dashuron, s’ka shpirt! Ka dy vite qe nuk me flasin hallat. Nuk me flasin as dajallaret e as kusheriret as komshit e migjallare, vec pse nuk e besoj fen e tyre, nuk e perkrah, dhe nuk e kam gjetur veten aty, dhe ma e shenjta, nuk e kam gjetur Zotin aty. Eshte shume me e lehte ta pranoj sesa ta genjej veten, Zotin e ju apo jo? As shoke e miqasi, as motra e vllazni, pos nje Nane, Ah, Nana ime, drita ime. Ra feja muslimane e u tregu mos Dashuria e tyre, mos sinqeriteti dhe mos mirnjohja tyre. Shpesh e mendoj me veten: Si eshte e mundur qe nje fe e huaj, e imponuar e trasheguar me zor te behet me e madhe se Dashuria? Se vet njerzit? Se vete miresia? Se vet gjaku? Se vet atdheu? Se vet gjuha? Se vet kombi? E se vet, vet jeta?
Me jane larguar siç thash te gjithe, edhe plot si ta do te me largohen, e me besoni se nuk i ndali… Biles, bash me kete qellim e bera kete shkrim: Largohuni, o njerez qe s`me doni sinqerisht, Largohuni nga jeta ime, Ju veç shkoni…
“Nje dashuri te rreme e qet ne drite puna fes e besimit te kundert, s’me duhet gje” se per njerzit qe din te dashurojne pa kushte, pa lakmi, pa djallzi, pra dallim, pa feh, pra parti, dashur te paster asnje pike ska aty. “Ra feja e dul e verteta. E kam njohur veten. E kam njohur Zotin. I kam njohur edhe njerzit.” Thjeshte, mi ka qele syte e ba te madhe brenda vetes, sa qe tash si kam frik as te rrezikshmes jete, ti dal para e te mos guxon te me rrezoj asnjehere, ani pse shpesh me dridh.
Nje fe qe ma largon vllaun e barkut veç shkaku i besimit, ajo nuk eshte fe e dashurise e ngrohtesise! Hallave te mija muslimane, ju them se: nuk te ben njeri te mire as shamija, qe e vnoni vec gjate procesin te lutjes, se vec atehere, sipas fes e juve “veç atehere ju sheh e degjon Allahu” as fjala “Allah na fal” qe njera e ngreh veç pasi pi goten e veres, mandej, as minifundet, as paraja, as agjerimi, as sakrifica e te qenurit “unt” per nje muaj ramazan e pas “iftarit” duke pergojuar, as lutjet e juaja famkeqe qe une te humbas rrugen e jetes, veç pse nuk jam si ju, e qe jam jashtzakonisht e lumtur per kete fakt.
I bej te fala edhe atij burrit te Halles sime te madhe, qe vazhdon ende te flet per kembet e mija me minifunde dhe per “xhehnemin” ne ate bote, i them se ka shpetuar nga ai mekat tashme. Kusheriret me shajn dite e nate e falin “namaz per mua” e biles njeri ma ka ndaluar rrugen e tij. Kishte thene “Nuk guxon ajo Katolike mu..t as te kaloj nga kjo ane”. Tjetri me mallkon se pse s’me paska “nxan” hoxha per inati e me ma marr ftyren e “paftyre”. Tjetri, qe i perket krahut te Kryetarit Sfarqa, thote se do te.
Ishte me i gezuar po ate dite “Jo veç te me kishte goditur Dora Enverit, por edhe te me kishte mbytur krejt, normalisht pasi te me kishte bere nje video duke me palluar”. Gjyshi plak, as nuk me shikon ne sy me, mendojeni, se me demek tash, une, jam “harami i shtepise” e i prishet namazi i “xhumase”. Grate e mixhallareve me quajn lavire, ani pse njera eshte vet e tille. As mixhallareve qe vijne e ma lendojn te shtrenjten Nane (qe me dy duar e shkreta i ka rrit) veç pse s’besoj si ta e kerkojne qe kurre te mos jem pjese e tyre. As hoxhollareve qe ndalin ne rruge tim baba, duke i thene fjalet me te pista e kercenuese qe nese une nje dite do vendos te kthehem atje.
E shoh veten ne Kosove si ne Arabi, duke u gjuajtur me gur, rrahur, perpuzur, denuar, dhunuar, pergjakur, e mallkuar nga qe te gjithe, vec jo nga Nana ime. Dajallaret, nuk e di ende pse nuk me shkruajn, apo sigurisht e kane frike ndonje hoxhe faqezi si puna Shefqet Krasniqit, apo ndonje xhami katundi, ku ta di, a ndoshta edhe e mohojne se, une jam mbesa tyre. Eh, Nana ime, qe kush sja qeli deren a telefonin kurre per te pyetur per mua, se si jam a jam gjalle? Veç nje nane si imja, ka lindur Qendrese!
Me Kane vra bash me te afermit e mij, bash familja ime, bash njerzit e mi. Kur s’kam vdekur nga ta, une, kurre ma nuk vdes! Por ta dini, edhe e vdekur, tash, jam e lumtur ketu… E kam te vetmin shpetim. Ameriken time. Engjullin tim mbrojtes…
Ketu, ne Amerike, jam si te gjini yet nane. Po sheroj plaget, dhimbjet, dhimbjet, merzitem, qaj, qeshi, gezohem, pajtohem, e mbi te gjitha, Nane, nga gjithçka po mesoj. Jam ba plake e vjeter e trupi ri eshte ende!
O Nana ime, gezimi im, a e mban mend se te kam thene, une vec hatri yte, kurre, asnjehere, nuk dorzohem. Jam ba e fort gati sa ti o Nane. Mos harro Nane, kur je ti mire, une jam mrekulluesht mire e me mire…
Kosova, nga ana fesë ma ku’jton Arabine dhe une duke më djegur ne xhehnemin vale-vale e bash me fletet e librave te mija, qe flasin per “Dashurine e Femren”, duke ma ndezur zjarrin… Gjersa nga ana e udheheqesve si puna Kryetarit Sfarqa, dhe dhunuesit tashme te njohur Ferizajas, Enverin Haliti, te cilet, padashje, ma kujtojne kohen e luftes, qe nje here i kam shpetuar, se dyti s’mundem…
Keta jane Muslimanet e mij qe kane pranuar ta humbin nje vajze si Qendresa, per hater te fes e frikes se hoxhollareve, dhe mungeses se asaj ndjenjes tashme rrall te ndjere, asaj ndjenjes me emrin DASHURI!
DASHURI, pra, eshte feja ime!
Po e permbyll me kete shprehje te mencur:
“Artistit, nuk i duhet feja kur e ka artin”
7/12/2016
New York, Amerike!
Me vjen keq per menyren e tende te te menduarit, me vjen keq sinqerisht per ngateresat ideore qe je duke i perjetuar. in shaa Allah nje dite kupton dhe ndjen te verteten e paster pa paragjykime. Allahu xh.sh qe per muslimanet eshte gjithmone dhe gjithkund qofte ndihmesi yte. Paqe 🙂
Fetije,
Muhamed egersira i ka kaluta 14 muaj ne nje shpelle larg familjes se tij… dhe te gjithe fqinjet e tij e njihnin si njeri te smutë psiqikisht. Kur ai filloi te thote se eshte profet njerzit, arabet, nuk i besonin… dhe ky me disa banditë tjere i vrane afersisht 350 arabë, per tri-kater dite. Prandaj mos u ban lop edhe ti me mendue qe Muhmaedi ka qene profet… jo ai ka qene shizofren i thjesht… sikur Krishti. Por Fetije edhe ti sigurisht ke probleme mentale sepse gati gjithkund ne planete 1-2% te popullates jane me probleme mendore. S’ka lidhje …ne Kosove jane 811 faltore islamike me nga mesatarisht 30 vizitor me dite. Dmth. ju muslimana apo diagnoze islame jeni afersisht 24-25 mije plus femrat qe nuk lejon ne xhamija jane afersisht 20 mije. Dmth ju totall jeni 25-28 mije eksika qe besoni ne pallavra muhamedane. Feto… shko te doktorri ma shpejt ose ke me shku ma vonë te Veterinari.
Shënim dhe super derri; nuk keni aspak të drejtë që ta nënçmoni as Fetijën dhe në asnjë mënyrë Islamin e madhëruar dhe as profetët e Të Madhit Zot. Juve vetëm që e uleni vehten…
Ti nuk qenke veç super thi,por super shizofren o SUPERTHI.Feja islame eshte feja me e paçte,ty te mungon logjika, andaj ti je per gjynah se s’te ndihmon as mjeku as hoxha e as popi. Mere lexoje Kur’anin famëlartë nese do qe te shërohesh, sepse paske te meta mendore dhe shpirterore.
Lutu Shqip, nese zoti deshti e te fali shqiptare, Lutu me thënjen e THOTTIT, “I perkulem zotit te jetes e vdekjes, me respekt e pranoi çilësin e jetes, dhe zemra ime është e mbushur me flaken e se vertetës, do ta shijoj goten e vdekjes dhe do te rikthehem ne shpirtin e drites e do te agoj fuqishem, e lus shpirtin e drites qe reflekton permes gjithësisë, qe ta merr flaken time pranë vetes e ne harmoni me te” AMIN ku: A – ati , M-mëma, I – illi – ylli- drita, N-nu-ujë, pra nga Ati, Mëma, drita dhe uji eshtë vetë jeta.
Me preku thelle shkrimi i yt Qendrese. Ti nuk je a vetmuar pasi shumica e shqiptarëve e ndjejm kete sulme barbare Aziatik ndaj kombit tone fisnik evropian. Me ispirove me sinqeritetin dhe intelektin tende madheshtor .
Te deshiroj lumturi dhe sukses ne boten e civilizuar perendimore.
Bishat aziatike do te deshtojnë dhe te kthehen ne shpellat e tyre Turko-arabe
Përshëndetje z Qëndresë Halili , qofsh faqe bardhë .
Nuk është me rëndësi se ciles fe i përket , më rëndësi është të jesh njeri , më mirë një ateist i pastër se sa një besimtar naiv .
Nga Halil Preniqi
Komentet janë mbyllur.