Letër ambasadorëve (2)
Problemet e brendshme në Kosovës janë të zgjidhshme, vetëm se duhet vullneti i Amerikës dhe aleatëve të saj nga vendet e BE-së!…
Shkruan: Shefqet DIBRANI, 19 gusht 2019
Seria e këtyre letrave publike është një bisedë e hapur me përfaqësuesit diplomatik në Kosovë. Me përfaqësuesit e vendeve mike, me ata që sponsorizuan lirinë tonë, me ata që shpenzuan shumë për Kosovën. Për të tashmen dhe të ardhmen e vendit tonë. Me përfaqësuesit e vendeve aleate pa të cilët nuk erdhi liria, nuk ndërtohet e tashmja dhe as që mund të mendohet e ardhmja e Kosovës. As si shtet i stabilizuar për vete, as partneritet në BE, e aq më pak të përafrohet Kosova drejt konceptit amerikan dhe të integrohet edhe në strukturat Veri-Atlantike.
Të nderuar Ambasadorë, në emër të luftës kundër një partie despotike dhe të kriminalizuar, në emër të luftës kundër oligarkëve, mos bëni gabimin e radhës për t’i përkrahur grupet tjera po aq të kriminalizuara pasi asnjë “peshk pa qenë i vogël nuk bëhet i madh”. Mos përkrahni despotin komunist, as strukturat e tij të kriminalizuara, që kanë gjetur shtrirje e përkrahje kudo. Madje me të drejt dyshohet se i tërë trupi diplomatik në Kosovë, veçanërisht i atyre vendeve që kanë investuar në luftën dhe paqen e Kosovës, është i bombarduar e terrorizuar me informacione të falsifikuara, të cilat kryesisht po i bënë struktura të sistemit komunist.
Të nderuar Ambasadorë, ju nuk do ta gjeni një rast të vetëm që në vendet tuaja paska ardhur në krye të një partie pa qenë anëtar i saj, prandaj pse për Kosovën lejohen eksperimente të tilla. Pa dyshim, Isa Mustafa është kreatura më e shëmtuar politike e Kosovës, ai ka ardhur me mision në krye të LDK-së, për ta dobësuar e lektisur partinë e dr. Ibrahim Rugovës, për ta përçarë dhe për t’ia radhitur humbjet serike në mënyrë që sa më lehtë të zgjidhen e emërohen në krye të institucioneve, banda e kuadro të papërgjegjshme, që për shkak të nivelit të intelektit që kanë, edhe vet Ju jeni në hall.
Sivjet, Partitë Politike në Kosovë iu nënshtruan sistemit zgjedhor ku nuk u lejua konkurrenca, nuk u respektua vota e fshehur dhe nuk u lejuan as kundër kandidatët. Të gjitha partitë dhe liderët e tyre janë deklaruar se ato zgjedhje ishin “model i demokracisë” ose “demokraci e tepruar”, por e vërteta është se ka pasur pakënaqësi të theksuara edhe nga vet anëtarësia e tyre. Këto mënyra antidemokratike, dhe këto zgjedhje kanë ndodhur para syve tuaj, një gjeneratë tjetër po aq kriminale dhe po aq luajale ndaj padronëve, por e keqja më e madhe është, pse edhe ju i pranuat dhe i toleruat këta skenarë të errët antidemokratik e antiamerikan?!
Deformimi i demokracisë që ka ndodhur brenda partive politike, veçmas po e theksojmë brenda LDK-së që prej se udhëhiqet nga komunisti Isa Mustafës, është luftë e kulluar antiamerikane dhe një luftë e hapur kundër Bashkimit Evropian, prandaj mos lejoni me dështuar Amerika dhe BE-ja në Kosovën tonë!
Sipas të gjitha gjasave vendi ynë po shkon në zgjedhje të parakohshme pa bërë reforma dhe pa bërë ndryshime. Nga ky solucion çfarë rezultati mund të pritet?! Të gjithë i kemi provuar dhe të gjithë kanë dështuar, sepse janë me “Damlla Komuniste” në mendjet e tyre. Me një fjalë procesi zgjedhor në partitë politike ishte një cirkusiadë për të mos u stabilizuar kurrë Kosova.
Çfarë reformash shtetërore mund të priten nga bandat e kriminalizuara, nga sojnikët e LKJ-së, nga ata që kanë shtypur e përjashtuar të gjitha strukturat e partisë, nga ata që shajnë heronjtë e përjashtojnë Elitën Intelektuale. Por puthadori i Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, ishte i ashpër me strukturat e LDK-së, kur dihet se në saje të tij janë zgjedhur President i Kosovës, Kryeparlamentar dhe strukturat tjera vartëse në pushtetin politik e publik në Kosovë.
Të nderuar Ambasadorë, është mirë ti tregoni Kosovës, përkatësisht qytetarëve të saj, nëse keni në vendet tuaja një shembull identik i cili për dyzet vjet karrierë komuniste që nuk ka rezultate pozitive përkëdhelet dhe ledhatohet, madje edhe atëherë kur vet Zoti i ka dëgjuar mallkimet e qytetarëve të saj, prandaj vetëm i Lumi Zot ia krijoi pamundësinë për ta shkelur tokën e Kosovës me këmbët e tij. Tash, komunistët e LKJ-së përpilojnë dosje të falsifikuara kundër HERONJVE dhe kundër ELITËS INTELEKTUALE e cila kurrë nuk u bë vegël e sistemeve totalitare siç ishte Isa Mustafa i cili në RTK ka pas deklaruar se asnjë prese nuk ia heq veprimit të tij gjatë asaj kohe.
Tash, parapëlqimi i tij për të bërë koalicion parazgjedhor me Albin Kurtin, (jo me VV-në se aty ka njerëz të mirë), ka vetëm një synim për ta mashtruar edhe atë siç i ka tradhtuar të gjithë ata që kanë pranuar me bashkëpunuar me te, pasi siç thuhet “një hajn që vjedh në Vatikan, ai vjedh edhe kudo në Evropë”.
Nga ato që i kemi lexuar, vijmë në përfundim se vetëm antikomunizmi amerikan e ka shpëtuar dhe zhvilluar Evropën duke e bërë funksionale “paqen ndër demokracitë”, përmes së cilës Amerika krijoi murin e vrazhdët ekonomik mes Lindjes dhe Perëndimit. Prandaj veprimi antikomunist nuk mund të futet në sferën e humanizmit njerëzor, sepse Amerika gjithmonë komunistët i ka trajtuar si JONJERËZ?! Janë këto arsye pse po apelojmë publikisht se duhet të rishikohen dosjet kundër intelektualëve të cilat lehtë mund të jenë falsifikuar, pasi siç dihet e terë Lagjja Arbëria në Prishtinë ka qenë e banuar nga oligarkia udhëheqëse e LKJ-së, ndërsa i tërë shërbimi diplomatik, i aleatëve të Kosovës, (pa dashje) është vendosur në shtëpitë e tyre, në njërën anë duke i pasuruar në mënyrë të rregullt dhe në anën tjetër janë rrethuar nga një strukturë komuniste, nga bijtë e tyre, nga ai mentalitet i cili vetëm dëme i ka bërë Kosovës. Edhe shërbimit diplomatik gjithsesi.
Udhëheqësit e lartë komunist, që moti janë shporrur me ligj nga udhëheqjet e të gjitha vendeve socialiste. Socializmi dhe komunizmi si doktrinë ka prodhuar elitë politike të kriminalizuar e cila dinë të shtiret edhe si viktimë e proceseve demokratike dhe tranzicioneve të mundimshëm. Prandaj shtrohet pyetja: “Pse Kosova u përjashtua nga ky spastrim i domosdoshëm?!” Kujdes se ata nuk janë viktima, ata janë mashtruesit kryesorë për të dështuar misioni Amerikan në Kosovë dhe përgjithësisht për të dështua edhe Bashkimi Evropian në Ballkan.
Ambasador të nderuar, përfaqësues të vendeve aleate të Kosovës, kujdes, mos e bëni gabimin e radhës! Mos bini pre e mashtrimeve që i pjellë vetëm mendja e së majtës antiamerikane, pasi një gjë dihet: Komunizmi ka prodhuar një mentalitet antikombëtar e antiamerikan i cili udhëhiqet nga ideologjia komuniste që qëndruaka mbi kombin dhe mbi Amerikën!
Vijon…
St. Gallen, 19 gusht 2019.
*Sh. Dibrani, është autor i 25 librave të cilët kryesisht i trajtojnë zhvillimet politike në Kosovë. Ai prej më shumë se tre dekadash jeton dhe vepron në Zvicër.