K O M U N I K A T Ë
Me ndryshimin e strukturave të reja në Kryeministri dhe Presidencë, njoftojmë se qëndrimi zyrtar i Republikës se Çamërisë do të jete vetëm nëpërmjet faqes së presidentit dhe kryeministrit Ali Aliu, të zgjedhur së fundi nga organi më i lartë që është ai i Këshilli Kombëtar, deri në hapjen e një faqe zyrtare. Çdo qëndrim nëpër faqet e vjetra nuk është qëndrimi ynë zyrtar dhe ne distancohemi nga botimet e tilla dhe nuk mbajmë përgjegjësi për ketë. Ne jemi për zgjidhjen e Çështjes së Çamërisë në rrugë diplomatike dhe juridike si rrugë që lejon demokracia euro–atlantike.
Heqja e „Ligjit të luftës“ me Shqipërinë, që mban në burg Çamërinë, legalizimi i gjuhës shqipe në tërë Greqinë si gjuhë zyrtare, hapja e shkollave dhe kthimi i çamëve në pronat e tyre, lejimi i flamurit kombëtar të Çamërisë, marrëdhëniet kulturore me pjesët e tjera të atdheut, janë çelësi i zgjidhjes në të ardhmen me Greqinë. Programi i punës për Çamërinë pra është i thjeshtë, punë për të gjithë ata që marrin frymë kombëtarisht.
Kryeministri dhe Presidenti i Republikës së Çamërisë, z. Ali Aliu
Dortmund, 19.08.2019