E T L E V A . Q E R R E T I – L I R I K A

0
1137
Etleva Qerreti

BOTIMET NANIONAL
POEZI NGA LIBRI “LIRIKA”
I SAPO BOTUAR

TË HYSH NË NJË ZEMËR TË PLAGOSUR

Të hysh në një zemër të plagosur
s’është aspak e thjeshtë
është si të ecësh
në terren të minuar
duhen bërë hapa të vegjël
pa u hutuar kurrë
sepse gjithçka mund të ndodhë
e rëndësishme është të mos ndalesh.
Duhet shumë guxim
ta marrësh me pasion
dalë e ngadalë do të shohësh
që do të të japë shumë dashuri.

KUR BIE NATA

Kur bie nata
me velën e saj të zezë
mua më kap melankolia
e trishtuar bëhet zemra ime
me frymë pak të ngadalshme
pak të çrregullt
mbyll sytë
dhe kërkoj të mos mendoj
të mos them, të mos flas
në heshtje dua të rri
shpirti i brishtë
s’pushon të rrjedh gjak.

NUK ARRIN TA SHQYESH

Nuk arrin ta zhvatësh nga zemra
një dashuri të madhe
ku kishe tepër ndërlikim
ku kishte kaq shumë pasion
s’mund t’u ikësh kujtimeve
që janë në mendje
e të gdhendura në zemër
me shpenzimin e kohës
lehtsohet vetëm pak dhimbja.

BËJ KONKURRENCË

Konkurro
edhe me diellin
sepse je e shkëlqyer
si një gur
i çmuar
je gjithmonë rrezatuese
e bukur sa më s’ka
ti do të jesh gjithmonë
në zemrën time
ti e di këtë.

TA SHOHËSH TË VUAJË NË ATË SHTRAT

Ta shohësh të vuajë në atë shtrat
me fytyrë të zbehtë e të dhimbshme
dhe një vështrim plot trishtim
dhe dritën e shpresës
e cila shuhet dalë nga dalë
prej agonisë së lehtë, të dhimbshme
ti ndihesh e pafuqishme
sa s’mund të bësh asgjë
vetëm t’i rrish pranë
dhe ta mbash për dore
deri sa ai s’niset
për udhëtimin e fundit.

VARROSA ZEMRËN

Varrosa zemrën
brenda këtyre maleve
mbeti vetëm heshtja
në gjoksin dhe mendjen e shuar
një hap larg nga buza e humnerës
në ngricën e vetmisë
një trup pa shpirt
nuk ka guximin
të kthej kokën atje
ku u varros zemra
shpresoj që në netët
me borë edhe furtunë
malet ta mbrojnë
dhe të jenë mbulesa e saj.

MORA GUXIMIN

Marr guximin
dhe vrapoj tek ti
që je spiralja ime e dritës
vrapoj tek ti me zemër të lënduar
që të kërkoj strehim
në krahët e tu të ngrohtë
vrapoj tek ti që u jep gëzim
e gjallëri ditëve të mia të trishta
që je si ajri i freskët
i pranverës
dhe m’i mbush mushkëritë
vrapoj tek ti
që më jep jetë e ti s’e di
vrapoj tek ti sepse
s’ka strehim më të mirë se ti.

ECTE E SHKUJDESUR

Ecte i shkujdesur
i përndritshëm si dielli
më buzëqeshi dhe më përshëndeti
më bëri t’më fërgëllojë zemra
përherë për mua ai do të jetë i bukur
me buzën e tij
gardh trëndafilash
që do doja ta puthja përherë
aromën e lëkurës së së tij
që të mundja të merrja frymë
në flakën e këtij pasioni
Do të doja të digjegjesha.

LEXOVA TRISHTIMIN

Lexova trishtimin
në sytë e tu
e një therje në zemër
e pafuqishme u ndjeva
duke mos qenë në gjendje të shuaj
pak dhimbjen tënde
do të japja vullnetarisht jetën time
për të kthyer
në fytyrën tënde
buzëqeshjen tënde të këndshme.

TASHMË E LODHUR

Tashmë e lodhur
nga një jetë e munduar
u shua brenda saj
ajo shpresë e zbehtë.
mbaruan si mbeturina
ëndrrat e tij
me vështirësi e mbajti
shpirtin i tij në një stuhi
brenda saj mbeti
një ndjenjë boshe
pa kumbim.
Dhe një zemër që rrithte gjak
nga zhgënjimi
u bë si një copë akulli
privuar prej emocioneve
nga ajo dashuri e humbur.

NËSE DO TË SHOHËSH SYTË E MI

Nëse do të shohësh sytë e mi
si ndriçohen
kur të shohin ty
po të shihje fytyrën time
të shkëlqente për një mendim
të mrekullueshëm për ty
po të shihje shpirtin tim
që dridhet si një fletë
po të shihje se si nxitojnë
regëtimet në zemrën time
vetëm një prekje jote
po të shihje trupin tim
se si diegjet ai nga dashuria për ty
nëse vetëm po shihje brenda
në zemrën time
do të kuptoje se ti ishe
gjithë bota ime
dhe asgjë nuk mund të më mungonte
nëse vetëm ti do të shihje.

TI QË NATË NUK FLE

Ti që natë nuk fle
dhe ke në kokë mijëra mendime
dhe fshehurazi lag jastëkun
dhe shpreson që një ditë
ëndrra jote të realizohet
ti që e ke shpirtin
në stuhi
në heshtje zemra jote
do të mërmëris emrin e saj
nuk mendoje ta doje ende
kaq shumë
një ndjenjë që deshe
të mbysje
dhe askush tjetër s’mund të plotësojë kurrë atë.

BRAKTISUR NË FATIN E SAJ

E braktisur në fatin e saj
me eshtrat e trupit
të hedhura këtu e atje
nuk reagonte më
dukej e humbur
me vështrim ngulitur në boshësi
jeta me atë ishte mizore
t’i hiqje nga krahët
krijesën e tij e ëmbël
fati ia shqeu
një pjesë të zemrës
në venat e tij nuk rridhte më gjak,
por rridhte helm
nga hidhërimi i jetës
dhimbja që provonte
ishte kaq i madhe
që ndjente të mbyste veten
i mungonte ajri
nuk mund të merrte frymë
së bashku me krijesën e tij
donte të shkonte.

Postoi: Faslli Haliti