Mirëmbajtja e flokëve tuaj, kundër rënies dhe ngjyrimi pa ngjyrues…

0
1695
Re-nature - ohne farben - men - dunkel

Përgatiti Arben Çokaj

Jo vetëm gratë, por edhe burrat, mund të përfitojnë nga produktet Schwarzkopf

Duke parë interesimin e shumë njerëzve për mirëmbajtjen e flokëve kundër rënies, por edhe kundër humbjes së ngjyrës, melaninës, kur floku thinjet, kam përgatitur këtë shkrim të shkurtër, ku po përfshij këtu dy nga produktet më të vlerësuara në tregun gjerman, prodhim i Schwarzkopf, që tani gjenden edhe në Shqipëri e Kosovë, dhe mund të blihen në shitoret e Rossmann, me çmime të arsyeshme. Shkrimi im nuk është reklamë, por i nisur nga interesimi i njerëzve dhe hulumtimi im si gazetar, për këto produkte!

1. Crisan Active Tonic kundër rënies së flokëve

Ka një efekt të dobishëm kundër humbjes së flokëve tek burrat dhe gratë. Formula e tij e provuar me argininë mund të rrisë dendësinë e flokëve dhe të forcojë flokët tuaj. Në Gjermani vlerësohet si produkti më i shitur për vitin 2018 në fushën e kurimit dhe mirëmbajtjes së flokëve kundër rënies (shiko videon më poshtë). Flokët mund të bëhen më të dendur dhe të fitojnë plotësi dhe vëllim. Flokët me luspa zvogëlohen dhe koka hidratohet më mirë. Ideale për kujdesin ndaj flokëve kundër humbjes së flokëve.

Rekomandohet 76% kundër rënies së flokëve, sipas paketës…

– Tonik i flokëve kundër rënies së flokëve
– i fuqishëm dhe i fortë
– për flokë më të trashë
– Përputhshmëria e lëkurës konfirmohet

Aplikimi: Aplikoni tonikun aktiv me majën e pipetës në kokën tuaj (peshqir të thatë ose flokë të thatë) dhe masazhojeni kokën butësisht. Formulën jo të yndyrshme mos e shpëlani. Pastaj flokët i mbani/krehni si zakonisht.

Si kurë kundër humbjes së flokëve: aplikojeni dy herë në ditë (4-6 muaj).
Si parandalim: Aplikojeni tre deri në katër herë në javë, pas kurës ose parandalimit.

Përmbajtja: Ujë, Alkol Denat., Propylene Glycol, Arginine, Citric Acid, Parfum.

Në të djathtë është shishja plastike me lëngun Crisan Active Tonic, e cila mbyllet me një pipetë, ku në majën e saj, ka një mbyllëse të vogël, që hapet me rrotullim. E hapë dhe e hedhë mbi flokë, sidomos aty ku ka filluar të ketë rënie të flokëve dhe e mesazhon kokën me lëngun Crisam…

Video në YouTube, që tregon se Crisan Active Tonic
renditet i pari për shitjet në tregun gjerman:


2. RE-NATURE nga Schwarzkopf për ngjyrimin e flokëve pa ngjyrues – fotoja kryesore

RE-NATURE | FÜR MÄNNER
– kafe e errët në të zinj

Ka dy mënyra për ta përdorur këtë produkt:
1. E errët (Dunkel) dhe 2. E mesme (Medium).

Procedura është e njëjtë, por koha e mbajtjes së kremit në flokë, ndryshon sipas tonit, që ju doni t’i jepni flokëve tuaj. Ja sqarimi në gjermanisht nga Schwarzkopf, i përkthyer e përshtatur në shqip nga Arben Çokaj:

1. Përgatitja
Vishni dorashkat plastike dhe mbroni rrobat nga kontakti me kremin. Përgatituni për rreth një orë kohë, që ta kontrolloni Ekspozimin e kremit mbi flokë. Hapni tubetin e kremit dhe kështu jeni gati për përdorimin e RE-NATURE nga Schwarzkopf.

2. Përdorimi për herë të parë
Nxirre kremin ri-pigmentues nga tubeti të thatë, jo me flokët e lagur dhe shpërndajeni atë mbi flokët tuaj me kujdes.

Ju lutem, shikoni këto SASI TË PËRDORIMIT:
– flokë të shkurtër: 1 tubet
– flokë disi të gjatë: 2 tubeta
– flokë tepër të gjatë: 2 paketa

Për të arritur tonin e dëshiruar, shpërndajeni kremin mirë.
në të gjithë flokët gri në mënyrë të njëtrajtshme
vetëm pjesërisht, psh. në pjesët e flokëve gri.

3. Ekspozimi
Produkti, në varësi të strukturës së flokut ka një shpejtësi reagimi të ndryshme. Prandaj, ne ju rekomandojmë këtë ekspozim:
– bjond i mesëm deri në bjond i errët: Re-Nature Medium 5-10 minuta
– kafe e lehtë deri në kafe e errët: Re-Nature Dunkel 10-15 minuta
– kafe e errët deri në flokë të zinj: Re-Nature Dunkel 15-20 minuta

Për flokët e dëmtuar, të tensionuar apo të djegur nga dielli, mund ta zgjasni ekspozimin e kremit në flokë me 5-10 minuta, në varësi të tonit që doni të jepni, 5 minuta për variantin e mesëm dhe 10 minuta për variantin e errët.

Sa më gjatë koha e ekspozimit, aq më i madh edhe rezultati. Ne rekomandojmë një kohë prej 20 minutave për variantin e mesëm, dhe 25 minuta për variantin e errët. Jo më shumë se kaq.

4. Shpërlarja
Shpërlajeni mirë kokën e flokët me ujë të ngrohtë e të bollshëm, për ta larguar kremin ri-pigmentues, të ekspozuar në flokë.

5. Pas-trajtimi
Lajeni flokun mirë me shampo RE-NATURE nga Schwarzkopf, që vjen me paketën e blerë. Për ta përdorur shampon përsëri, mbylleni disi atë. Kremi ri-pigmentues, në lidhje me ajrin, merr një ngjyrë të errët, kafe në violetë të errët. Me larjen mirë të flokëve, kremi e humbet këtë efekt. Ju mundeni pas përdorimit, sipas dëshirës, të vazhdoni me produktet e stilit, etj.

Nuk duhet që kremin ri-pigmentues të përdorur, ta përdorni përsëri në një kohë tjetër. Ju lutemi, largojeni nga aty, duke e shtrydhur me kujdes kremin dhe ajrin brenda tubetit, derisa kremi në hyrje të tubetit të jetë i pastër. Mbylleni tubetin menjëherë, dhe mbajeni kremin në kokë në temperaturën e dhomës për një kohë të caktuar, kurse dorashkat plastike mundeni t’i lani dhe t’i përdorni për herën tjetër.

Kur ta keni arritur tonin e dëshiruar për flokët tuaj, pas përdorimit të RE-NATURE nga Schwarzkopf, mundeni vetëm pas flokëve gri më tej që ta përdorni (shiko “Përdorimi për Mbajtjen e tonit të dëshiruar”)

6. Përdorimet në vazhdim
Nëse nuk e keni arritur tonin e dëshiruar për flokët tuaj, me përdorimin e RE-NATURE nga Schwarzkopf me herët e para, atëherë duhet të vazhdoni.

Ne ju rekomandojmë prandaj, që të përdorni:
E mesme: 3 përdorime
E errët: 3-6 përdorime

Ju lutemi, lini një kohë ndërmjet përdorimeve prej 3-4 ditësh, në mënyrë që efekti i kremit mbi flokët tuaj, të jetë i plotë.

7. Përdorimi për Mbajtjen e tonit të dëshiruar që keni arritur
Sapo ju të keni arritur tonin e dëshiruar për flokët tuaj, mjafton një trajtim i tillë si më lart i flokëve më pas, çdo 3-4 javë (për flokët naturalë bjondë në kafe) dhe çdo 2 javë (për flokët naturalë kafe të errët në të zinj). Në këto raste, ju e shpërndani RE-NATURE nga Schwarzkopf, në mënyrë të barabartë mbi flokun e larë.

Për flokët e shkurtër, rekomandojmë për të gjithë flokët një kohë më të shkurtër ekspozimi, 5-15 minuta, në varësi nga ngjyra e flokut natural.

Nëse flokët e gjatë janë dëmtuar nga rrezet e diellit apo solariumi, atëherë duhen trajtuar edhe me një shtesë kohe nga 5-10 minuta të ekspozimit të kremit. Kështu ju arrini përsëri ngjyrën e dëshiruar të flokëve!

Me këtë rekomandim e sqarim, për këto dy produkte të mira dhe të përdorura nga shumë burra, për mirëmbajtjen e flokëve të tyre, mendoj se i kam bërë një shërbim të mirë dukjes sa më mirë dhe sa më të rinj të mjaft burrave – ky është edhe qëllimi i këtij shkrimi, të cilët nuk e kanë ditur këtë gjë më parë dhe mund t’i përdorin këto produkte, për të mirëmbajtur flokët e tyre. Do të më falenderoni, kur të shihni ndryshimin. Vetëm përdorni produktet me kujdes, sipas rekomandimit. Ju vaftë mbarë!