Nuuk – Grënlandë (Greenland)

0
810
Nuuk - Greenland - Coastline

Arben Çokaj

Grënlanda është një krahinë autonome, pjesë e Mbretërisë së Danimarkës, dhe po synohet përsëri të blihet nga Trump. A thua do e ketë Grënlanda fatin e Alaskës? Analistët amerikanë mendojnë se nga pikëpamja gjeo-strategjike, kjo do të ishte një mrekulli për ta, por edhe me interes, pasi Grënlanda paska edhe rezerva të uraniumit dhe pasuri të tjera të pazbuluara… nëse Grënlanda kuptohet është në shitje!

Më 1946, amerikanët ofruan 100 milion dollarë për blerjen e Grënlandës, por nuk pranuan danezët. Aty ndodhet edhe një bazë e rëndësishme ushtarake e SHBA-ve. Këtë herë nuk ka ende një përgjigje zyrtare nga shteti danez. Kuptohet se tani do të ketë një çmim tjetër…

Po flitet se Trump do të synojë përsëri ta blejë Grënlandën, por ende nuk dihet si do të shkojnë negociatat, pasi kanë filluar të dalin edhe zëra kundër. Kuptohet se demokratikisht, në fund, duhet pyetur populli i Grënlandës me referendum, nëse don t’i bashkohet SHBA-ve ose jo, pasi shteti danez të pranojë të hyjë në negociata reale me amerikanët. Pritet se Trump do e diskutojë këtë çështje në vizitën e tij në vjeshtë në Danimarkë.

Grënlanda ka autonomi nën shtetin danez, dhe populli i saj vendosë se me kë duhet të shkojë, nëse Danimarka hyn në negociata, që ta shesë atë. Pasi deri tani, Danimarka del me humbje me Grënlandën, e ndihmon atë me rreth 4,3 miliardë korona daneze (rreth 570 milion Euro) në vit.

Danimarka ka vështirësi ekonomike për ta mbajtur Grënlandën, kurse Amerika, jo vetëm që mund ta mbajë më mirë, por me kapitalin që ka, mund edhe të invedtoijë në Grënlandë dhe ta zhvillojë vendin, si një destinaciojn të ri turistik, të turizmit në akull e më gjerë…

Paramendoni se si do thonin kosovarët, sikur Amerika psh. të tregonte interes për blerjen e Kosovës?Do i dilnin me siguri kundër serbët, dhe padyshim Albini…