Rehabilitimi i Mit’hat Frashërit, Moisiu: Antifashizmin pa armë e shpikën ata që u fshehën vrimave

2
818
Alfred Moisiu

TemA – Ish-presidenti Alfred Moisiu ka komentuar në një intervistë rehabilitimin e Mit’hat Frashërit, luftën antifashiste dhe tentativën e Berishës në vitin 1995.

Broçkulla, përralla, lojëra fjalësh” – i quan ai termat e sajuar nga Akademia e Shkencave për konferencën e saj mbi 75 vjetorin e Çlirimit të Atdheut.

Duke folur në gazetën “Dita”, Moisiu shprehet se “këta pa armë futeshin vrimave” dhe se “ishin bërë njësh me pushtuesit e luftonin kundër partizanëve”.

“Nuk ka antifashizëm pa armë dhe pa uniformë. Fashizmi erdhi i armatosur gjer në dhëmbë, erdhi me tanke e avionë, me të gjitha llojet e armëve. Ai nuk mund të shporrej veçse me armë, me një organizim të madh dhe këtë e arriti lufta jonë antifashiste nacionalçlirimtare.

Unë kam pasur tim atë, Gjeneral Spiro Moisiun në krah të Enver Hoxhës që ishte udhëheqësi kryesor i luftës, por flas edhe nga përvoja ime personale, pasi kam qenë pjesëmarrës në atë luftë, madje shumë pranë kupolës më të lartë të ushtrisë partizane”.

Më tej ish-presidenti rrëfen tentativën e Sali Berishës në vitin 1995 për ta rehabilituar Mit’hat Frashërin.

“Në lidhje me këtë problem dua të kujtoj një rast të vitit 1995, kur Presidenti i asaj kohe ngriti një strukturë ad-hoc me detyrë për të rivlerësuar figurat e ndryshme historike të lëna në harresë. Për mendimin tim ishte një vendim i drejtë. Në atë komision isha caktuar edhe unë.

Në takimin e parë, nga disa anëtarë të komisionit, u ngrit problemi i rehabilitimit të Mit’hat Frashërit, të cilët argumentuan se ajo figurë duhet vlerësuar me një dekoratë të lartë. Në atë çast ndërhyra duke i thënë Presidentit Berisha që unë nuk isha dakord dhe pse, arsyetimi ishte shoqëruar me një argument bindës historik.

Pikërisht mora si shembull Marshallin e Francës Peten, i cili megjithëse pas Luftës së Parë Botërore ishte shpallur hero i atdheut, dhe në Verdun ku ishin varrosur ushtarët francezë të rënë betejë, ishte parashikuar edhe varri komandantit të tyre, pas Luftës së Dytë Botërore, për veprimet e tij në lidhje me nazizmin, Peteni dënohet me vdekje nga gjykata franceze, ku dhe u fal nga De Goli, që në atë kohë ishte kryetar i shtetit, duke ia kthyer dënimin nga me vdekje në burgim të përjetshëm. Më pas, kur ai në moshën 95 vjeçare vdiq në burg, familjarët kërkuan ta varrosnin në Verdun, bashkë me ushtarët e tij të Luftës së Parë Botërore, por shteti francez nuk pranoi.

U zbatua rregulli si për të gjithë të dënuarit, u varros në varrezën e burgut. Në këtë mënyrë mesazhi që jepej ishte se kush punon kundër interesave të vendit dhe tradhton, pavarësisht kontributeve, merr atë që meriton.

Mandej Berisha u tërhoq. Tani nuk e kuptoj se si u mor vendimi që u realizua për nderimin e Mit’hat Frashërit vitin e kaluar. E kam thënë dhe e përsëris: Rama ka gabuar” – thotë Alfred Moisiu.

2 KOMENTE

  1. Alfred Komunisti,
    Shqiperine nuk e çlirian partizanet. Po AMERIKA E ÇLIROI ITALINE NGA MUSOLINI. Si pasojê edhe Shqiperia eshte dashte te çlirohet. Por kpmunist serborus e okupuan serish. Dhe okupimi konunist zgjati deri me 1991…

    Shënim: Mos thuaj se nuk të thashë, se disa njerëz i mendojnë gjërat kështu! Të luftosh për atdhenë… Në kohën kur Kosova kapi armët për liri, u ndanë kampet, FARK me Rugovën e UÇK me Hashën, Ibron e Xhavit Halitin etj. Nuk munguan akuzat e ndërsjellta, e ndoshta edhe likuidimet, por në skenë dolën majtistët si në kohën e Enverit më 1944… E unë i thashë Pandeli Majkos e Pjetër Arbnorit në Kopenhagë, ku ishin për vizitë, se ka zëra që thonë se kjo UÇK është lojë e UDB-së?! Si është e vërteta?

    Pjetër Arbnori ma ktheu: Kush kapë armët e lufton për liri, duhet respektuar…

    A e kuptove Dardan?! Amerika e bën të veten se është e fortë, dhe bën më shumë, por edhe ne duhet të bëjmë tonën, se ndryshe nuk ka kë ndihmon Amerika e askush. /AÇ

  2. I ndeuar komentues,

    Ju pa asnje aresye po i krahasoni dy ngjarje qe absolutisht nuk kane lidhje njera me tjetren… per te bere mendim apolegjetik lidhur me rolin e hordhiva barbare komuniste te Shqiperise qe bashkpunonin, kolaboronin dhe kuislingonin me SerboRuse.

    AMERIKA ka luftuar se bashku me Britanine kunder nacizmit Gjerman dhe fashizmit Italian. BRSS komuniste ka luftuar kunder shteteve te Europes lindore te cilat i okupoi, dhe lufta kunder Gjermanise naziste ishte pretekst per okupim te ketyre shteteve… duke perfshi edhe SHQIPERINE.

    Komunistet kuisling te Shqiperise iu ndihmuan çetniko-komunisteve Serb]e te e okupojne Kosoven. Ky fakt historik nuk ndryshon kurrë… dhe veprimtaria kuislinge e komuniste e te Shqiperise nuk rregullohet retroaktivisht.

    Ndersa ne luften per çlirim te Kosoves secili ka kontribuar ashtu siç ka dijyte dhe ata qe luftuan me arme kane qene luftar per liri… pa asnje parti dhe pa asnje kuislingim, kolaborim… sikur qe e bene komunistet e Shqiperise.

    Shënim: Dardan je duke uia futë kot. Më 1944, e gjatë luftës anti-fshiste kishte një koalicion anti-fashit, që kryesohej nga SHBA, Anglia e Rusia. Se Franca ishte e pushtuar… E tani kësaj aleance anti-fashiste iu bashkua edhe Enver Hoxha me partizanët shqiptarë. Enver Hoxha ka lindur në vitin 1908, dhe në vitin 1012, Kosova i është lënë Serbisë, e Enveri 4 vjeç nuk ka pasë si me qenë fajtor për këtë. Pastaj në Konferencën e Londrës më 1913, Kosova prapë iu la Serbisë, si Çam¨åertia etj. Greqisë. Pastaj kemi Konferencën e Parisit, ku Wilson ndihmoi të ruhej shteti shqiptar, në kufinjtë që kemi sot… Kur na pushtoi fashizmi, na bashkoi, kjo ishte mirë për ne, prandaj edhe forcat nacionaliste shqiptare bashkëpunuan me fashistët. Por nuk e fitoi fashizmi luftën, e tani ti mund ta bësh historinë sipas dëshirës, por historia është ashtu siç është.

    E kur forcat nacionaliste prisnin Anglinë t’i çlironte, me në krye këtë kryeministrin kuisling të fashizmit, Mit’hat Frashërin, i cili kryesonte qeverinë shiptare që bashkëpunonte me fashizmin e nazismin, a të shkon mendja ty, se nëse nuk do ishte Enveri me partizanët e tij, për të mbrojtur trerritorin shqiptar, pas rënies së fashjizmit, se ne do na shqyenin fqinjët prapë?! Kush do na mbronte ne more, kur Greqia të kishte hyr¨åe në territorin shqiptar e pretendonte Vorio-Epirin? Enveri me partizanëty e tij i bëri ballë ushtrisë greke e hyri deri në territorin grek, për të çliruar territorin shqiptar, dhje për t’i vënë kufinjt¨åe e Shqipërisë aty ku ishin caktuar më 1919.

    Ti a po kujton se Enveri ka pasë mundësi me e marrë Kosovën, e nuk e ka marrë a? A nuk i sheh kapacitetet e një vendi a? Ku kishte bythë Enveri t’i bënte luftë ushtrisë jugosllave të Titos, oër të marrë Kosovën? Enveri mundet se ka shpresua që Titoja do na e japë Kosovën, si territor shqiptar, pas përfundimit të luftës, por ishte një pritshmëri e kotë. Titoja donte ta bënte Shwqipërinë një republikë të 7-të, e prandaj Enveri u prish me të në vitin 1948.

    Tani ne e dimë se komunizmi ishte një ideologji e gabuar e ne na dëmtoi, por më 1944 as En veri e as njerëzit rreth tij, nuk ishin të qartë për komunizmin siç jemi sot, pas dështimit të atij sistemi. Se Enveri mori një ideologji komuniste – që lindi si kundërshtim i një ekstremi tjetër atij fashist, kjo nuk dmth. se Enveri ishte anti-kombëtar e kuisling. Se Enveri bashkëpunoi me jugosllavët kundër fashizmit, kjo ndodhi sepse ashtu ishte koalicioni anti-fashist, por nuk mund t’ia lëmë Enverit të gjitha fajet për mossuksesin tonë si komb, se Enveri aq kapacitete kishte, si kreu i një shteti të vogël, por me ideologji të gabuar, ai bëri shtet të rregullt, ndonëse komunist, që e kishte korrupsionin zero, në krahasim mer shtetet më të zhvilluara të botës. E ligji respektohej në kohën e tij, padyshim më shumë se sot. Nuk kishte abuzime me financat publike e as korrupsion.

    Enveri mora Dardan djali nuk la emra turko-arabe me i vu shqiptarët që nga viti 1967 e më pas. Pra, në Shqipëri gjatë komunizmit u punua me ndershmëri aq sa mund të punohej për shtetin shqiptar, dhe nuk vodhi Enveri si këta të sotmit për veten e familjen e vet. Kjo tregon se ai kishte parime shtet-formuese, e jo si shtetarët e siotëmn në Shqipërei e Kpsovë, që janë bërë milionera me paratë publike. Këtë duihet të synojmë në shtetet shqiptare, funksionimin e shtetit me ligjet demokratike, gjë që nuk po mund ta bëjmë. Historia është histori e ideologjitë janë ideologji. Mirë është me i trsajtua gjërat objektivisht, e jo të frymëzuar nga urrejtja e nga tjetërsimi i realitetit sipas dëshirës.

    Enveri bëri shtet të rreptë, bëri ushtri të fortë e shtet funksional, kuptohet btenda atyre mundësive që kishte. Me sa shoh unë sot, më shumë i ngjasnte shteti i Enverit SHBA-ve se i ngjan shteti i sotëm. Për tradhëti kombëtare Enveri të varte për loqesh, ashtu ta bëjnëedhe në SHBA. Të dënojnë me vdekje. Kurse sot të japin tek ne dekorata. Të paktën kështu është vepruar. Enveri ua shkërdheu nënën të gjitha xhamive shoku, e nuk pyeste a ka kund ISIS, kurse sot po na shurdhojnë xhamitëe turkut me altoparlante e gumëzhin e gjithë Shqipëris e Kosova e as eZanimn e naltë nuk kemi bythë me e ndalë! E ju shani Enverin… Me e sha Enverin, ma mirë, kur ta bajmë shtetin ma të mirë e mas të fortëe ma shqiptar se e bëri ai, po. Por sot, jemi ende herët! /AÇ

Komentet janë mbyllur.