I urrej dhe “përhapi urrejtje” ndaj atyre që janë në mesin tonë, për të na zhdukur !

0
872
Xhami e madhe, Prishtinë
Gjergj Bajram Kabashi
Gjergj Festim Kabashi

Gjergj – Bajram Kabashi, Revista Drini16 Gusht 2019

Qëllova në Dardani “për festën muslimane të bajramit”. Aty ku e kam shtëpinë është ngritë menjëherë pas luftës një “xhami madhështore” nga vet Qeveria e Turqisë. E ndihmuar edhe prej “intelektualëve të katunit”, që pasi e kanë dhanë “pajtimin e katunit në odë burrash” dhe caktue vendin e kërkuar prej turqve për ngritjen e saj, si të ishin serbë e turq, e jo shqiptarë, kryesi i punimeve nga Turqia nuk i ka lejue as që të ofroheshin tek pragu i derës së xhamisë, gjatë gjithë kohës sa ka zgjatur procesi i ndërtimit, përderisa ndërtuesit e saj të sjellë direkt nga Turqia, gjatë gjithë kësaj kohe kanë kënduar turqisht ilahi dhe këngë që e madhëronin Islamin!

Kjo flet shumë e keq për këta pseudointelektualë dhe për të gjithë ne të tjerët, pa përjashtim ?!

Xhamia që iu desht Turqisë, u ngrit mu në vendin ku që nga koha e autonomisë së vitit 1974, ishte një treg i mirë i pemëve e perimeve, që për çdo të hënë i mblidhte shitblerësit e katundeve përreth, duke i dhënë jetë e gjallëri, deri diku një frymë moderne qytezës.
Tash, siç theksova, aty qëndron “xhamia madhështore”, e ngritur në pikën më strategjike që i ka shërbyer edhe ushtrisë pushtuese serbo-sllave si pikë orientuese. Koalicioni i nëndheshëm antishqiptar turko-serbo-rus, e bëri të vetën.

Për fat të keq!
Sikur të mos kishte Një shqiptar të gjallë mbi Dhe ?!…

Si në krejt Dardaninë (Kosovën), Shqiptarinë (“Arnautllukun”), ashtu edhe në qytezën time e tanden. Aty ku më në fund arrita ta ndërtoja një shtëpi. Tash në vend që të pushoj e kënaqem, – deshta a nuk deshta, më duhet ta dëgjoj provokimin mizor turko-arabo-serbo-rus; kangëtarin e mërdhezur arab, që kurrë nuk po e ndalon kangën e vet…

Se është tejet i lumtur!
Me të drejtë?!

Janë të lumtur se jo vetëm vendlindjen time, Dardaninë e krejt Shqiptarinë, po na e shndërrojnë në “Arnautlluk”, apo në një rrënojë muslimane, të ngjashme me Kandaharin, pasi ky popull po përpunohet armiqësisht përditë, që të mos ndjehet Shqiptar!

Anti-shqiptarët tërbohen e tremben pafundësisht nga Shqiptari, pasi të jesh Shqiptar do të thotë që ke rrënjë, histori, tokë përfundi e qiell përsipri, të kalume, të ardhme…

Të gjithëve na kujtohet mirë se si nën pushtimin serbomadh dhuna e egër pushtuese pati ndikue që ta kthjellonte këtë popull, duke ia zgjuar ndërgjegjën e fjetur e të ndrydhur kombëtare shqiptare.

Deri në vitin 1999, populli Shqiptar ishte në rrugë të mirë për t’u bërë një popull i njëmendtë modern, si të gjithë popujt modernë të kësaj bote, që parasëgjithash janë vetvetja.

Nacionalizmi shqiptar, po ashtu u gjuajt me shigjetat më të helmta të kësaj jete, si pengesë e madhe dhe e padurushme për panislamizmin e pangreqizmin!

Duke e ndëgjuar harlisjen e këngatarit arab, që këndon pandërpre prej qyngës së llamarintë turko-arabe e serbo-ruse, për të satën herë mendova i pikëlluar, duke ia shtrue vetës pyetjen, se a ka ky popull udhëheqje shtetërore dhe si i kupton të drejtat dhe liritë njerëzore “udhëheqja e tij”?

Në bazë të heshtjes vdektare të tyre dhe mungesës së qëllimshme të shtetit kombëtar, mund të thuhet që populli Shqiptar nuk ka udhëheqje të vetën autentike, por i ka disa kuaziudhëheqës me vepra të pafundme penale, që nuk besoj se ka polici në botë që nuk do t’u kishte shkuar tashmë tek dera, për t’ua vënë prangat në duar.

“Udhëheqësit tanë” mendojnë që në emër të “të drejtave e lirive njerëzore” dhe të interesave të dyshimta ekonomike, dikush ka të drejtë t’ua shembë e kalbë kulturën dhe historinë e kombit të tyre?!

Siç paska të drejtë Erdogani, pas të cilit qëndrojnë Serbia dhe Rusia, me thasët e mbushur me paratë arabe-islamike?!…

E vetmja “fabrikë moderne” që i funksionin këtij populli, është Xhamia dhe aktivitetet rreth xhamive!

Ky me të vërtetë është një popull “namuzli”!

Pastaj, festat fetare të “bajramit”, (festa e “festimit”), agjërimi (Ramazani) etj. Njëra pas tjetrës. Gjithë vitin e gjithë jetën për t’i mbajtur në gëzime e hare të rrejshme, me qëllim që t’i vënë vënë në gjumë të vazhdueshëm.

Një formë kjo tejet perfide që me këso ritualesh që përsëriten në kohë kaq shpesh, të krijohet ndërgjegja Muslimane në popull, pra ajo që e duan antishqiptarët: nacionalizmi Musliman.

Mu ashtu siç e ka paraparë vëllazërinë mes muslimanëve “profeti” Mohammad për popullin e tij, të quajtur ndryshe si “populli i profetit”!

Po kthehemi tek “falja e namazit të bajramit”, (tek “festa e festimit”) në Gurrakoc, aty ku e kam shtëpinë dhe ku në vend të cicërimës së zogjve, mu desht që sivjet gjithë verën e lume ta ndëgjoja kangëtarin e frymëzuar arab.

Nganjihere e ndëgjoja edhe vet hoxhën tek mbante “nasihat”, apo minoritarin që e ndihmon hoxhën për ta thirrë “e-zanin”, kur hoxhën nuk e kemi andejpari.
Sa herë vdes dikush, siç vdes një ditë kushdo që ka lindë, hoxha i entuziazmuar i flet “miletit” nga minarja, “si prej reje” për të vdekurin, “rahmetlinë”!

E lajmëron i lumtur miletin “turk”, apo umetin “arab” në Shqiptarinë tonë të mjerë!
Në Shqiptarinë tonë të pambrojtur, udhëheqësit e së cilës hapur janë shndërruar në vegla antishqiptare të shtetit turk! Megjithëse pushtimi turk-osman ka përfunduar në vitin 1912, ata duke mos u ndie shqiptar në ndërdije e të lirë në vendin e vet, vazhdojnë t’i shërbejnë “babës Mret prej Stambolli”.

Por, Turqia neootomane nuk pajtohet që pushtimi i saj ka përfunduar në vitin 1912, pasi mendon që “tokën turke osmane të “Arnautllukut” ia kanë marrë në caste e liga të
dobësisë historike “kryqalitë”, andaj përpos “kryqalive” serbo-rus, asaj tash po i dalin në ndihmë që të rikthehet,- së paku shpirtërisht përmes asimilimit të metejshëm me Islam, veglat e saj në “Arnautlluk”, sic janë kryekreje Hashim Thaci i korruptuar e shantazhuar dhe Edi Rama i pa ndjenja kombëtare shqiptare, si dhe të tjerë pas tyre.

Këta ia kryejnë porositë e saj dhe i realizojnë në terren synimet për islamizimin-turqizimin e këtij populli të vetshembur, si deri në vitin 1912.

“Ditën e Bajramit”, apo me e përkthye nga turqishtja – “Ditën e “Festimit”, hoxha vehabist si një Musliman sypatremur, e mbajti një fjalim të gjatë rreth moralit etikës islame.
Përpara vetës si gjithnjë,- qëkur u ngritë kjo xhami ilegale, si shumica e xhamive që u ndërtuan ilegalisht, i kishte në shumicë minoritarët tonë të dashur, e pas tyre shkrryheshin të kërrusur në rrugë venalitë e shkretë për mend, që shkojnë të druajtur pas tyre, por megjithatë shkojnë…

Nuk kisha me e kuptue fare se ishte “Dita e Bajramit”, sikur hoxha të mos kishte folë aq gjatë e me zë të lartë duke ma prishë gjumin.

Pasi ma prishën gjumin, dola në ballkon, në katin e dytë, dhe i vështroja …
Po ringjallet e zgjohet “shpirti islam”, pas tërheqjes së Perandorisë Osmane në vitin 1912 nga këto vise, thash vetmevete !

Dhe po vdes shpirti e fryma Shqiptare !
Neve askush nuk na ka faj, pasi vet po e vrasim vetën!

* * *

Nëse dikush vazhdon të mendoj që une shprehi urrejtje ndaj një besimi (Islamit në këtë rast), më duhet t’ia sqaroj për të satën herë se une nuk e urrej kurrë askend, por në këtë rast nuk kemi të bëjmë me një fe (religjion) që e praktikojnë njerëzit pa zhurmë e imponim, e duke mos i penguar e dëmtuar të tjerët, por me një fe që jo vetëm po e dominon dhunshëm “jetën e këtij populli”, por i ka hypë përsipri dhe është vetëm cëshje kohe se kur do ta lë pa frymë e ta plasë.

Eshtë një religjion në duartë e huaja, e për qëllime të huaja gjeostrategjike.
Në të vërtetë, une i kam urue disa për “Festën e Bajramit apo për “Festën e”Festimit”, pra disa njerëz e familje që i vlerësoj që festojnë pa sherr e qëllime të këqija. Mua as që më shkon mendja se kush i falë “pesë vaktet”, pasi nëse i del llogaria mirë mund t’i falë “24 vakte”; por e kam fjalën për zhurmën, imponimin dhe imazhin antishqiptar, për terrorizimin e qëllimshëm islamik.

E kam fjalën për imazhin arab që po i jipet vendit tonë Shqiptar !
Kjo është e palejueshme dhe kjo do të dënohet në mënyrën më meritore një ditë prej ditësh: Herdokur!

Kush nuk e dëgjon dhe sheh këtë sulm të vazhdueshëm antishqiptar apo nuk do që ta shohë fare këtë sulm, ai është i verbër dhe me apo pa vetëdije ka qëllime të këqija ndaj vetës, familjes dhe kombit të vet.

Kjo fe është shndërruar në fe që të thuash pa ushtri këmbësorësh në terren, por në formë e me metoda të tjera shtërnguese e kushtëzuese luftarake, po na mposhtë në vendin tonë, duke i përmbushë e plotësue interesat antishqiptare të Turqisë e Serbisë, në rend të parë.
Sic i plotëson ortodoksia në Shqipëri, interesat e Greqisë !

Cështja e terrorizimit islamik që po i nënshtrohemi, nuk do të duhej të ishte cështje debatesh në rrjetet sociale, por cështje e një kryengritje të madhe kulturore në gjithë Gadishullin Ilirik, kudo që jetojnë Shqiptarët.

Me këtë shënim në vazhdën e shumë shënimeve që i kam bërë e që mendoj t’i bëjë në të ardhmen, në asnjë mënyrë nuk i cënoj ndjenjat fetare të atyre shqiptarëve që në qetësi e pa imponime e dashakeqësi festojnë, por që parasëgjithash mbetën Shqiptar të vërtetë.
Të tillë ka mjaft: Ata quhen vetëm Shqiptar !

Me këtë shënim, po ashtu nuk do të dëshiroja që t’i shqetësoj disa “katolik” të shtirur si të brengosur për “mungesën e tolerancës dhe të urrejtjes sime ndaj muslimanëve”, që mund të më thonë, sic më thanë disa prej tyre, se “po përhapë urrejtje”?! …

“Musliman e Katolik”, rrini urtë: Brenga e shqetësimi im, sikurse i pjesës dërmuese të këtij populli, është Shqiptarizmi dhe Shqiptarësia e mohuar dhe cënuar e vendit .
Kjo është kryesorja…

Të tjerat janë “kauza” të rrejshme, shtinjake, dashakqija …
Demagog të tillët me apo pa vetëdije i dalin krah dhe e përmbajnë “cështjen” e Islamit Politik në “Arnautlluk”!

Të gjithë atyre që nuk brengosen e shqetësohen për rrënimin e përgjithshëm kulturor e kombëtar shqiptar, që jemi duke e përjetuar vazhdimisht prej “Islamit famëlartë”, paraprakisht kisha me u thanë:

Mshilnie gojën dhe mos folni pa lidhje e pa kuptim, kur nuk dini apo nuk doni që të kuptoni!

Nëse vazhdohet me këtë heshtje, do të zhdukemi!
Prandaj: Une i urrej dhe me gjithë mend dhe me vetëdije “përhapi urrejtje” ndaj atyre që janë në mesin tonë, për të na zhdukur !