Kosova është dheu ku në vend të demokracisë, ka zënë vend tirania!

0
486
Kosova nr. 4 për vizitorët nga Lonely planet

Skënder Mulliqi Nga Skënder MULLIQI

Qytetarët e Kosovës po i kryejnë obligimet ndaj shtetit, kurse pushtetmbajtësit po i keqpërdorin ata në secilën mënyrë. E keqpërdorën votën e tyre, për t’i realizuar interesat përsonale. Prandaj, zgjedhjet janë afer dhe është rasti që përfundimisht njerëzit e kompremetuar në të gjitha hallkat e shtetit, të marrin dënimin për gabimet e bëra. Përkrahja edhe pas 20 vitësh këtyre diktatorëve është tradhëtia më e madhe që mund t’i bëhët vetit dhe Kosovës. Mos të vazhdojmë me gabime, të cilat historikisht na kan kushtuar shumë. Na udhëhoqën dhe po na udheheqin ata, të cilët jo vetëm që e zbrazën kasën e shtetit. Këta njerëz në krye të politikës po sharrojnë gjithnjë e më shumë në lloqin e rrenave dhe mashtrimeve të tyre. Pa turpësisht e rrejtën popullin për çdo gjë, siç gënjyen rregullisht madje edhe me data për liberalizim të vizave.

Kosova është vend i të rinjve, të cilët deri më tash të vetmin synim e kanë largimin nga vendi. Kosova është vendi i njerëzve, të cilët janë lodhur nga skami dhe mjerimi social. Kosova është bër vendi jo i përparimit, por i kthimit mbrapa. Kosova është dheu ku në vend të demokracisë ka zënë vend tirania e pakicës karshi shumicës. Askush nuk po interesohet për përmirësimin e jetës. Po avansohen bazhibuzukët e të gjitha llojeve, duke e derguar vendin në greminë. Gjysëm analfabetet kanë arritur të behën deputetë e ministra, sikur Kosova të ishte pashallëk i tyre. Kuvendi i Kosovës moti është bërë arenë glladiatorësh. Është bërë vendi i shumë matrapazwve dhe cirkuzantëve.

Po krijojnë afera të çdo ditëshme për ta përqendruar vëmendjën e opinionit të gjerë publik, në gjoja akuzat që po ia bëjnë njeri–tjetrit, më qëllim të zhvendosjës së vëmendjës nga problemet e grumbulluara ekonomike–sociale, dhe të situatës së keqe politike. Gjithë këta intelektualë i ka Kosova dhe të na prijnë të padijshmit dhe të padinjitetshmit, kjo është anakronike më kohën që po jetojmë. Natyrisht këtu nuk i fus të gjithë në një thes. Janë krijuar pasanikë mbrenda natës, të cilët po kontrollojnë gjithçka sot në Kosovë. Sjelljet e tyre janë shumë demagogjike, të mbushura më patriotizma të rreme.

Në këto rrethana të krijuara gjithçka ka filluar të vdesë. Po vdes edhe shpresa, e cila thuhet së vdes e fundit. Ne kemi një armatë të të rinjëve, të cilët të ardhmën duhet ta kërkojnë këtu, duke iu bërë pandam atyre, të cilët po iu duartrokasin largimit të tyre nga Kosova. Largimi nga Kosova të kuptohet si diçka shumë e zakonshme, e jo duke ia dhënë lamtumirën. Është koha e fundit për një vetëdije tjetër, të re karshi votës së dhënë, dhe karshi zgjedhjes së të gjitha problemeve shoqërore.

Vetëm më guximin dhe dijën tonë mund t’i kapërcejmë të gjitha barrierat. Të heqim dorë nga emigrimi për të mirën tonë dhë të mirën e shtetit të Kosovës. Integriteti njerëzor dhe insistimi në vlerat tona, kërkon evolucion dhe përgjegjësi përsonale dhe përgjegjësi kolektive, për të bërë shtet si na ka hije. Ky evoluim edhe nese ndodhë ngadalë, më mirë është së mos të ndodhë kurrë…

Shënim: Kryesisht kjo ndodhë nga mentaliteti turqeliko-islamik i shoqërisë. Nuk ka shtet me shumicë muslimane, që është demokratijk dhe i zhvilluar, e pse duhet të jemi ne? Prandaj njerëzit ikin, se e shohin perpektivën e zymtë… /AÇ