Ju falenderojmë Z. Pompeo dhe Z. Palmer. Mirësevjen Znj. Yuri Kim.

0
529

Sali Leka

Shkrimtar dhe poet ish i burgosur politik nga mizorizmi i diktaturës komuniste shumë më e egër makabre zuzariste sesa në Poloni, Rumani dhe Rusi.

Bashkë me shokët e mi të përndjekur të persekutuar tmerrësisht 40 vjet, jemi të obliguar me u garantuar në Shqipëri nuk ka krizë politike nacionale, por kanë krizë psiqike llogjike grupimet vandale brutale, që janë kllapitur, tromaksur dhe tronditur nga reforma në drejtësi.

Fitorja dhe triumfi i vetingut i ka shushatur dhe hallakatur, sa që nuk duan mandate deputeti, por duan traktate dhe sifate marifeti pë të mbuluar fondet monetare që i kanë vjedhur grabitur 20 vjet 1993 – 2013, dhe i kanë fshehur si Ali Baba ibreti e mysibeti.
Shumë të nderuar Z.Pompeo dhe Z. Palmer miq të betuar të popullit shqiptarë.

Ju falenderojmë Z. Pompeo dhe Z. Palmer funksionar të lartë departamentit të shtetit Amerikan. Kontributi juaj dhe i tërë administratës shtetërore qeveritare, juridike, politike dhe demokratike amerikane për të mirën e popullit shqiptarë ishte dhe është i madh dhe shumë i çmuar. Po, po shumë i çmuar!

Në 30 Qershor 2019 ne Shqipëri u zhvilluan zgjedhjet administrative të bashkive dhe fituan ata që votuan socialistë dhe demokratë të vërtetë nacionalistë.

Unë me shokët e mi ishim dhe jemi demokratë të vërtetë nacionalistë, ish të burgosur dhe të persekutuar egërsisht dhe tmerrësisht nga mizorizmi komunist dhe neomarksist deri në vitin 1997.

Amerikën e madhe demokratike dhe Europën e zhvilluar moderniste e kemi dashur e kemi ëndërruar edhe kur ishim të mbyllur në burgun e skëterrit enverist-ramizist. Sot jemi të liruar nga burgu dhe muzgu i beterrit të shekullit XX, por jemi të mbuluar nga mjegulla narciziste , zuzariste dhe monstruoziste e gënjeshtarëve dhe shtrembalarëve megalomanistë dhe sharlatanistë të infektuar dhe të strehuar nëpër redaksitë e 6 gazetave dhe 6 televizioneve ne Tiranë.

Këta megalomanë dhe mitimanë obskuranë spekullantë dhe mashtrues kalibri çdo ditë flasin nëpër studio televizive dhe botojnë nëpër gazeta, sajime, trillime dhe gënjeshtra meskine të rëndomta me proçka dhe broçkulla të qelbëzuara nga mendjet e tyre të mykura dhe të manguta. Sot po citoj 6 gënjeshtra nihiliste të këtyre neomarksistëve të gangrenizuar. “ Në 30 qershor 2019 ka fituar Edi Rama me narkoshtetin dhe oligarkët e tij dhe nuk kanë fituar qytetarët shqiptarë, as demokracia, as Shqipëria por mafia, droga, kokaina.

Në 30 qershor nuk u bënë zgjedhje por votime për Edi Ramën dhe shtetin monist një partiak si në kohën e Enver Hoxhës.

Prandaj zgjedhjet duhen përsëritur në 13 tetor e dekretuar nga presidenti Ilir Meta.
Edhe 30 qershorin Ilir Meta e kishte dekretuar, por u pendua dhe dekretoi 13 tetorin.

Ashti si Ilir Meta duhet të pendohen tërë shqiptarët dhe të rivotojnë përsëri më 13 tetor, përndryshe opozitarët do të ngrihen kundër shqiptarëve që nuk pendohen si Ilir Meta, dhe bashkohen me Edi Ramën dhe narkoshtetin e tij, me drogën dhe mafian e Arta Markut, kamikazat e Edi Ramës”.

Kurse unë theksoj: keto 6 gënjeshtra dhe 6000 të tjera u reklamuan në faqet e 6 gazetave dhe në 6 studio televizive në Tiranë për të frikësuar ambasadorët e Amerikës dhe të Bashkimit Europian.

Dy muaj qershor-korrik 2019 në Tiranë janë botuar aq shumë gënjeshtra 200 herë më shumë se sa kanë botuar 20 vjet redaksitë e gazetave të partisë komuniste, marksiste, leniniste, enveriste, ramiziste ( zëri i popullit, bashkimi, zëri i rinisë, revista nëntori, revista rruga e partisë”.

Nostalgjikët patologjikë, anarshistë, kaotistë të këtyre gazetave dhe revistave ish komuniste antihumaniste, antimoderniste, sot kanë në pronësi private gazeta dhe televizione dhe bëjnë emisione disinformuese dhe denigruese kundër qeverisë moderinizuese dhe stabilizuese socialiste shembullore atdhetare njerëzore e kombëtare me Edi Ramën kryeministri i reformave madhështore shembullore. Qeveria socialiste e lindur më 25 qershor 2017 në zgjedhjet parlamentare më të rregullta më të qarta, më të pastra dhe më demokratike që janë zhvilluar që nga 31 mars 1991.

Fatkeqësisht kundër kësaj mrekullie të shkëlqyer për popullin shqiptarë kanë dy vjet që janë angazhuar të tërë spekullantët, gënjeshtarët, obskurantët, zuzarët, arrogantët e shtrembëruar bashkë me kusarët e infektuar që janë strehuar nëpër kthinkat dhe bodrumet e jargosura të partive politike që nuk kanë anëtarë vizionarë, as programe dhe alternativa me perspektiva pozitive, por kanë militarë mendjetharë, duke vajtuar nëpër vende publike se gjoja janë të rrezikuar nga kriza politika.

E vërteta qëndron dhe do të qëndrojë: Shqipëria nuk ka krizë politike dhe as nuk do të ketë as në vitin 2029, as 2039, as në 2049.

Shumë Të admiruar miq besnikë Z. Pompeo dhe Z. Palmer. Mos u dëshpëroni! Ejani në Tiranë kur të doni! Ejani dhe shikoni! Në Shqipëri nuk ka varfëri, ashtu si llomotisin batakçinjtë, mashtruesit, abuzuesit dhe hileqarët. Nuk ka as rrëmujë, as kaos, as baterdi ashtu si gërhasin e pëlcasin zuzarucët, kusarucët dhe shtrembalucët.

Mos u egërsoni Z. Pompeo dhe Z. Palmer me oligarkët e Edi Ramës. As kanë vjedhë as kanë për të vjedhë!

Në fakt Edi Rama 6 vjet kryeministër dhe nuk ka lindur oligarkë as kusarë as zuzarë. Kusarët dhe zuzarët i kanë lindur Adil Çarçani, Ramiz Alia dhe i kanë rritur Aleksandër Meksi, Sali Berisha, Ilir Meta.

Nuk lindin as nuk rriten kusarët, mizorët dhe gjakatarët vampiristë pë 6 vjet.
E theksoj fjalën, egërsi e theksoj! Egërsia dhe ligësia janë vese të manjakut dhe halabakut. Egërsia dhe ligësia të bëjnë torollak, injorant dhe arrogant idhnak.

Edi Rama as ishte as është i eger i lig, por duhet të bëhet akoma më fort kreshnik viganik i admiruar dhe antimizorist i betuar.

Sali Leka, Cel: 068 38 55 304

SHËNIM EKSKLUZIV

E përsëris mos u dëshpëroni i larti Pompeo dhe Palmer, por admironi popullin shqiptarë, përgëzoni dhe falenderoni socialistët dhe demokratët e vërtetë nacionalistë me etikë të kulturuar dhe të betuar për drejtësi dhe demokraci të profilizuar. Mos u hutoni, mos u turbulloni të nderuar Pompeo dhe Palmer nga mashtrimet, sajimet e trillimit enigmatike që shkruajnë, flasin dhe ulurasin, manguraqët e qelbëzuar “Edi Rama nuk na lejon as me folur as me shkruar. Edi Rama ka bllokuar lirinë artistike dhe mediatike. Jemi shumë të rrezikuar”.

Kurse unë argumentoj dhe vërtetoj: Inisiatori, novatori dhe reformatori shembull dhe model Edi Rama, nuk ka pengu as liri, as demokraci, por u ka dhënë liri pa kufi të tërëve për të folur dhe për të shkruar si të duan dhe kur të duan. Duhet ta dinë ata që nuk e dinë dhe nuk kuptojnë, maskarai, mizori, kusari dhe zuzari, humanizmin dhe lirinë, mirësinë, mrekullinë dhe drejtësinë i quajnë paaftësi dhe dobësi.

Rregullin dhe demokracinë i quajnë rrëmujë, batërdi, katrahurë dhe kërdi.

Tiranë, Gusht 2019