EKATERINA JOSIFOVA
(Екатерина Петрова Йосифова)
(1941)
Ekaterina Petrova Yosifova (bullgarisht:
Екатерина Петрова Йосифова) (lindur në 4 qershor 1941) është një edukatore bullgare.
VIHEM NË NJË VEND TË REHATSHËM
Mbi divan, jastëku, batanija e butë, librat.
Edhe ndriçimi është i mirë.
nuk vjen askush,
por unë nuk e humb shpresën
që të hyj e të them
me ton qortues:
edhe kjo qeveri ra
dhe ti lexon Lao Tsun.
Për të cilën unë përgjigjem:
saktësisht.
DHURATAT
Ti ke një sëpatë dhe një ishull.
Ishulli ka një pemë.
Vetëm sa për të bërë një pirogë.
Hip në varkë.
Shkëputu nga bregu duke ngulur në të degën më të drejtë të ish pemës.
Rryma e volitshme rrëmben varkën.
E ndal në bregun e kontinentit.
Vendos të jetosh atje. Jo, jo mbi breg, në qytet.
Varka është kalbur prej kohësh.
Nuk di emrin – mos e pyet për atë ishull.
As për atë pemë.
SHTRËNGIM
Të pyet ajo, në rastin ideal, në një qeli të vetme
me një instrument, për shemull me një violinë
dhe të thotë: ti del që këtu vetëm po të mësosh t’i biesh violinës
Ose në një qeli me një kinez:
Do të dalësh po të nisësh të flasësh kinezçe.
S’ke dashur kurrë të shkruaja një poezi.
Por është e dobishme:
Unë mund të rregulloj sobën.
Mund të zbërthej bravën e derës.
ELISABET BROVING
(Elizabeth Barrett Browning)
1806-1861
Elizabeth Barrett Browning (6 mars 1806-29 qershor 1861), ishte një nga poetet më të shquara të epokës viktoriane.
NËSE DO QË TË MË DUASH
Dhe nëse do që të më duash mos me duaj me asgjë tjetër,
vese me dashuri. Kurrë mos thuaj “E dua për
buzëqeshjen, për vështrimin, për mënyrën
fisnike të të folurit, për idetë e saj
që përkojnë, me të mija të cilat një ditë
më bënë të qetë. “Këto gjëra,
i dashur, mund të ndryshojnë në vetvete ose të ndryshojnë për ty.
Kështu një dashuri mund të zhduket.
Dhe ti mos më duaj gjithashtu me keqardhje
për të fshirë lotët në faqet e mia. Të qarat
mund t’i harrojë kush e pati gjatë komfortin tënd,
e të humbasë, kështu, dashurinë tënde.
Por ti më duaj, vetëm me dashuri të dashurisë,
që rritet në ty, me një dashuri eterne !
SI TË DUA
Si mund të të dua ty ? – Si mund të të dua ?
Lejomë të të tregoj mënyrën.
Unë të dua deri në fund të thellësisë,
me shtrirjen dhe lartësinë që mund të arrijë
shpirti im, kur përtej trupit
prek kufijtë e Qenies dhe idealit të Hirshëm.
Të dua brenda sferës së nevojave të përditshme,
dritës së ditës dhe dritës së qirinjve.
Të dua lirshëm,
si burrat që luftojnë për Drejtësi.
Të dua me të njëjtën pastërti, me të cilën ata
shmangin famën.
Të dua me pasionin e vuajtjeve të kaluara
dhe atë vajzë që e vija në besim.
Të dua me një dashuri që besoja se e kisha humbur
së bashku me shenjtorët e mi të humbur.
Të dua me frymën, buzëqeshjet, lotët e gjithë
jetës sime!
e në dashtë Zoti,
edhe më mirë, do të të dua pas vdekjes.
SI FËMIJËT NË DIELLIN E MESDITËS
Si fëmijët në diellin e mesditës,
ulem në vështrimin tënd, dhe dridhen shpirtrat
midis qepallave të lumtura, për të pashprehshmen,
intimen, gëzimin bujar. Shih, në dyshim
do të endesh Dhe s’më vjen keq për fajin, por
rasti që na privoi, qoftë edhe për një çast,
të reciprocitetit, prania e dobishme
Ah, mbamë afër , mbromë
Ti, o pëllumb i dashur. Dhe frikëve të mia,
Po të jenë kthyer, kundërshto e qetë zemër e fortë:
në sigurimin tënd divin të gjejnë folenë
mendimet e mia që pa ty përpëliten
pa krahë humb në qiell.
ELIZABET BISHOP
(Elizabeth Bishop)
1911 – 1979
Elizabeth Bishop (Worcester, 8 shkurt 1911 – Boston, 6 tetor, 1979) ishte një autore amerikane dhe poete. Poezia e saj ka fituar një brohoritje të gjerë kritike dhe ende është duke u lexuar dhe studiuar gjerësisht, sidomos në SHBA. Ajo konsiderohet njëzëri si një nga poetet më elegante të gjuhës angleze të shekullit të njëzetë. Ajo gjithashtu shkroi vepra në prozë dhe ka është çimentuar edhe në pikturë.
NJË ART
Arti i humbjes mësohet shpejt;
Shumë gjëra duken se duan të humbasin
por humbja e tyre s’është fatkeqësi.
Humb diçka çdo ditë. Prano torturën
e çelësave të humbur të shtëpisë, orëve, shpenzuar keq
Arti i humbjes nuk është një disiplinë e rëndë.
Ushtrohu për të humbur më shumë pa frikë:
vende, emra dhe destinacione udhëtimi.
Asnjë nga këto humbje s’do të jetë kurrë fatkeqësi.
Humba orën e nënës sime. Ishte imja dhe u venit – ops!
– E fundit e tri shtëpive të dashura.
Arti i humbjes nuk është një disiplinë e rëndë.
Humba dy mbretëri të mëdha, dy qytete të dashura,
Dy lumenj të, një kontinent. Më mungojnë,
por kjo nuk ështe aspak një fatkeqësi t’i humbësh.
Edhe për humbjen tënde (figura e qeshura, zëri gazmor, gjesti që dua) do të më dëgjoj. Është e qartë, tashmë: arti i humbjes nuk është disiplinë e vështirë.
edhe pse mund të duket (dhe shkruaje!) një fatkeqësi.
Korrik-shtator 2000
PAGJUMËSI
Hëna në pasqyrën e bufesë
shikoni në miliona milje larg
(Dhe mbase me krenari, në vetvete,
por nuk buzëqesh, kurrë nuk buzëqesh)
larg shumë larg përtej gjumit,
ose mbase është një që fle gjatë ditës.
Nëse Universi të donte ta braktiste,
ajo do t’u thoshte që të shkonin në ferr,
dhe do të gjente një shtrirje uji
ose një pasqyrë, mbi të cilën nguroj.
Prandaj vëri problemet në qese
çrregullsitë dhe hidhi në pus
në botën e rrëmujshme, ku
e majta është gjithmonë e djathtë,
ku hijet në të vërtet janë trupa,
ku ne qëndrojmë gjithë natën zgjuar
ku qielli ka kaq pak lartësi,
sa i thellë është oqeani dhe ti më do i dashur.
HARTA GEOGRAFIKE
Toka qëndron mbi ujë, gjysmëhije në të gjelbër.
Hijet, apo janë cektina?, Atje modelojnë
linja e shkëmbinjve pushtohet nga algat
që nga blu e qartë anojnë në të gjelbër.
O toka përkulet për të ngritur detin nga thellësia
dhe pa iu tembur qerpiku mbyllet?
Përgjatë rripit të rërës së kuqërremtë
toka tërheq detin nga thellësia?
Hija e Terranovës shtrihet e palëvishme.
Labradori është i verdhë aty ku vajosur
Eskimzin hënor. Mund ta përkëdhelim këta gjire
të këndshëm nën qelq si të donin të lulëzonin
ose për t’u pastruar kafazin peshqve të padukshëm.
Emrat e vendeve bregdetare që derdhen në det,
emrat e qyteteve që kalojnë maleve përreth
– dhe tipografi preh e një emocioni
i tepruar këtu shkon në dukshmëri.
Gadishujt prekin ujin e gadishujve me majë të gishtave
siҫ bëjnë gratë me mbeturinat.
Mbi letër, ujërat janë më të qetë se të tokës,
njoftojnë në të formën me valët e tyre:
dhe lepurin i Norvegjisë shkon fshihet në jug
Konturet gërryejnë detin, në kërkim të tokës.
Janë të caktuara ose janë janë vendet që zgjedhin ngjyrat që karakteri ose uji vetë përshtatet më mirë?
Është e drejtë topografia; Perëndim ose Veri janë të baraslarguar.
Me shumë delikatesë historianët, zgjedhin ngjyrat hartografët.
Përktheu: Faslli Haliti