MBI SIMBOLET ILIRE DHE IDENTITETIN GREK E SLLAV

0
1264
Ylli i Davidit në flamurin maqedonë

Abdulla Mehmeti

(Raporti i forcave dhe interesave në botën e sotme po krijon një gjendje të re në shekullin XXI, duke e ndryshuar me këtë edhe historinë e popujve dhe shteteve të rajonit.)

Prej sot, më 12 gusht 2019, në bazë të Marrëveshjes së Prespës mes Maqedonisë Veriore dhe Greqisë (2018) ndalohet përdorimi i simbolit të diellit të “Verginës” në Maqedoninë Veriore. Një periudhë disavjeçare pas pavarësimit të Republikës ish Jugosllave të Maqedonisë (1991) ky simbol ka qenë në flamurin shtetëror të Maqedonisë Veriore.

Shtetet sllave, disa të krijuara nga Mesjeta e disa gjatë shek.XIX, si dhe shteti grek i krijuar nga arvanitasit vendës më 1821, të gjitha simbolet kombëtare, shtetërore dhe fetare të tyre i kanë përvetësuar (falsifikuar dhe përshtatur) nga populli vendës ilir-dardan-arbër-shqiptar autokton.

Sidoqoftë, populli maqedonas, i krijuar si komb politik pas vitit 1944, ka më tepër të drejtë t’i përdor këto simbole (të modifikuara) se sa populli i sotëm grek, i cili asgjë nuk ka të përbashkët me helenët-grekët e lashtë.

Kombi i sotëm maqedonas është krijuar kryesisht nga banorët autoktonë, shqiptarë, vllehë dhe të tjerë, ndërsa shumë pak ka element sllav në përbërjen e tij, si përzierje e sllavëve të ardhur nga shek. VII dhe sidomos gjatë shek. XX, në këto hapësira dhe më gjerë.

Më tepër se gjysma e banorëve të sotëm sllavë dhe grekë, sidomos në Greqinë e sotme (1923), Maqedoni (Jugore dhe Veriore), Serbi dhe republikat e ish federatës jugosllave, janë sjellë nga ish republikat e Bashkimit Sovjetik (Azia) në mënyrë të heshtur dhe sistematike. Në mbi gjysmën e territorit të Greqisë së sotme struktura etnike e popullsisë është ndryshuar në dëm të banorëve autoktonë me sjelljen e banorëve të ri, kolonizatorë nga Turqia dhe ish shtetet e BRSS-së, në masë mbi dyfishin e banorëve vendës.

Kolonizatorët nuk mund të thirren në trashëgimi të tyre kulturore dhe historike në territoret e pushtuara dhe sunduara me dhunë! Kjo ka të bëjë në radhë të parë me sllavët dhe “grekët” e ardhur gjatë shek. XX në territoret etnike shqiptare në Gadishullin Ilirik.

https://ina-online.net/prej-sot-ndalohet-simboli-vergina-ne-maqedonine-e-veriut/