Memorial turk në Tiranë – si “kalë troje” në trojet e shqipes…

1
915
Memorial turk në Tiranë

MARRITË SHQIPTARE NË FOKUS…

E paprecedent
Memorial turk në Tiranë – 251 emrat e të rënëve në mbrojtje të Erdoganit…

Memoriali turk në Tiranë, TRT Haber

(Ka kohë që një shkrimtar përmetar, Mitro Çela shkruan: HABERET E MITROS – Limit.al – u flen turku në bark…)

Në memorial te parku i liqenit, përmes një vendimi të marrë në fshehtësi nga bashkia e Tiranës. Asnjë sqarim për këtë vendim nga institucionet. /SYRI.net

Pikë lidhje, kjo që ka ndodhur nuk ka me Shqipërinë e për shqiptarët. Atëherë pse bëhet? Edhe sikur të ishte Shqipëria një krahinë autonome e Turqisë, kjo nuk ka asnjë lidhje logjike me ngjarjet e ndodhura në grushtin e shtetit në Turqi, që u dashka ne të ngremë një memorial, për të nderuar të rënët në mbrojtje të Erdoganit, në grushtin e shtetit të stisur në Turqi… ??!!

Arbjan Mevniku, zëdhënës i Bashkisë Tiranë

Kjo hyn thjeshtë te marrëzitë e pakuptimta të shqiptarëve, te shkretimi i tyre neurotik në shërbim të turkut, aq më tepër kur mori pjesë në këtë takim përurues e folën edhe “nacionalisti” musliman i fortë i PD-së, Kreshik Çollaku – ish ambasador i Saliut në SHBA dhe karikaturisti i famshëm anti – 30 qershor, Bujar Kapexhiu

Kreshik Çollaku, politikar i fortë i PD-së, musliman e filo-islamik denbabaden…

Bujar Kapexhiu, i cili përshëndeti në emër te organizatave të shoqërisë civile, theksoi se si rrallë herë në historinë politike të botës grushti i shtetit dështoi.

Populli turk iu përgjigj menjëherë thirrjes së presidentit Recep Tayyip Erdoğan për rezistencë dhe si një trup i vetëm i vuri gjoksin tankeve. Nuk ka ndodhur kurrë në botë që të ndalet e keqja duke u bashkuar i madh dhe i vogël, me miliona njerëz pa dallim bindjesh politike me vetëmohim të rrallë, gati për të dhënë edhe jetën për të mbrojtur demokracinë. Heroizmi i popullit turk bëri që ata të kapen në flagrancë. Kjo ishte një fitore e madhe e popullit dhe një dështim i turpshëm i komplotit të përgatitur në fshehtësi prej dekadash nga lëvizja FETO dhe ithtarët e ideologjisë së saj të sëmurë”, tha ai.

Bujar Kapexhiu, politikar i fortë pro PD-së, musliman denbabaden dhe kundërshtar i zgjedhjeve lokale me 30 qershor në Shqipëri, kokë turku hesapi, ose safi!…

Kapexhiu theksoi më tej “Është fatkeqësi që FETO, kjo organizatë e cila me metoda okulte prodhon individë që zbatojnë urdhrat e kupolës verbërisht i ka shtrirë tentakulat e saj në shumë vende të botës. Këto zgjatime të helmuara janë përhapur gjerësisht edhe në Shqipëri. Ne jemi plot shpresë që organizata gyleniste nuk do të jetë edhe më tej armiku që harrohet dhe shqiptarët do t’i refuzojnë me vendosmëri ushqimet e saj plot helm. Populli shqiptar i lidhur si vëllai me vëllanë me popullin turk, do të jetë përherë përkrah tij në përpjekjet e përbashkëta për liri, demokraci dhe prosperitet”.

E nxjerrin kokën këta e nxjerrin, në veprimtarinë tyre anti-shqiptare e bythëshitjen turke… e pastaj thonë se “fajet i kishte Enveri…” apo jo Giorgo?! Enveri i kishte të gjitha fajet ë? Krijon kundërshti kur don me e shërua këtë popull nga kultura neurotike e pushtimit të gjatë osman, që ia futi një pjese të shqiptarëve islamin e turkun në bark…


PUSHTIM I BUTË NGA TURKU – PUSHTIM ME PAMBUK…

Po thotë dikush kur sheh memorialin e viktimave turke kundër “grushtit” të shtetit të stisur… E ç’lidhje kemi ne më atë ngjarje turke?! Marri e madhe…

Por marria ka filluar më 1990, kur shkretanët iu turrën fesë hebraike – arabe si gjaja, sikur u ka lind në vathë. E në atë histeri kolektive kundër komunizmit e Enverit, u doli turku më i dashur se shqiptari dhe e mbushën vendin me xhamia, me kulturë joproduktive fetare dhe me atë kulturë neurotike, që kishim në kohën e pushtimit osman. Madje disa të dënuar politikë të kohës së xhaxhit kërkonin edhe tapitë e kohës së turkut…

E kështu turku ta rraaaaaë nga pas, hiç mos u çuditni, kur sheh këtë popull shkretan, që do pushtuesin e kulturën e tij më shumë se të veten, kur sheh se i vë emrat turq e arabë, dhe i bën xhamitë e objektet fetare më të larta e më të shtrenjta se Institucionet e shtetit, kur e sheh këtë popull bagëti, që me ia pre hundën, fillon e ha bar! Normalisht se turku e secili i huaj ta rraaaasë, se ti vetë po i thua jepi!

/Arben Çokaj

1 KOMENT

  1. Gomari i keq ta bjen Kalin e Trojës ne oborr. Ne Tiranë akoma nuk ka nje shenjē për viktimat e komunizmit, por ka shenja te luftes ndër-tyrqelike ne Turqi!!! Tani pritet me ndertu edhe nje memorial per Mickojat, qe u vrane ne puçin e organizuar nga Orangutani…

Komentet janë mbyllur.