Mjekja e Tamares së Kelmendit, jo thjeshtë një “bluzë bardhë” !

0
832
Motorristi polak me dhimbje

Musa Kurtulaj

Kjo ngjarje u perket orëve të pasdrekës të ditës së enjte, dt.8 gusht 2019. Personi i shtrire mes motorrit dhe bordures se rruges, eshte nje motorist – turist nga Polonia, ndersa ajo qe qendron ne kembë eshtë mikja e tij. Ata po udhetonin rruges se Kelmendit per ne Shkoder, por papritmas matoristi ndjenë dhimbje te renda, ndaj ndalë motorin dhe shtrihet ne rrugë duke u perpilitur nga dhimbjet, nderkohë mikja e tij tronditet pasi ishte e pafuqishme per ti ardhur ne ndihmë, dhe veç lutej për të ! Kishin udhëtuar me qindra kilometër nga Polonia, dhe tani u ndodhë e papritura në bjeshkët e Kelmendit !

Ka vazhduar kjo gjëndje rreth 30 minuta, deri sa u be e mundur që motoristi i semurë të dërgohej ne qëndrën shëndetësore te Tamarës, rreth orës 19.30 minuta ! Këtu falë gatishmërisë së gjithë përsonelit të kësaj qëndre dhe ne veçanti mjekes Lidia Zmijanej, e cila ka ardhur nga Tirana per të shërbyer në Kelmend gjatë sezonit turistik, u be e mundur që brenda pak minutash gjëndja shëndetësore e motoristit të stabilizohej ndersa pas një ore të ngrihej ne kembë dhe të levizte pa shqetësime.

Gjithësesi, çifti i turisteve polakë u mbajten mbreme në hotelin e Tamares, që të ishin nën kontrollin shëndetësor për çdo të papritur ! Fatmirësisht, gjithçka kaloi mirë pasi mjekimi kishte dhene rezultat, dhe sot në mengjes rinisen udhetimin, pas falenderimeve të përzemerta për përsonelin e Qëndres Shëndetësore Tamare dhe malesorëve fisnike, që ju gjeten pranë !

Një falenderim edhe nga autori i këtij shënimi, i cili rastësisht qëlloi të jetë i pranishem në këtë ngjarje, për gjithë personelin e qëndres shëndetësore të Tamares e banorët, dhe ne veçanti per mjeken Lidia Zmijanej, që tregoi se është vërtetë MJEKE dhe jo thjeshte një “bluzë bardhë” sa për të kaluar radhën ! (I kërkoi ndjesë qe foton e saj po e hedhë ne fb pa i marrë leje) !