Iluzionet zgjedhore?

0
871
Bekim Rexhepi

Në këto zgjedhje që duhet të mbahen tani, shanset dhe gjasat duhet të mbartin edhe një rezonim të vetë politikanëve që pushtetin e politikës ta kthejnë gjithsesi në dobi të vet politikës, qe kjo të mos grabitet nga dinakëria e njerëzve që nuk kanë së paku as minimumin e një rezon politikë.

Nga Bekim Rexhepi

Lajmi se ushtaret e Republikës se Kosovës do të dislokohen në Irak dhe Afganistan, nuk është një lajmë i gëzueshëm për anëtaret e familjeve që një ose më shumë pjesëtar të tyre do të dislokohen në zonat e nxehta, në gjurmët e freskëta të luftës. Ndofta, para Irakut dhe Afganistanit ushtaret e Kosovës do të duhej të dislokoheshin në Veri të Kosovës, për faktin se Serbia nuk ka hequr dorë nga diskursi i saj, me pretendime territoriale ndaj territorit sovran të Republikës se Kosovës. Më shumë kuptim do të kishte një dislokim i ushtarëve tonë në Veri se sa rehabilitimi i mëtejmë strukturave kriminale nga Serbia, që torturojnë vazhdimisht serbet e Kosovës dhe delegjitimojnë të gjitha kushtet dhe mundësit e integrimin të tyre ne Republikën e Kosovës.

Rendja e lehtë e qeverisë dhe e dyta e kryeministrit Haradinaj prej pushteti nga direktiva e Hagës speciale, ka derivu serish në falimentimin e shpejtë te qeverisë, qe asnjëra prej tyre nuk arrin të qojnë mandatin deri në fund. Sidoqoftë, edhe kjo qeveri nuk u përmbyllë pa skandale, nuk pritej më ndryshe sepse siç lindi ne orët e fundit edhe nuk mund të zgjaste deri në fund, e fryrë me ministra e zëvendësministra i tejkalonte edhe shtetet me popullata dhjetë herë më shumë se popullata e Kosovës. Një qeveri e kamufluar dhe sunduar prej pakicës, kundrejt shumicës nuk mund të shpërfaqej më ndryshe, sesa në fakt që është treguar në kohë. Një qeveri e minutave të fundit duke u vet përzgjedhur me politikën e dinakërisë, duke mos i lënë shteg meritokracisë.

Qeveria e kamufluar është vazhdim i politikës së skandaleve dhe korrupsionit brenda shtetit, ajo nuk prodhon suksese sepse sukseset nuk mund të vijnë nga strukturat që politikën e kalkulojnë interes personal dhe jo madhorë për popullin dhe shtetin. Kështu i ka ndodhur të gjitha qeverive dhe mbase kështu do ti ndodhë të gjitha qeverive që interesin personal e veçojnë para ati të përgjithshëm. Por, nuk mund të mos e themi një të vërtetë se secila qeveri dallon me diçka nga tjetra, kjo e fundit ka dy-tre suksese,; ka parandalimin (jo e vetme) e insiativës se Hashim Thaçit, për korrigjimin, shkëmbimin e territoreve mes dy shteteve Kosovë Serbi, pastaj formimi i ushtrisë së Kosovës, paçka se ajo ende nuk është komplementare dhe në fund një ligj i përbashkët që Trepçën e ndalon nga falimentimi dhe privatizimi (edhe pse që prej luftës është ne falimentim).

Madje rendja e qeverisë ka pasur edhe konfliktin e hapur mes interesave personale e kapitale, që nga pas lufta, e këto interesa janë skalitur në emër të një politike qe mbartte siglën e çlirimtarëve në pushtet.

Kur në politikë interesat personale e kapitale fërkohen mes vete doemos se shkaktojnë eksplodim të fortë politik, i cili mbase duhet të rikuperohet me një legjitimitet të ri politik.

Zgjedhjet

Zgjedhjet pas rendja së qeverisë duhet të jenë alternativa e vetme demokratike për Kosovën, e cila ka vuajtur shumë nga politikë bërja e keqe e komandantëve. Nuk është e thënë që komandantet të jenë edhe politikanë, por ja që ndodh në demokracitë e fillestare, sepse komandantët mund të jenë të shkëlqyeshëm dhe të zotët në beteja të luftës, por edhe jo aq të shkëlqyeshëm dhe të zotët në fushën e politikës. Pra, në zgjedhjet e fundit shqiptaret e Kosovës duhet të ndajnë mendimin se politika me komandant nuk ecën më, nuk nxjerrë suksese dhe zhvillim sepse injoranca në të gjitha fushat ka zbehur dëshirën e njerëzve që të jetojnë edhe më në Kosovë.

Zgjedhjet nuk kanë limit ato duhet të mbahen sa më shpejtë që vendi të mos mbetet pa politikë qeverisëse, ashtu siç fëmijët në shkollë që domosdoshmërish duhet të ketë mësuesen. Pra të mos e lejmë vendin pa qeverisje, sepse çdo humbje kohe është e rëndë për zhvillimin tonë dhe të vendit.
Në këto zgjedhje duhet të zgjidhën njerëzit që kanë rezon politikë, jo më komandant që armën e kishin nderë dhe jo lapsin. Komandantët nuk arritën që këtë nderë të armës ta mbajnë gjatë, duke ndërruar atë me lapsin, ata u turpëruan madje, sepse fusha e politikës nuk është e njëjtë siç është ajo e militarizmit.

Popullata ka pasqyrë gjendjen dhe zgjedhjet mund të përmirësojnë gjendjen e tyre në se këtë herë zgjedhin njerëz me rezon politik dhe jo ushtarak. Por, në këto zgjedhje që duhet të mbahen tani, shanset dhe gjasat duhet të mbartin edhe një rezonim të vetë politikanëve që pushtetin e politikës ta kthejnë gjithsesi në dobi të vet politikës, qe kjo të mos grabitet nga dinakëria e njerëzve që nuk kanë së paku as minimumin e një rezon politikë.

Vetëvendosja, i ka bërë thirrje LDK-së që ta bëjë një koalicion paraprak që të parandalohet mundësia e kalkulimit abstrakt të votuesve të shumicës me atë të pakicës siç ka ndodhur në fund të fundit. Nuk thuhet kot “hap sytë sa është koha edhe për ty, jo vonesa që mund ti shërbej më shumë tjetrit për grabitje”.