Mentor Kikia
Historia e disa turistëve të huaj në Ohër këtë verë është bërë e famshme. Ata ishin 7 persona dhe porositën peshk, sipas menysë. Në fund fatura u kishte ardhur nja 800 Euro. U revoltuan, por kamarieri në fund u kishte thënë që keni ngrënë 12.5 kg peshk.
– Po ne nuk porositëm ka shumë.
– Epo kaq është rracioni.
Që të mos e hani, së pari këtu në Shqipëri, e pastaj në rajon….
Po flas me të vjetra, që të mos bëhemi lëmsh.
Pronarët në meny shënojnë çmimin për 100 gr peshk, dhe ti gënjehesh, kur shkon çmimin Kocë – 700 Lekë. Hajt më, për 7 mijë lekë, me pushime jam. Pse kam ardhur në det të ha vetëm qofte me patate.
Kur të vjen fatura 35 mijë lekë vetëm peshku, ti hap sy e veshë. Çfarë, pse, çfarë hëngra? Epo rracioni ishte 500 gram zotëri x 7000/100 gram = 35,000.
Kontrolloni mirë menutë. Ia kanë marrë dorën të gjithë. Edhe këta tashmë të zhvasin në mënyrë të ligjshme. Si biçim PPP-je gjithandej me pak fjalë.