Historia e lashtë dhe mashtrimet serbe

0
819
Vazo e vizatuar me plis e kryqe të thyera

Si shpjegohet lashtësia historike në tokat e Serbisë së sotme ?

Fahri Xharra Nga : Fahri XharraRevista Drini24 Shkurt 2019

Pse serbët mundohen me çdo kusht të rreshtohen në popujt më të vjetër të Europës? A i lejon historiografia botërore falsifikimet serbe?
Po shqiptarët, sa i ndihmojnë mashtrimet serbe?
Ne shqiptarët, sa jemi mbrojtës të trashëgimisë sonë super të lashtë?
A na mallkon historia e lashtë, pjesëtarë të së cilës jemi ne ?

Duke lexuar librin “Historia e Serbisë në 40.000 vjetët e fundit“ ((ISTORIJA SRBIJE U POSLEDNJIH 40.000 GODINA ) mbushesh vrer me mashtrimet e tyre. Serbët e shkruajnë historinë e tyre kështu:
– 40.000 vjet para Kr. Paleoliti – gjurmët e para njerëzore në token e Serbisë
– 6500-5500 para Kr. Mezoliti – Kultura e Lepencit dhe e Gjerdapit
– 4500-3200 para Kr. Neoliti i ri – Kultura e Vinçës afër Beogradit
– 2000 – 1000 vjet para Kr. – Koha e bronzit, kultura e Vatinacit, Dubovac
– 1000 para Kr. – 100 pas Kr. Epoka e Hekurit – fiset Tribalët, Dardanët…
– 269 pasKr. perandori Claudios i mundë Gotën në Naissus.
– shek i 3-4-të në tokat e Serbisë lindin disa perandorë romakë
– shek i 4 Sirmiumi ( Sremska Mitrovica ) kryeqendër romake
– Viti 395 Pas ndarjes se Perandorisë Romake, meritori i Serbisë i takon Lindjes
– Viti 527-565 Justiniani e ngriti Justiniana Primen

Kultura e kohës se bronzit (sipas serbëve), në tokat e Serbisë, u paraqit rreth 1900 vjet para Kr. në Banat, Srem, Belotić-Bela Crkva, Bubanj-Hum III-Slatina.

Ndërmjet viteve 1200 prKr, në Kosovë, Pomoravlje, Baçka dhe Banat filluan bashkësitë njerëzore të cilët banonin, ushqeheshin; kultivonin grurin, rritnin bagëtitë. (prapë sipas tyre).

Në fundin e mileniumit të dytë, filluan të paraqiten bashkësitë etnike – Dardanët, Triballet, Iliret dhe Thrakasit“…

Ku ishin sllavët në këtë kohë? Qëllimi është të shpjegohet se serbët ishin pasardhës të këtyre fiseve pellazge… Në pyetjet që i bëra në fillim, shkenca shqiptare vendosmërisht duhet ta thotë fjalën e saj !

Por sidoqoftë, të shohim këtë renditje:

– Shkrimi pellazg i “Vinçës 5500 vjet prKr.
– Shkrimi Sumer 3100 prKr.
– Piktografia Egjyptase 3000 prKr.
– Shkrimi me kuja Akadik 2500 prKr.
– Shkrimi indas 2200 prKr.
– Shkrimi linear i Kretes 1800 prKr.
– Shkrimi Semit 1800 prKr.
– Shkrimi Fenikas 1100 prKr.
– Shkrimi Etrusk 900 prKr.

A janë serbët djepi i civilizimit europian ? (Srbija je kolevka evropske civilizacije)

Pse shqiptari nuk flet?

Fahri Xharra, 13.03.17
Gjakovë