Mos të mashtrohemi, veç nëse kemi lindur për t’u mashtruar?!

0
535
Skënder Mulliqi

Nga Skënder MULIQI

As unë, po as shumë kush edhe pse ka dëshirë, nuk ka mundësi ta ndryshon lehtë këtë botë. Rruzullin tokësor kurrë më shumë nuk e kan udhëhequr njerëzit jo meritor për politkëbërje ! Nuk po them ide të re. Dhe, as që po vazhdojë ndonjë traditë. Secili prej nesh jetën në rini e kemi parameduar më ndryshe. Kemi pasur ëndrra për një botë me plotë ambicie, karrierë në profesionin që e preferojmë për të ardhmën tonë. Por, e gjithë kjo gjatë rrugëtimit tonë jetësor është shumë më ndryshe.

Frika secilin njeri e rrethon. Shpirtërat tonë e shëtisin botën, ose nuk shkojnë më largë nga rrethi ku jetojmë. Njeriu nuk duhet besuar shumë atyre që në një mënyrë janë të humbur, për familjën, rrethin ku jetojnë e më largë… Mençuri është të dimë së si planifikojmë të ardhmën, si do të jetojmë dhe së do të vdesim më nder. Zakonet dhe adetet shpesh I shkruajmë vet. Nuk ia vlen të pranojmë që ta bëjmë jetën nën diktaturë, këtë mos të ndalim ta bëjmë asnjëherë gjatë jetës. Kapitullimi para të keqës është si vdekja e dhunshme.

Rrugët tona edhe mund të janë të panjohura, por që sigurisht ato rrugë nuk i preferojmë. Mos të bëhemi viktima të jo moralitetit. Mos t’i kopjojmë askënd, mos t’i kopjojmë njerëzit më grada të venitura gjeneralësh… mos të vrapojmë pas atyre që normat e jetës nuk i kanë shkruar mirë. Mos të veprojmë kundër qenies dhe shpirtit tonë, kjo është e tmerrshme. Të mendojmë mirë për veprimet tona, mos t’i dëmtojmë të tjerët dhe atdheun, në rrugën e jetës. Lëndimi që mund t’ia bëjmë Atdheut është shumë i rëndë. Mos të mashtrohemi, veç nese kemi lindur për t’u mashtruar. Ta përqafojmë të mirën karshi të keqes. Prosperiteti në jetë është proces i vazhdueshëm.

Nga njerëzorja mos të ikim përjetësisht. Kjo është e frikshme, e tmerrshme, është barrë e rëndë mbi supe… Të bëhemi të vetëdijshem së kënd po e ndjekim mbrapa. Jetën ta orientojmë kah njerëzorja, tolerance fetare, kah prosperiteti, dashuria për të gjithë njerëzit e mirë të kësaj bote. Jeta e zhytur në kaos është e vështirë, është pa rrugdalje, është ngushëllim i keq.

Unë nuk them që jam i ditur, kam frikë nga ata të cilët thojnë së janë të ditur. Duhet të ndërojmë dhe të mësojmë të falim, kjo është njerëzore dhe është e dinjitetshme. Të nderojmë përjetësisht të gjithë ata, të cilët na sollën lirinë tonë. A ka gjë më të turpshme dhe më e tmerrshme, kur dikujt i pështyhet varri?! Ata që lënë mbrapa vepra dhe emer të fëlliqur, nuk kan lënë asgjë të vlefshme mbrapa. Gjithmonë mund të mësojmë nga jeta.

Katarsisi pozitiv është vlerë njerëzore. Të mësohemi të duam dhe t’i besojmë më shumë njeri-tjetrit. Mos të urrehemi, mos të vritemi më njeri-tjetrin, se jemi vëllezër të një gjaku. Me duar të përgjakura nuk kemi mundësi të qesim mbi tavolinë lirinë dhe dashurinë?! Është racion që na mbetet në fyt, është ngushëllim i keq. Këngët e këqia, janë tepër pikëlluese…

Kthimi mbrapa sigurisht së nuk na duhet, sikur nuk na duhet asnjë gënjeshter e re. Çelja e varreve të reja, se shumë dhe gjatë na i hapën varret armiqtë tanë shekullorë, si dhe thyerja e zemrave, është katastrofale për qenjën tonë, si dhe për të ardhmën si shtete dhe si komb. As diktaturat e ‘buta’, nuk i duhen njeriut të këtij nënqielli. Do të ishte lumturia jonë individuale dhe lumturia jonë e përgjithshme, që ta flakim urrejtjen. Ta duam atdheun dhe kombin mbi të gjitha, që shumë i kemi harruar…