VDEKJEN NUK E PËLQEJNË AS PERËNDITË

0
609
Rrustem Atdhe Geci

Rrugët e qytetit tim s’janë pa dashuri
as pa dashnorë të shquar e autoktonë
në Prshtinë asgjë s´është e njëjtë, as
trotuari anash, as pemët e gjelbëruara

Mbi këtë tokë u kryqëzuan zotat tanë
histori nga më qytetëruese, bardhësi
u ndeshë re nga më të përgjaktat
po farë e barit nuk e la tokën djerrinë

Tek po pija kafenë me një mikun tim
unë atë e justifikova se në poezi jam
autokton i dallueshëm, kam AND-ën
time! Këngë është çdo fjalë e shqipes

Koha është më e gjerë se vet gjerësia
dashuritë nëpër kohë janë të çasteve
vdekjen nuk e pëlqejnë as perënditë
por, për dashurinë të gjallët betohen!…

Atdhe GeciPrishtinë, 2019