Po vazhdon (pseudo) debati për Enver Hoxhën

1
669
Enver Hoxha - Mugosha

Në foto: Enver Hoxha me Dushan Mugoshën

Kelmendi Ibrahim

Nga: Ibrahim Kelmendi, Revista Drini5 Gusht 2019

Me 2 gusht (2019) “enveristi” Begzad Gashi, në profilin e tij në FB ka shkruar:

Përse Shqiptarët ende e kanë frikë të flasin për Enver Hoxhen? Flasin për Ismajl Qemalin e gjer te Nënë Tereza, por Shqipërinë e ruajti dhe e mbrojti Enver Hoxha. Pamvarësisht te metave të sistemit, janë 50 vjet histori…, jemi deshmitarë se nuk ishte e tera e zezë… Çfarë mendimi keni?

Këtë kërkesë të Begzadit e kanë pëlqyer 89 veta dhe janë bërë 86 komente, por nuk me ngjan të ketë ndodhur debat i shtruar as kësaj radhe. Nga mosdija, taktizimi, ndruajtja, apo nga mungesa e vullnetit përkatës?

Një kontribut të madh për të nxitur debat serioz ka ofruar Prof. Dr. Isuf Kalo, diabetisti me famë botërore, i cili këto ditë ka publikuar një libër voluminoz me kujtime për ato që ka përjetuar gjatë shumë viteve, duke qenë mjek kujdestar i Enver Hoxhës. Libri mban titullin “Blloku“, duke aluduar në lagjen e Tiranës, ku kanë jetuar sundimtarët kryesorë të “diktaturës së proletariatit“.

Meqë shumë veta nuk i kanë mundësitë fizike ta kenë shpejt këtë libër, po sjell një bashkëbisedim me Profesorin Kalo, gati dy orë e gjysmë të gjatë, emetuar nga tv-chanel one, me 27 korrik 2019, sepse përmban shumë informacion për këtë librër.

Tashmë kemi distancë kohore gati 35 vjeçare, qysh kur ka vdekur Enver Hoxha, prandaj debati nuk do të duhej të ishte emocional e inatçor. Nuk duhet të ketë më sekrete të pa njohura për Enver Hoxhën, por jo të gjithë e kemi gjithë informacionin për jetën dhe veprimtarinë e tij. Që do të thotë se vazhdojmë të kemi nevojë që të shkëmbejmë informacionet që i dimë, por edhe për opinionet dhe (dis)kualifikimet e gjithëllojshme, meqë kështu do të kultivojmë debatin përkatës historik.

Para shumë viteve kam pas nderit të jem mysafir të Bashkëveprimtarët Emine Gashi-Xhemaili e Ibrahim Xhemaili, në Kopenhagen, ku na pat nderuar me vizitë e bashkëbisedim të shtruar Profesori Kalo. E luta të mos vonohej për të rrëfyer kujtimet për pacientin e tij, në format libri, por ai atëherë vazhdonte të këmbëngulte se mjeku ka detyrim të mos flasë publikisht për pacientin. Fatmirësisht, duke mos cenuar këtë parim mjekësor, tashmë ka publikuar kujtimet, për mendimin tim, me sinqeritetin, që e karakterizon fisnikëria e devotshme (pavarësisht faktit që ende nuk e kam lexuar librin).

Profesorin Kalo e përgëzojë për librin, duke i uruar jetë sa më të mbarë. [i.k.]

* * *

Këtu keni linkun për ta përcjell bashkëbisedimin:

Profesorin Isuf Kalo e përgëzoj për librin, duke i uruar jetë sa më të mbarë. [i.k.]

1 KOMENT

  1. Kolaboracionisti shkavellorusik Enver Hoxha ka një merite të madheeeee.

    Ai eshte me i merituari qe NATO AMERIKA E BOMBARDOI SERBINE ME 1999. Sepse po te mos ishte kuislingu Enver Hoxha, KOSOVA DO TE ISHTE PJESE E SHQIPERISE ASHTU SIÇ ISHTE PARA SE TE FUQIZOHEJ KUISLINGU… NGA SHKAVELLOKUMISTET E BILIGRATIT.

    Prandaj kenaqesine e bombardimit te shkavelleve me 1999 nga AMERIKA NATO …E NDERROJ ME 54 vjet okupimi, qe na e dhuruan shkavallokmunistet enevrik dhe fadilik… alishukrik…

    Shënim: Dardan, duket se analiza jote nuk është plotësisht e saktë. Enveri po të mundte e merrte edhe Kosovën, e cila ishte ndarë nga Shqipëria më 1913-n, në Konferencën e Londrës, e jo se ishte Enveri komunist, e me partizanët luftuarn kundër fashizmit, që realisht na bashkoi. Duhet parë kjo punë edhe në planin tjetër, sikur komunistët shqiptarë me partizanët nuk do të ekzistonin fare, pas rënies së fashizmit, a thua Shqipëria do të ndahej përsëri nga fqinjët? Se nacionalistët shqiptarë e përkrahën fashizmin, se na bashkoi, por pas rëniows së fashizmit, nga urrejtja mundet se edhe do na dëmtonin, sikur të ow e merrte Shqipërinë në dorë krahu i koalicionit anti-fshist shqiptar. Kujto këtu se edhe më 1919-n, u bënë përpjekje për ta ndarë Shqipërinë, por na mbrojti presidenti amerikan Woodrow Wilson… /

Komentet janë mbyllur.