Fytyra Smartphone, si po na plakin telefonat

0
1773
Smartphones

Teknologji – Opinion.al12/07/19

Si pasojë e qëndrimit shumë gjatë në rrjetet sociale përpos rrezeve që dëmtojnë shikimin dhe lëkurën, një problem i vërtetë po konsiderohet nga dermatologët dhe e ashtuquajtura “fytyra Smartphone”, pra forma që marrin tiparet tona për shkak të pozicionit kokulur, që mbajmë kur kemi smartphone-in në dorë.

Fytyra Smartphone është një varje e shpejtë e lëkurës së fytyrës, që shkaktohet nga smartphone-t, por, nuk ka të bëjë aspak me rrezet e dëmshme”, thotë për “Cosmopolitandr. Kiran Lohia.

Qëndrimi kokëulur para teksa shikojnë në telefon apo tablet, e bën fytyrën shumë më të ndikueshme nga forca e gravitetit, duke shkurtuar gjithashtu muskujt e qafës, që rri gjatë gjithë kohës e përkulur duke shkaktuar lëkurë e varur, dopio-gushë, rrudha në anë të buzëve dhe rrudha nga cepat e buzëve tek mjekra, si edhe mollëza të lëshuara.

Megjithatë, në këtë rast kemi shumë më tepër në dorë se në çdo rast tjetër. Fytyra smartphone është pasojë e qëndrimit, të cilin mund ta kontrollojmë.

Mos e mbani kokën poshtë kur shikoni telefonin. Ngrini smartphone-in ose tabletin në atë lartësi që mjekra të qëndrojë paralelisht me tokën”, këshillon dr. Lohia, “Përveç kësaj, përdorini më pak! Bëni ca kohë pushim nga pajisjet, sa qafa juaj ta marrë veten!”. /Opinion.al