Ta njohim më mirë shkrimtarin Sheremet Prokshi

0
700

Shkruan Zymer Mehani

Sheremet Prokshi lindi në fshatin Fortesë (Vërbofc) të Drenasit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa normalen dhe SHLP në Prishtinë. Që nga viti 1974 punon si mësimdhënës.

Me poezi merrej prej kur ishte nxënës i shkollës fillore dhe deri më tani ka të botuara këto vepra:

1. Iliria, drenushë me halle,
2. Fluturat lozonjare,
3. Diell për Çamërinë,
4. Shkronjat nëpër vargje,
5. Ku merr frymë shëndeti,
6. Fortesa e fundprillit ’99,
7. Gjyshja nga Presheva,
8. Mijëra vargje për ty nënë,
9. Hëna me dy faqe,
10. Macja laramane, dhe e fundit
11. Bukuroshja e lirisë – I.

Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, anëtar i Karvanit të Shkrimtarëve për Fëmijë “Agim Deva” dhe i disa shoqatave tjera letrare. Është përfshirë në dhjetra antologji, në enciklopedinë ”Autorë të letërsisë shqipe për fëmijë e të rinj 1886-2017”, si edhe në tri vepra studimi me analizë dhe kritikë letrare.

Shkruan kryesisht për fëmijë, por edhe për të rritur. Jeton në Drenas.