SHQIPËRIA DERI NË PREVEZË

0
471
Rrustem Atdhe Geci

Ese

Shqiptarët duhet të jenë gati dhe të përgatitur, që në çastin e duhur, t’i dalin zot tokave të tyre. Ky çast mund të jetë sot, mund të jetë nesër, mund të jetë një shekull. ( A. G. )

Në Evropë nuk ka një popull të dytë sa populli shqiptar që të ketë aq histori të pasur, dhe njëherit, aq histori masakrash dhe gjenocidesh nga fqinjët e saj. Epiri pellazgjik – Çamëria është toka dhe vatra e një populli tepër të lashtë, shkruan, Straboni. Qysh në paleolitin e hershëm, në Gadishullin Ballkanik, më parë ( Ilirik ), pellazgët qenë i vetmi popull qytetërues, për më se 15 mijë vjet jetë njerëzore.

Shqiptarët janë të vetmit trashëgimtarë të gjuhës dhe të gjakut pellazgo-ilir. O Himn i Flamurit! Shqipëria është tepër e vogël për të fal një sipërfaqe toke aq të madhe, sa Çamëria. Kufiri midis Greqisë dhe Shqipërisë herët a vonë do të jetë në Prevezë dhe më përtej, aty ku ka qenë për 15 mijë vjetë më radhë. Aktualisht, Shqipëria në Greqi nën pushtimin e Greqisë ka një teritor me siprfaqe prej 23 mijë e 5 qind kilometra katrorë, dhe mbi 4 milion banorë çamë dhe arvanitë. Çamëria Shqipëri është mision i shenjtë për çdo shqiptar dhe, detyrë kombëtare e gjithsecilit prej nesh që të angazhohemi për shkëputjen e Çamërisë nga Greqia, dhe Bashkimin me Shqipërinë në një Bashkështet shqiptar.

Pas rënies së Festim Latos, udhëtarët e Pavarësisë së Çamërisë nuk do të ndalen për asnjë çmim. Kombi ynë përherë ka ditë të nxjerrë atdhetarë dhe prijësa për lirinë dhe atdheun. Udha nëpër të cilën do të vemi në Çamëri është përplotë eshtra çamësh të rënë, përplotë eshtra fëmijësh të prerë, përplotë eshtra nënash të dhunuara, përplotë varre monumentesh të ndryshuara e të asgjësuara.

Festimi mbetet një humbje për Republikën e Çamërisë të shpallur në egzil në vitin 2016, por, udha përpara është fitorja. Festimi u vra si të gjithë heronjtë e Rilindjes Kombëtare. Unë e ndjej dhimbjen për vrasjen e Festimit, por, dhimbja dhe detyrat për Pavarësinë e Çamërisë i tejkalon dhimbjet e një të rëni. Pas vrasjes së Festim Latos heshtja e Shqipërisë dhe e Kosovës për Shqipërinë deri në Prevezë është e pakuptimtë. Shteti shqiptar e ka në Kushtetutë mbrojtjen e tërë territorit të saj.

Kërkesa e shqiptarëve për Shqipërinë deri në Prevezë duhet të hapet. Teritori i Shqipërisë i quajtur Çamëri i është dhënë në shërbim Greqisë me protokollin e ashtuquajtur, „Protokoll i Firencës“ i mbajtur në Firencë me 16 dhjetor 1913 nga 6 fuqitë e kohës.

Asnjë çast, asnjë përpjekje në histori nuk guxon të jetë harruese. Lufta për Çlirimin e Çamërisë dhe përtej saj do të jetë beteja më e shenjtë në tërë mijëvjeçarët tanë të ardhshëm. Këtë betejë të pakryer për Çamërinë dhe Krahinën e Mollës së Kuqe na e lanë të pakryer, Lidhja Shqiptare e Prizrenit, Shpallja e Pavarësisë në Vlorë nga Ismail Qemali, regjimi komunist i Enver Hoxhës dhe Lufta e Konsultuar e Kosovës më 1999 dhe shumë faktorë të tjerë.

Unë kujtoj se standardet e kohës sonë, ligjet e tregut, bizneset, marrëdhëniet kulturore, kërkesat dhe dëshmitë e pareshtura për njohjen e Pavarësisë së Çamërisë akualisht janë e vetmja mundësi historike që në Çamëri të hiqet „Ligji i luftës“ që ndalon zhvillimin kulturor, e arsimorë e kombëtar të Epirit të Çamërisë.

Mërgata 3 milionshe shqiptare në Evropë, Amerikë dhe Australi do të gjejë forcë e mençuri për t´i dalë zot Çamërisë dhe Krahinës së Mollës së kuqe. Shpallja e Republikës së Çamërisë është një meritë e arritur, e që sot ndiqet me zili nga shoqatat dhe partitë çame në Shqipëri dhe Kosovë. Por, koha do të jetë antologu më i mirë për ta ndriçuar udhën e së ardhmes sonë në një Bashkështet shqiptar. Rizënia e gjuhës shqipe në Çamëri dhe gjithandej Greqisë dhe zgjimi kombëtar i çamëve dhe arvanitëve, i vëllëzërve të një gjaku, i thërrasin sot guximshëm Evropës dhe intelektualëve të saj për ta lexuar drejtë e mbarë çështjen shqiptare, autoktoninë e Çamërisë Shqipëri. Poeti Asio, në librin „Athina e zezë“ e ka një varg të shkruan; „Epirin e ilirisë e lindi dheu i zi i Pellazgjisë, të barabartë me perëndinë“. Prandaj, nuk falet tokë e perëndisë! Çamëria merret, Çamëria s´lypet!

Atdhe GeciDortmund, 2019