FITOI ISO-PRONTO MAFIA NË LDK

0
385
LDK - Kuvendi IX zgjedhor

Në foto: Kjo është Iso-pronto mafija e LDK, e cila nuk dallon hiq nga ajo e PDK. Janë mafiozë, të korruptuar, janë varrëmihësit e LDK-së!

Nga Binak MAXHARRAJ

Më herët është parë se zgjedhjet në LDK janë një farsë e kurdisur dhe se ato u zhvilluan shkel e shko. LDK nuk dallon fare nga PDK, janë simotra të një djalli.

Sot ne Kuvendin e LDK nuk pati zgjedhje por zgjidhje me forcë nga Pronto mafia e saj. Se është e kapur LDK nga Mafia e saj u pa sot me këtë fitore farsë të Isa Mustafës.

Sot nuk fitoi LDK, por fitoi PDK e Hashim Thaçit dhe e Kadri Veselit, të cilët i kanë “rrasë shik” duke ia zgjatë jetën, sepse janë të njejta.

Hashim Thaçi, vija e te cilit fitoj sot në LDK i ngazëllyer po i ferkon dikund duart për pazare te reja të tradhetisë me Isa Mustafën.

Isa Mustafa sot në fjalën e parë tha së kurrë nuk do te bashkepunojmë me PDK. Kjo është një rrenë e kulluar e tij, sespe ai i cili te tradheton një herë te tradheton shumë here, nuk ka fytyrë është i pa fytyrë…

Gjamën e pazareve te reja me PDK do te ia ndieni së shpejti.
Sot LDK i humbi vlerat e saja intelektuale dhe institucionale, duke e rizgjedhë njeriun me urryer të saj Isa Mustafën, njeriun kontraves, pa identitet personal, i cili poashtu si Thaçi, për karrierë e shet jo vetem LDK por edhe vendin.

Nga sot LDK krejtë veprimtarinë e saj do ta kryejë online nga qendra e shtepisë së Isa Mustafës.

Sot nuk humbi vetem LDK por humbi krejtë Kosova, e cila i kishte shpresat ne LDK.
Nga sot LDK nuk ka së për çka te mburret, pos asaj se e ka marr rrugetimin fatal drejtë germinës, ka fillu rrotullimi i sajë.

Ky rrotullim dhe rrugëtim i sajë do te përfundoi në zgjedhjet e ardhshme, te cilat do te jenë fatale për LDK.