Nga Binak MAXHARRAJ
– Më konsesusin mashtrues fiton vija e PDK dhe SHIK-ut në LDK.
Presidenti i Kosovës si qyqja në rremë po e pret dhe vëzhgon së si do te rrjedhin punimet e 3 gushtit 2019. Ai për këtë arësye edhe nuk po hapë rrugë për situatën politikën në vend. Po, e pret Kuvendin e LDK së kush po fiton për ti nisë manipulimet e tij për te cilat është i njohur për shumë vite.
Por sot e paska mbajtë një mbledhje urgjente Kryesia e LDK, e cila dominohet na “komandantet” e vjetër të korruptuar njësoj sikur ata te PDK. Hiç nuk dallojnë. Shumë media dhe portale dolën se Kryesia e LDK paska marrë vendim, që në zgjedhje te shkohet me një kryetar konsesual, pikërishtë me Isa Mustafën.
Ua paska qorry qyqja sytë. Tek janë ra dakort, që Isa Mustafa te jetë ai kandidati konsesual. Konsesus i turpit, i mjerimit moral dhe intelektual të LDK-së, sepse kështu uzurpohet partia për interesa. Nuk mund të vendosë një gjysmë Kryesie së kush do te jetë kryetari i ardhshëm i LDK dhe se nuk mund qe LDK të jetë peng i një personi, nuk është pronar privat i sajë. Po, pse bash Isa Mustafa, kur në LDK ka njerëz shumë herë më te mirë së ai. Po, pse bash Isa Mustafa, i cili hiq nuk ka autoritet as te anetaresia e as te elektorati. Isa Mustafën qe shumë kohë te gjitha sondazhet e nxjerrin si njeriun më se paku te votuar. Atehere psa ky njeri t’i imponohet me zor LDK për Kryetar, sepse ky njeri si duket e ka mision shkatërrimin e LDK-së.
Këshilli i Përgjithëshëmi LDK te shtunën duhet ta hedhë poshte zgjedhjen e Kryetarit me konsesus, kjo nuk është e shendëtëshme për LDK, sepse e gulfatë demokracinë e brendshme në ”stilin merre ose le”. Konsensusi do t’i leverdisë vetem PDK, e cila po ban sehire për t’ia zgjatë jeten asaj në pushtet. Në Kuvend duhet te ekzistojë konkurenca e jo pykat e Kryesisë, e lila po mundohet me ia zgjatë jetën vehtës, sepse po tutet nga PDK dhe SHIK sepse i kanë bizneset e perziera.
Nuk mund te zgjidhet me konsensus Isa Musafa për kryetar për se dyti, sepse nuk është i përshtatshëm për LDK dhe në te shumtën e herave e ka demtu LDK, se sa qe i ka dalë në ndihmë. Të ia përkujtojm disa gjëra:
- Isa Mustafa nuk është rugovist, ky është rugovist aq sa është edhe Hashim Thaçi rugovist. Ishte një kundërshtar, se bashku me Bukoshin, i Presidentit Ibrahim Rugova, duke e shantazhuar nga disapora, duke ia ndalë ndihmat, telefonat, sepse i mbante paratë e popullit 3%, te cilat ishin mbledhë për te mbijetuar pushtetin paralel, qe ia kishte përballë Millosheviqit.
2. Erdhi si erdhi, apo më mirë e uzurpoi LDK si një njeri i ardhur nga qielli. Erdhi duke e sharë PDK dhe SHIK gjatë fushates elektoral, që për asnjë sekondë nuk i lëshonte nga goja, por edhe duke thanë se më pare do te bajë koalicion me dreqin se sa me PDK. Anëtarësia dhe elektorati i LDK i besoi. E banë opozitën e fortë VLAN, të cilës edhe e përkrahte populli si një opozitë e fuqishme. PDK me satelitet e saj nuk kishte shansë të formonte Qeverinë. Si mjeshtër i dredhinave qe është Hashim Thaçi ia noi syrin Isa Mustafës, i cili me dredhitë dhe lajkat e tij e bindi ne një marrëveshje qe: Isa Mustafës te ia jepë pozitën e Kryeministrit, me kusht qe Thaçi te zgjidhet Presidentë por për t’i kryer edhe disa punë tjera te rendësishme për shtetin. Isa Mustafa e hangër. Iku e la, e tradhëtoi VLAN-in, por edhe anëtarësinë dhe elektoratin të LDK, i cili besonte ne fjalët e tij gjatë fushatës elektorale. Iku nga VLAN, bile as pa i njoftuar partitë tjera qe ishin në VLAN.
3. Isa Mustafa me bekimin e Hashim Thaçit u ba Kryeministër. Nisi çorba e Hashim Thaçit të cilën e përziente edhe Isa Mustafa. E la të shkojë me negociua me Serbinë, për t’ia lënë këmbët e arushës në dorë. Me Serbinë e nënshkroi Mareveshjen për Asociacionin për serbët e Veriut më kompetenca ekzekutive, te cilën Kushtetuesja ia qiti poshtë. Por, ajo edhe më e rëndësishmja, qe Isa Mustafa e pagoi shtrejtë, ishte aprovimi dhe nënshkrimi i Demarkacionit me Malin e Zi ku humbën 8200 hektar tokë sikur mos te ishin fare. Bani trysni qe LDK ta voton në Kuvend. Premtimi tjetër për çka ishin marrë vesh është zgjedhja e Hashim Thaçit për President të Kosovës.
Edhe ketu Isa Mustafa e pagoi haraçinë, qe kurr populli nuk ia falë, qe e zgjodhi Hashim Thaçin për President të Kosovës, më te cilin tashti po ka telashe jo vetem Kosova për te humbë teritor, por po ia sheh sherrin edhe krejtë bota. Hashim Thaçi, pra u bë President, e kreu punën e vet. Ngadalë e pa se nuk po i duhet më Isa Mustafa, por e konsideronte penges si Kryeminister. Dhe një ditë kur Isa Mustafa nuk e kishte as idenë parë as në andërr përfundoi idila e tij më Hashim Thaçin, i cili e hudhi në rrugë si limonin e shtrydhur. Dhe Hashim Thaçi si kalorësi i natës e vazhdoi rrugëtimin e tij i vetem në drejtim të shkaterrimit të sovranitetit te Kosovës.
4. Hashim Thaçi hala nuk ka zbritë nga foleja e qyqes duke e pritur për epilogun e zgjedhjes se Kryetarit të LDK. Si duket në këtë situatë të brishët politike ne Kosovë pas ramjës se Qeverisë, prapë i ka varë shpresat të Isa Mustafa, se a mos do te pranoj ndonjë kompromisë tjetër, per ndonjë Qeveri, që vendi te mos shkojë në zgjedhje sepse ai e dinë fare mirë së PDK po i afrohet katastrofa. Ndoshta me maniret e tij të dallaveshisë brilante do ta mashtroi përseri Isa Mustafën që ta shpetoi PDK nga katastrofa.
Prandaj, Kuvendi i nendë i LDK qe do te mbahet me 3 gusht 2019 duhet të jetë në nivel te detyrës, qe te mos e lejon që LDK të marr teposhtezën, sepse nese zgjidhet Kryetari i LDK me konsensus, dihet LDK-në e rrou dreqi, rrokullimin e saj s’ka kush e ndal më. Ju anëtarët e Këshillit të përgjithëshëm duhet të jeni në nivel te detyrës, mos lejoni qe te ju mashtrojë kjo gjysmë Kryesi te cilës qe moti i ka dalë afati i përdorimit. Merrne situatën në dorë,mos lejoni manipulime ne emer te strukturave te rrejshme, zgjidhe Kryetarin ne menyrë demokrati me me shumë kandidat dhe me votim te msheftë, po le te fitoi ai qe merr vota mës së shumti. Kjo është demokracia.