DUHET RAMA ME I ZGJIDHË PROBLEMET QË KRIJON NASI…

0
508
Nazmi Hasanaj - Rama
Arben Çokaj
Arben Çokaj

Arben Çokaj*

Çova makinën në Dhjetor 2018, për ta zhdoganuar në Degën e Doganës Shkodër. Besa – agjenti doganor më tha se u bëjnë probleme njerëzve, fol me Nasin, Nazmi Hasanaj, përgjegjësin e Degës së Doganës Shkodër, se a duan me ta kalua pa probleme makinën, a jo, dhe më trego, para se t’i hyjmë procesit. Se u nxjerrin njerëzve probleme…

E pyes Nasin, që e kam edhe prej Grudë-Fushës me origjinë dhe është edhe xhaxhai i nuses së vëllait: “Si doni me veprua?” “Filloje procesin e zhdoganimit…” – më tha Nasi, “se nëse dalin probleme, u japim informacion shtesë, se ti e ke provua edhe më përpara, që nuk e thyen ligjin për RLP-në, edhe pse rrin më shumë se 6 muaj në 12 muaj në Shqipëri…“, me makinë me regjistrim gjerman.

OK i thashë dhe i hymë disi të relaksuar procesit… Por dardha e Nasit e ka bishtin mbrapa… Punonjësi doganor në Tiranë vlerësoi se unë e kam thyer RLP-në me makinën time, kam qëndruar mbi 6 muaj në 12 muaj, gjë që është e vërtetë, por kjo nuk e thyen ligjin në rastin tim, dhe Nasi në vend që të merrte vendim dhe ta hidhte poshtë gjobën e vënë sa gjysma e shumës së zhdoganimit, priste ndonjë lekë nën dorë si duket dhe e bëri çështjen mullar, me mungesën e vullnetit të tij për ta zgjidhur problemin, por duke bërë sikur fajin e kanë të tjerët…

Neni i ligjit, që më liron mua nga kufizimi 6 muaj në 12 muaj:

VKM Nr. 205, datë 13.03.1999 “Për Dispozitat Zbatuese të Kodit Doganor”:

Neni 384
4. Regjimi i lejimit të përkohshëm zbatohet edhe në rastet e mëposhtëme:
b) kur një automjet privat, i regjistruar në vendin e qëndrimit normal të përdoruesit, përdoret rregullisht në territorin doganor te Republikës së Shqipërisë, për udhëtim nga vendi i qëndrimit të tij në vendin e punës dhe anasjelltas. Autorizimi për të përdorur këtë regjim nuk i nënshtrohet asnjë kufizimi kohor;

Dogana ka një juriste të fortë, znj. Alketa Shoshi, e cila “të pin gjak nën vetull“. Alketa duke e zbatuar ligjin gabim ndaj meje në vitin 2014, bëri që të pushohej një polic dogane nga puna – dhe në vend që me i thirrë mendjes, ajo e mbante inatin ngrehur… E Nasi ia hidhte fajin asaj… “nuk e di pse këmbëngulë ajo, por nuk po pranon“, – tha, për të më gënjyer edhe mua, se Nasi nuk pjerdh për juristen me dashtë, por dukej qartë se nuk donte me e zgjidhë problemin ligjërisht, për me marrë përgjegjësinë ligjore dhe me e zhdoganua makinën time, pa gjobën e paligjshme, e cila bazohej mbi një ligj, që është shfuqizuar tashmë, që në gusht 2017. Edhe sikur ligji të ishte në fuqi, ai nuk më prekte mua, por juristja me artificat e saj, duke i ngatëruar me qëllim pikat e nenit 284 të VKM nr. 205, datë 13.03.1999, që merret me RLP-në, e merr vendimin në janar 2019, për të më paraqitur mua debitor edhe pse unë u thashë, nëse doni të vini gjobë të paligjshme, po tërhiqem pra nga procesi i zhdoganimit… Anuloni procesin e mbani gjobën nëse doni!

Juristja e Degës së Doganës, Alketa Shoshi, përdor pikën (paragrafin) 5 të nenit, si pikën 4 të saj. Shikojeni:

VKM Nr. 205, datë 13.03.1999

Neni 384
5. Pa rënë ndesh me paragrafin 4, automjetet rrugore për përdorim privat mund të qëndrojnë në territorin doganor të Republikës së Shqipërisë për:

b) një periudhë deri në 6 muaj, të vazhdueshme ose jo, matur gjatë një periudhe 12 mujore;

Shikoni vendimin e juristës, në faqen 3 shkruan:
Shkelja ligjore nga Vendimi i degës së Doganës Shkodër, 14.01.2019

Na i nxorrën disa probleme, ata si toça në mendjen e qëndrimet e tyre korruptive, sa edhe Besa tallej me mua: “the pra se ke të drejtë…” e qeshte ha, ha, ha. Edhe pse e dërgova çështjen në gjykatën administrative Shkodër, dhe u ankova në Doganën e Përgjithshme dhe më pas edhe te Platforma “Shqipëria që duam“, po prisnim gjykatën nën procesin e Vetting-ut, të merrte një vendim, se administrata nuk vepronte, e linte në fuqi vendimin e juristes Alketa, e cila me siguri ka hyrë në punë aty me mbështetjen e ndonjë deputeti, dhe e mban vendin e punës ashtu si Nasi, duke e paguar shumën e caktuar çdo muaj për deputetin në fjalë – që e mbron, dhe më thoshte mua gjithë tangërllik: “Hajt pra, na pusho nga puna ti!

I nervozuar sa s’ka, se nuk dua t’i bëj keq njerëzve edhe kur ata përpiqen të më bëjnë keq mua, se të merr e keqja përpara pastaj, i thashë një herë juristes e kolegeve të saj aty në zyrën e tyre: “O zonjë, e ke pushuar një polic nga puna në Doganën e Hanit të Hotit në vitin 2014, shkaku i këtij ligji, që atëherë ishte në fuqi. Nëse çështja shkon si shkon nga ana civile, duhet të kuptosh, se unë në fund u kallëzoj edhe penalisht në Prokurori, për shpërdorim detyre, e pastaj po ikët nga puna, do të gjeni njerëz si ai polici, dhe ti e Nasi do të më zini derën, si ai polici më 2014, që u pushua nga puna e më erdhi te shtëpia, duke kërkuar ndihmë me “aman e derman“! Por ajo e fortë, se ashtu ia ka hapë namin vetes, tha, “unë po të regjistroj, ti nuk mundesh me më kërcënua…

Në rregull” – i thashë, “ti më dëmton mua, në kundërshti me ligjin, e thua se unë po të kërcënoj? A di gjë ti kujt i thonë ligj moj zonjë? Se je edhje juriste… Të kërcënon ligji, jo unë. E unë nuk lë gjë pa bërë, që ligji të respektohet…

Kështu pas dërgimit të çështjes në Gjykatën Administrative, gjendja vazhdoi pezull, kur një ditë, Andi (nipi) më thotë se ka ardhur një letër dhe në vend që me e futë letrën te kutia e postës, shkoi dhe ia la Lulit aty afër, te klubi i tij… E mora letrën, kur shoh një vendim nga Dega e Doganës Shkodër, që thoshte se do e “rikuperojnë me forcë borxhin” që u kam, edhe pse çështja ishte në gjykatë, dhe me nenin 36 të Kodit të Procedurave Civile, (që e di edhe Giorgo, e sidomos Xhaboja këtë), nuk duhet me e ekzekutua një vendim administrativ, kur një çështje është në gjykatë, kjo edhe pse nuk i kisha more gjë borxh atyre. As e kam shkelur ligjin dhe as zhdoganimin nuk e kam kryer. U kam thënë “hidheni poshtë procesin e zhdoganimit, nuk dua ta zhdoganoj makinën”, por ata nuk pyesim më për kërkesat e mia, janë bërë pronarë të pronës sime, pa dëshirën e vullnetin tim…

Nisur nga zhvillimi agresiv i fundit, se të bllokojnë llogaritë, t’i marrin paratë me forcë, thashë “si t’ia bëj tani?“. Se këta janë të marrë, e shkelin ligjin një herë, pastaj juristja që ia futi kryetarit në janar, shikon prapë me ia futë edhe kryetarit të ri të Degës së Doganës, me idenë se ka të drejtë, duke ia bërë dokumentin gati dhe ia jep për me e firmosë dhe kryetari nuk hyn në detaje, e firmos, duke menduar se është në rregull, e kur vjen puna bëhet problemi mullar… dhe ti e ha, se nuk mundesh ose nuk di si të mbrohesh…

Duke qenë se i njoh me kohë drejtuesit më të lartë të shtetit shqiptar, dhe duke qenë se sot e shoh se shteti funksionon më mirë në këto 30 vjet të tranzicionit shqiptar, dhe duke parë vullnetin e kryeministrit Rama, që shteti të veprojë sipas ligjeve dhe t’i jepet fund aq sa mund t’i jepet informalitetit, thashë “pse jo?“. Përderisa kam edhe të drejtë, po i shkruaj edhe Erjon Braçes – një mik i vjetër, që në kohën kur ishim studentë, por edhe Ramës, në lidhje me këtë shkelje ligjore, që po bën dega e Doganës Shkodër. Dhe ashtu bëra.

Para 3-4 ditëve, në orën 22:00, i nisa ndër tjera edhe një sms kryeministrit Rama, dhe i kërkova ndihmë, duke ia sqaruar shkurtimisht problemin. Pas 10-15 minutash më telefonon Drejtori i Përgjithshëm i ri i Doganave dhe më tha se, ata “nuk janë more aty për me vjedhë njerëzit“… Më trego tha, se si është problemi dhe po shikojmë ta zgjidhim ligjërisht këtë punë. Drejtori më premtoi se nëse vërehen veprime të qëllimshme, për të më gjobitur mua me patëdrejtë, do të merren edhe masa.

Tani po pres që Nasit e juristes Shoshi me ia zgjidhë Rama problemet, që ata krijojnë, në kundërshti me ligjin, kuptohet, për arsye abuzive dhe korruptive! Uroj që çështja të zgjidhet sa më shpejt dhe konform ligjit!

*) Nënshtetas danez dhe me banim në Frankfurt am Main, Gjermani, që rri gjatë kësaj kohe më shumë në Shqipëri, duke dalë e duke hyrë me makinë, pa e kaluar asnjëherë kohën e qëndrimit 6 muaj në një herë

Nemezis: Gjatë kësaj kohe janar-korrik, kur Dega e Doganës Shkodër kishte në proces gjobën ndaj meje, rastësia e solli që kryetari i Degës të largohej, përgjegjësi i Degës së Doganës të largohej për në “pension të parakohshëm” dhe juristja e Degës të largohej për në pushimin e lindjes. Kështu që autoriteti vendim-marrës i degës së Doganës Shkodër pati njerëz të rinj, që e hodhën poshtë vendimin e janarit 2019, për gjobën ndaj meje, dhe kështu më liruan nga një gjobë e paligjshme!

Shënim: Problemi me gjobën time u zgjidh në fund sipas ligjit! Falenderoj Ramën dhe të gjithë ata, që vepruan në respekt të ligjit!