Gjamë për kohën që po e hanë njerëzinë

0
440
Nue Oroshi - Gjergj Kastrioti

Nue Oroshi

Të qenurit njeri është një vyrtyt shumë i madh që nuk mund ta ketë çdokush. Njeriu dhe njerëzia nëpër kohëra të ndryshme historike janë ballafaquar me njëri-tjetrin. Njerëzia në të kaluarën ka qenë një vyrtyt i shenjët që është përcjellur brez pas brezi në trojet shqiptare.

Madje shumë familje atdhetare dhe të përkushtuara iu kanë përcjellur fëmijëve dhe pasardhësve të tyre se dy vyrtyte të shenjëta janë që duhet mbajtur me një përkushtim të pashoq.E ato janë njerëzia dhe atdhedashuria.Në të shumtën e rasteve njerëzia dhe atdhedashuria kanë shkuar paralel tek populli ynë shqiptar që historikisht nuk ju ka munguar trimëria dhe atdhedashuria por që fatkeqësisht në shumë periudha historike prijësit dhe drejtuesit e popullit shqiptarë kanë lakmuar shpeshherë dhë në të shumtën e rasteve kjo lakmi na ka kushtuar me humbje teritorësh dhe nuk është rastësisht në popull fjala popullore: “se mos i hani paret e krajlit se shenjë t’zezë po i leni djalit“.

Në çdo periudhë historike trevat shqiptare janë zvogëluar dhe kanë humbur me qindra kilometra tokë, det e qiell duke i lënë fshatra dhe krahina të tëra në mëshirën e pushtusve. Të cilët ditën në të shumtën e rasteve të bëjnë masakra të mëdha në tokat shqiptare që u lanë me gjak. E fatkeqësisht këto masakra ende nuk jemi në gjendje që ti evidentojmë dhe të paraqesim një dosje në Gjykatën e Hagës lidhur me krimet serbe, greke, turke, malazeze dhe maqedone në trojet shqiptare. Asnjëherë nuk është vonë që të mblidhen faktët historike, dëshmitë e shumta të krimeve që janë kryer në popullin shqiptarë.

Por është fatkeqësi se projektët e tilla nuk mbështetën dhe nuk financohen nga vetë qeveritë shqiptare. Jam plotësisht i bindur se vetëm sa kanë vjedhur dhe keqpërdorur buxhetin e Republikës së Kosovës politikanët tanë në këto njëzet vitet e fundit kishim mundur që të përgatisim dhe përpilojmë hiq më pak se njëqind dosje lidhur me krimet e pushtusve shqiptarë në trojet tona. Kishim mundur që të botojmë më shumë se njëqind libra enciklopedike më se paku në njëzet gjuhë të huaja botërore.

Dhe kishim mundurë të themelojmë tri akademi diplomatike për krijimin e diplomatëve të rinj të Kosovës që do ta mësonin kodin e diplomacisë. Është fatkeqësi se posa kanë kaluar njëzet vite të krimeve serbe në trojet shqiptare, politikanët tanë e kanë sjell gjendjën në atë menyrë sa që krimet serbe të barazohën me luftën çlirimtare të shqiptarëve për çlirimin e Kosovës. Kjo është shumë e dhimshme, është një gjamë për kohën që po e hanë njerëzinë, kjo është një vaj për popullin tonë që po e humb atdhedashurinë.