“LOJA” MË VORREZAT MASIVE

1
418
varrezat masive

Nga Binak MAXHARRAJ

Kalaun qe 20 vite, që kishe u çliruam nga Serbia, por Serbinë hala e kemi kambëkryq në Kosovë, se bashku me Car Llazarin e tyre midis Mitrovicës.

Sikur do te kishim pushtetar me të mençur së sa që i kemi te padijshëm,te kapur dhe të shantazhuar nga Serbija,kjo assesi nuk do të kishte ndoshë.

Serbija gjatë luftës na vrau, na preu bile edhe fëmijtë në djep, na e bani tingllimë dhe tokë të djegur krejtë Kosovën, kurse këta tanët kërkojnë pakurrfarë kushte së domë pajtim më Serbinë, pa i vu asaj bile as një kusht, bile as kërkim falje. Sebia këtë kurrë nuk e banë sepse sipas sajë është duke u përpjekë, që ndërsy pushtetarve tanë, e gjithkund në botë, të tregojë se Serbia nuk ka ba asgjë në Kosovë, por shqiptaret po trillojnë.

Këta tanët nuk reagojnë haptas, as ne Kosovë, e as ne Bruksel, aty ku edhe duhej të ia thejë hundër Serbisë. Kush ta bejë, s’ka kush ta bëjë, sepse atje kanë shkuar njerez te shantazhuar, te kapur dhe te zenë rob nga Serbia. Medet për ne, medet për Kosovën, je ba më te vajtu i madh e i vogël. Ta hupën krenarinë, ta hupën dinjitetin.

Por, për çka do te duhej të kushtezohet Serbija në dialog, pos shumë fakteve dhe argumenteve tjera është edhe çështja e të pa gjeturve. A, me e rëmdesishme është çështja e te pagjëturve qe te kushtezohet Serbia, apo taksa pëshurret, me te cilën Serbia po e kushtezon Kosovën gadi qe një vit. Në Kosovë janë ba krime e masakra makabre nga Serbija. Na këto krime i vajtojmë vetem kur i këmi përvjetorët, kurse që 20 vite jemi duke i lejuar që të vajtojnë nanat, vëllazërit, motrat tona për te dashurit e tyre qe hupën pa namë e nishan, siç thuhet.

Por, ata janë dikund, janë atje diku ne Serbi nëpër varreza masive, nëpër qiqene, nëpër prroje, nepër lumnjë, sepse Serbia gjatë luftës te këta të humbur i ka zhvarrosë në Kosovë për te ua hupë dijën dikund në Sërbi. Dhe Serbia e dinë fare mirë së ku janë varros keta mbi 1800 përsona te pagjetur, i dinë i ka skicat, mapat.

Pasiqë kjo dihet, pse nuk kushtezohet Serbia për gjetjën e tyre, por i lën këta tanët te qesin fall, se a mos janë këtu, apo atje, rremijë, rremijë badihava.

Kuse motrat, nanat, vëllazërit tonë vazhdojnë edhe pas 20 vjetesh të vazhdojnë të qajën për shpresën qe bile ti gjejnë eshtrat e tyre, për t’i rrivarrosë në atdhe, aty ku do të çonin lule dhe t’i qajnë njërëzishëm.

1 KOMENT

  1. Shum i nderuari Binjak,

    A ke zgjidhje per kete problem. E ne te betohemi se do ge e aplikojme zgjijdhjen tuaj.

    Ujst ujst oshahhaaaa

Komentet janë mbyllur.