Bajram Bashota
— tregim
Kisha bërë moshen e pjekurisë. Duhej të shkoja ushtar i krajlit. Po çfarë ushtari? Ushtar i kujt ? Ushtar i sundimtarit i atdheut tim, që me forcë e kishte okupuar dhe donte ta mbronte shtetin me ushtarë, që i rekrutente ma forcë, për ta ruajtë shtetin, që e sundonte me forcë dhe me forcë mobilizinte shqiptarë të pa mbrojtur. Kjo ishte kundër dëshirës sime. Po qe se sabotonim, pasonin gjoba edhe ndëshkime me burg.
Isha i vetmi djalë në familje. E vetmja shpresë, po ç’t’i bësh duhej të shkoja, përkundër rreziqeve që më pritnin, do ta sabotoja, por mundësitë ishin të vogla.
Zemra më qante çdo natë e çdo ditë, s’kisha kah t’ia mbaja dhe duhej t’i shërbeja një pushteti, që na kishte pushtuar dhe na bënte zullum në të gjitha poret e jetës. U desht të adaptohem me zor t’i shërbej krajlit, atij pushteti gjakatar, por me një vigjilencë të madhe, sepse çdo ditë i gllabëronte ushtarët shqiptarë, duke u kurdisur çdo ditë kurthe të papara, duke i likuiduar si ushtarë të padhimshëm, që duhet gjithqyshë likuiduar.
Një ditë prej ditësh, kur bënim rojë e që quhej “roja e vdekjes”, kontrolluesi i rojeve i kishte shkuar në kontrollë të rojes dhe e kishte mashtruar një ushtar, që ishte i sojit tim duke ja marrë pushkën, duke e çarmatosë, pastaj duke e rrahur me shpatën e tij, gjer në vdekje, se ashtu e kishte urdhërin t’i likuidonin ushtarët shqiptarë dhe pastaj t’ua kurdisnin se ka bërë vetëvrasje.
Kështu një natë, më erdhi radha të kontollohem. Harrova t’u tregoj se ai ushtari, që u rrah e kishte nëna djal hasreti, të cilit ia kishte qitë gjakun mbi këmishë dhe që ishte me duar të lidhura. Kur erdhi të më kontrollonte mua një natë tjetër dhe kishte të njëjtin plan të më mashtronte, e pastaj të më likuidonte.
Unë prej atij rasti isha ma syçelë në rojë dhe kur ai gjakpirës erdhi të më kontrollonte po me të njëjtën metodë të ma merrte pushkën, gjoja se ta shofë, a e kam pushkën në gjendje gedishmërie, por unë në atë natë të errtë, që ishte natë e vdekjes, kontrollën nuk e lejova të më afrohej, duke i thënë se pushkën mund ta kontrollosh, se a kam plot vetëm nëse ke bateri nga largësia, përndryshe pushkën time s’mund ta keshë në dorë.
Kontrolla gjakatare i hidhëruar që s’mundi t’ia arrijë qëllimit më tha :
— nënën e shqiptarit ta q… se po të mund ta marrja pushkën, gjakun mbi këmishë pa ta qitë s’ e kisha lanë!