Sqarim i imi për bocetat e shtatores së Adem Demaçit

0
528
Adem Demaçi - shtatore

I lumtur për të qenë anëtar i komisionit për përzgjedhjen e bucetës e më pastaj krjimit të shtatores së baces Adem Demaçi. Ishin vetëm shtatë buceta për t’u vlerësuar. Vërtetë është një punë e vështirë, por edhe e mirë sepse bëhet fjalë për një figurë të shquar Kombëtare. Ne si komision prej shtatë bucetave vlerësuam dy sosh të cilat pastaj i vendosem në një bazament me qëlim të krijonim një distancë optike për shikim, njëjtë sikurse distanca e skulpturës reale në hapësirë dhe kohë dhe raporti i saj me shikuesin.

Të dy bucetat ishin të mira krahas me ato pesë që i eliminuam. Në konkurs elementet kryesore ishin ngjashmëria, kompozicioni, simbolika dh raporti me hapësirën, kritere të cilat cdo skulpturë e mirëfilltë duhet t’i posedoj, ndërsa pjesa tjetër financiare e ofruar nga artisti po ashtu ishte njëri ndër kriteret, mirëpo me këtë gjë nuk është marrë komisioni profesional.

Bocetat janë miniaturë një hapësirë e pa mjaftueshme për skulptorët për t’i treguar aftësistë e tyre të mundshme profesionale dhe ndodh shumë shpesh që buceti që ofrohet nuk korespondon sakt me shtatoren katër ose pesë metra sepse aty artisti ka hapësirë për përshtatje të karakterit, ngjashmërisë, krijimit të detajeve, valerit, dritë-hijes, vështrimit optik, perspektivës dhe raportit me hapësirën ose arkitekturën.

Buceta e cila doli në media me shifren 6669, ka dalë e para në këtë konkurs, duke mbledhur 61.60 pikë,më së shumti pikë. Arsyeja sipas komisionit ishte se kjo bucetë qe e liruar nga patetizmi, baca Adem duket kokëlartë, një karakteristik e tij. Ka një qëndrim të drejt dhe ky qëndrim është i pozicionuar karshi flamurit për të cilin edhe është flijuar. Është interaktive me hapësirën në të cilën do të ekspozohet respektivisht rrethin dhe flamurin. Dorën e mbanë në gjoks-zemër duke i bërë homazh flamurit. Duket sikur qëndron pranë himnit të flamurit dhe përshndetja në zemër ndërlidh ata përshëndetjen tonë tradicionale. Pastaj, në dorën e majt mbanë një libër që tregon atë anën intelektuale, status i krijimit të tij, të cilin e kishte vërtetë baca Adem.

Asyeja pse nuk jemi fokusuar te pjesa e ilustruara e “hekurosur”, e grimosura, me shkas për të ikur nga shundi dhe kitchi, gjë të cilën e kanë vërshuar skupturat tona patetike, dhe vërtetë hapësirat publike po vuajnë nga ky shund, andaj jemi fokusuar te artistikja dhe profesionalja.

Në media e lexova shqetësimin e famlijarëve të baces Adem: “Desha ta shpreh një shqetësim edhe publikisht. Ne si familje nuk jemi pajtuar që kjo shtatore dhe ky model mos të jetë model ideor i ngritjes së shtatores në këtë formë. Mendojmë që ka zgjidhje edhe më të mira për zgjidhje të një projekti për shtatoren me bacën Adem Demaçi”, tha djali i Adem Demaçit. Pas kësaj deklarate menjëherë reagoi Jahja Lluka nga zyra e kryeministrit, duke thënë se do të kontribuojnë të gjithë që shtatorja e Adem Demaçit të jetë më e mira. E vërtetë sepse bara më e madhe është për komisionin profesional, ndërsa respektohet edhe këshilla e famijarëve, por jo propozimi.

Unë si kritik i artit do sugjeroja se nëse kjo bucetë është fituese, anëtarët e familjes të vijnë në atelien e skulptorit dhe të japin propozime në pajtim me skulptorin, komisionin dhe sinqeritetin e artit plastik tredimensional. Tjetra nëse anulohet konkursi prapë le të fitoj më e mira.

Ilir Muharremi, kritik i artit, anëtar i komisionit për përzgjedhjen e shtatores së Adem Demaçit.