JACK HIRSHMAN – POET I KUQ

0
498
Jack Hirshman

NEW YORK NEW YORK

Është i madh
Është i shëmtuar
E urrej
E dua
Jam i lirë
O
Folmë
Më dëgjo?
Nuk mund të largohem nga ti
Do të bëj gjithçka për ty
Është kaq i madh
Është i ndotur
Është kaq i ëmbël
E adhuroj
Qëndroj
Nuk do të iki kurrë nga ai
Është brenda meje
Është kaq mizor
E urrej
E dua
Është imi
Jam pronari i tij
Është imi
Përsëri dhe përsëri
I them se e urrej luftën
E dua
Është i neveritshëm
Është i friksëhm
E dua
S’do të shkoj atje
Betohem
Është i bukur
Folmë
Nuk dëgjon
Që e dua?
O është kaq brutal
Është kaq bastard
Folmë
Thuamë
Ç’ është ajo që duhet të bëj unë
Çfarëdo gjëje
Është i mrekullueshëm
S’do të pushoj kurrë
Së dashuri atë
Kurrë, kurrë
Kurrë, kurrë
Kurrë.

SHËNIM
Në prill të vitit 1998, isha i ftuar edhe unë në Fstivalin poetik të Salernos mes poetëve të tjerë nga bota. Pikërisht këtu, 20 vite më parë, gjatë deklamimit të poezive, unë u njoha me poetin Jek Hirshman. Ai, sapo mësoi që unë isha nga Shqipëria, më tha se kishte përkthye poezi nga Kadare, Agolli dhe se kishte në plan të përkthente edhe disa poetë të tjerë shqiptarë, të cilët i kishte lexuar dhe i kishin pëlqyer.

Kur u ndamë, Hirshmani më dhuroi librin e tij “Soglia infinita”, (angl. Endless threshold) përkthyer italisht nga Bruno Gulli dhe botuar nga Multimedia.

Përktheu: Faslli Haliti