Nga Juli Prifti, ATA – 24/07/2019
TIRANË, 24 korrik /ATSH/ Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj tha sot në reagim të protestave kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, se në të gjitha lëvizjet kundër progresit janë i njëjti grup.
“Nisi kundër lodrave te Liqeni, pastaj kundër Sheshit, kundër Pazarit, kundër Bulevardit, kundër Stadiumit, kundër Zgjedhjeve me Edhe Unë sot kundër Teatrit të ri”, tha Veliaj, duke publikuar pamje të këtyre veprave tashmë të zbatuara.
“Kundër, kundër, kundër! E keni vënë re që lëvizjet Kundër progresit në vend janë i njëjti grup? PD dhe LSI me mashat!!”, theksoi Veliaj. /j.p/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.