ISA MUSTAFA JA KA NDI ERËN THAÇIT?!

0
489
Isa Mustafa, LDK

Nga: Binak MAXHARRAJ

Para do ditëve para së me dhanë dorëhëqeje Kryeministri Ramush Harajdinaj, Isa Mustafa patë deklaruar së nuk do të kandidoj për Kryetar të LDK. Ky ishte një veprim i mirë, por edhe LDK filloi të mërrë frymë më lirshëm.

Por ndërroi situata me doreheqjën e Harajdinajt. Thaçi zor qe do te shkojë në zgjedhje të reja pa u zatet për muri.Ai do të tentoi me shumë vërzllama të formoi një qeveri pa e que vendin në zgjedhje.

Kësaj pune si dukët ia niu eren edhe Isa Mustafa, i cili sot deklaroi se nuk e lëshoi nga duart LDK qe e uyurpo para do vjeteësh, dhe se do te kandidoj përseri për Kryetar të LDK.

I paska ra pishman me siguri se ja ka ndi eren Thaçit për ndonjë verzllamë me te rreth formimit te Qeverisë. Kjo edhe është e mundëshme sepse këtyre nuk ua ka besen askush, sepse për interesa te tyre e tradhetojnë edhe partinë, anëtarësin dhe elektoratin.


KOSOVA TË HEQË DORË NGA VOTIMI NË INTËRPOL?!

Nga Binak MAXHARRAJ

Heqja dorë nga votimi në Interpol do te ishte në të mirë të Kosovës, sepse Kosova nuk ka shanse as sivjet të prnaohet në këtë organizëm shumë të rëndësishëm ndërkombëtarë.

Pse të heqë dorë?!
Derisa Serbia në vazhdimësi ka një diplomaci të fortë e cila vazhdimishtë është në lëvizje, shpenzon shuma të mëdha parash për lobime të ndryshme kundër pranimit të Kosovës në organizmat ndërkombëtar, e posaqerisht vazhdimisht tenton qe shtetet e ndryshme ta ç’njohin Kosovën për çka edhe pati sukses. Qysh tashti Serbia i ka drejtuar shigjetat gjithandej shteteve për ta penguar Kosovën qe te anëtarësohet në Interpol, kurse…

Derisa Serbia është në lëvizje të pa ndalëshme që ta pengojë Kosovën, nga ana tjetët diplomacia e Kosovës nuk po shihet qe ka ndonjë aktivitet te dukshëm të lobimit të shtetet për ta përkrahë qe te anëtarësohet në Interpol. Kjo është si pasojë qe diplomacinë tonë e udhëheqë njeriu i cili nuk ka lidhje më diplomaci, nuk dinë ta udheheq diplomacinë, e ka një staf inert i cili nuk angazhohet aspak ose hiq në lobimin qe Kosova të këtë sukses në anëtarësimin e saj në organizmat ndërkombetar. Kjo diplomaci, te cilës më shumë po ia shohim sherrin se sa hajrin, nuk angazhohet edhe në lobimin për njohje te reja, çka do te thotë se disa vite nuk na njohu askush si shtet,por po na çnjohin.

E gjithë kjo ndodhë edhe përshkak të politikave konfuze te politikajve tanë që nuk merren vesh për asgje mes vete, për çashtjet e kurciale të shtetit,ecin dhe shkojnë andej e kendej si harambasha, ku njeri i bjen qekiqit e tjetëri bishtit te çekiqit, njeri thpt dp ta ndajmë Kosovën, do te ia prishim kufijte e sajë,e shumë shtetet qe nuk na kanë njoftë po thonë diçka nuk është ne rregullë me këtë shtet dhe ndalën e kqyrin seri ne vend qe te na njohin.

Duke i pas parasyshë te gjitha këto, e qe mos te bëhemi përralla e zotit si ne vitin e kaluar është mire qe Kosova derisa te Konsolidohet si shtet, e derisa ta këtë nje diplomaci te fuqishme, është në te mirën e saj qe te heqë dor nga votimi i sivjen në Interpol, sepse me këto med siç i kemi zor qe ia dalim ne krye.