Nga Skënder MULLIQI
Jemi mësuar tashme më zgjedhje të jashtëzakonshme. Jemi mësuar edhe më gjendje dëshpruese politike dhe të ecurive ekonomike. Nuk po merren nisma nga askush për ta ndryshuar situatën për të mirë. Shumë e pasur ish Kosova jonë, e cila çdo ditë për të mos thënë qdo orë, po vjedhët pa mëshirshem nga strukturat në pushtet, nga parapolitika dhe njerëz tjerë të biznesit…!
Dorëheqja e Haradinajt nga posti i kryeministrit, i ka lëshuar vend zgjedhjeve të jashtëzakonshme nacionale. Ka disa arsye të natyrave politike pse po na ndodhin kaq shpesh zgjedhjet e parregullta. Njëra prej tyre ndoshta më madhorja, është që mos të zbatohet reforma zgjedhore aq shumë e nevojshme për ta larguar këtë kastë degjeneruese nga politika.
Nuk po e presin përfundimin e mandatit 4 vjeqar, së kjo po iu lëverdisë krereve të partive politike, që ta kullosin ‘përjetësisht” pushtetin… Më një zonë zgjedhore po manipulojnë më vota bash si po dëshirojnë. Kjo kastë politike moti i ka thënë lamtumirë angazhimit për shtëndërtim dhe mirëqenje të qytetarëve. Kjo është logjika më fataliste e cila po ndërtohet fatkeqësisht në kokën ë shumicës.
Për ate edhe nuk po kemi ndryshime pozitive. Po mos të ishte kështu do të kishim reagime më të fuqishme qytetare më protesta masovike e forma të tjera demokratike, kunder kësaj klike rrënuese. Kosovës i duhet një fillim i ri në politikë me një gjak të ri. Këto zgjedhje që veq sa mund të shtyhen. Do të duhej të na sjellin kthesa të reja në politikëbërje…
Kjo kastë politike të ‘dënohet’ për mos punën e saj. Kthesa politike Kosovës i duhet më shumë së buka. Kjo lë të bëhët në mënyrë energjike. Të largohet elita e vjetër duke e ndikuar kështu edhe në skenën politike. Mos të jetë vetëm ndrrim gjeneratash, por ndryshim i një mendësie të kalbur politike, që na është instaluar që shumë kohë. Fuqia e gjithë kësaj dhe gjithë proceseve pozitive janë shumica e qytetarëve në Kosovë. Mos tu besohet më rrenave dhe manipulimeve të grupeve të vjetra përfituese politike, të cilët Kosovën e kan katandisur si është më së keqi.
Qyteterët do të duhej ta dinë së këta njerëz, nuk kan çka na sjellin gjë të mirë. Të besojmë së e kan kuptuar së vota është e shejtë. Nuk votohet askund në botën demokratike pa menduar mirë, së cilin subjekt dhe cilin përson e voton. Koha po e tregon së vota e qytetarëve karshi kësaj elite, ka qenë e zbrazët. Prandaj, qytetetarë të ndëruar të Republikës mendoni mirë së për kënd po votoni, së e merreni serish vetën në qafë.
Mos zbatimi i reformës zgjedhore fatkeqësisht votuesit i ka pru para aktit të kryer. Të zgjedhin të keqën më të vogël, që është paralajmërim jo i mirë. Të shpresojmë së kësaj radhe mos t’i përserisim gabimet nga e kaluara, e mos ti votojnë këto forca politike, më plotë afera korruptive e kriminale… Na janë rrezikuar seriozisht interesat shtetërore, dhe janë rrezikuar edhe interesat nacionale…