Statuja e Majlinda Kelmendit të vendoset në ndonjë shëtitore, ose në Aeroportin e Prishtinës

0
480
Majlinda Kelmendi

Ilir Muharremi, kritik i artit

Skulptura është art që përfaqëson ndonjë karakter publik veçanërisht nëse bëhet fjalë për figurë të njohur. Krijon ndjenjë të natyrshme kësaj askush nuk mund t’i shpëtoj është gravitet ndjenjash dhe simbolesh, meditim që kthehet në qenësi në të cilat skulptori ka hequr ato që i kanë zgjedh, e pastaj ka riparuar disa shkëndijëza të cilat rrijnë ndezur ditë e natë mbi strukturën që e fut në grackë trurin dhe zemrën. Kjo formë tredimensionale është si trupë i kapitur në një bashkëkohore e cila shumë kujt i duket si ton pa ngjyrë e lodhur nga bollëllëku dhe e tjetërsuar si revoltë e shpikjes e cila në fund rezultatin prapë e ka zero.

Skulptura lufton me kohën është martire por koha apokrif i vetes dhe e përbinë vetveten, ndërsa skulptura heshtë dhe i qëndron stoike. Skulptura ballafaqohet me simbolin, ndryshimin, tjetërsimin, njëjtësimin, dashurinë, forcën, ëmbëlsinë, hidhërimin thjeshtë mundohet të sfidoj një kozmos tokësor njerëzor, e ky kozmos ndodhet në shijen e të gjithëve. Skulptura tashmë ka dëgjuar për shijet e njerëzve me qenësi të kundërta dhe ajo lufton filozofinë e përshtatjes dhe kufizimit. Skulptori duhe të jetë i vetëdijëshëm që vepra e tij më nuk i takon atij dhe vetë skulptura është autore për vetveten, është e pavarur nga autori i saj.

Skulptura duhet ta kërkoj hapësirën, ta gjej atë të duhurën sepse skulptura vendoset në hapësira publike, por edhe në disa të fshehura dhe prapë i takon artit kolektiv: park, pranë varrezave, kishave, sheshe publike etj. Andaj, duhet bërë një analizë e thellë se në çvend do të vendoset statuja e xhudistes së famshme kosovare Majlinda Kelmendi gjë të cilën edhe përmes rrjetit social Facebook trajneri i saj Driton Kuka ka shënuar: “Unë po kërkoj mendime të hapura ku të vendoset Statuja ndonjë vend meritor në Vendin tonë.

Shpresoj që për Majlinden të ndahet një vend meritor dhe i duhur për kryevepren që do vij nga Neë York së shpejti …” Mendime duhet të kërkohen nga profesionistët pra kritikët e artit dhe skulptorët ose në përgjithësi artistet pamor. E dyta gabojmë kur gjykojmë se skulptura do të jetë një kryevepër, kjo do të dëshmohet sapo të shihet, e jo të parashikohet ende pa dal në dritë.

Statuja e Majlindes i përket të gjithëve sikur dikur ato antiket ose pikturat e renesancës. Ajo do të qëndronte bukur në Aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”. Vizitorët e huaj si dhe vendor sapo dalin nga dyert e Aeroportit të ballafaqohen drejtpërdrejtë me yllin e xhudos kosovare dhe njëherësh emrin e njohur në botë. Në një hapësirë të mirë të hapur me ç’rast do vërehen relievet, sipërfaqet, fuqina dhe në tërësi pamja ose figuracioni. Duhet saktë të analizohet madhësia e skulpturës, a do të jetë ajo me përmasa natyrale apo më e zmadhuar, kjo për arsye të vështrimit optik.

Hapësira e dytë si opcion do të ishte mirë në shetitoren kryesore në Prishtinë sidomos do të qëndronte bukur nëse statuja do të ishte me përmasa natyrale me një bazament të shkurtër.