Planet për ndarjen e Kosovës dhe dorëheqja e kryeministrit Ramush Haradinaj

0
572
Ramush Haradinaj - Rambo

Nga Skënder Mulliqi

Ka kohë që kjo klasë politike ka dështuar në organizimin e shtetit ligjor e funksional. Patem gjatë këtyre viteve edhe thyerje të koncepteve politike, të cilat rezultuan keq, sa vështirë të mendohet… Kemi rënë në dergje te keqe si shtet dhe si komb. Na erdhën në pushtetet e pas luftës turlifarë njerëzish, që Kosovën e shndërruan në oazë të krimit.

Bota shqiptare ka rënë në hall të madh nga hajnia e korrupsioni, në kohën kur dy shtetet tona kanë kapacitete të mjaftueshme intelektuale për të ecur përpara, por nuk zgjidhen njerëzit e duhur në drejtim. Kjo nuk po ndodhë së ky popull i shembur, si duket e ka pranuar kapitullimin para të keqes. Dhe, kështu na erdhi puna, që t’i nëpërkëmben edhe interesat shtetërore te Kosovës dhe ato nacionale.

Këto pak rreshta në fillim i shfrytëzova si hyrje për ndodhite e vitëve të mbrapshta, kur Kosova pa u formuar mirë, ka filluar të zhbëhet. Kjo sepse forcat destruktive (shkatërruese) në vend, po i dominojnë ato konstruktive (ndërtuese). Filluan pazaret pa hanxhin për shitjën e territoreve të Kosovës. 8200 hektarë toke nuk janë pak për Kosovën e vogël, që t’i falen Malit të Zi. Populli po e paguan tagrin e këtyre lojërave të ulëta politike – produkt i paaftësisë dhe injorancës së drejtuesve tanë.

Administrata e Donald Trump-it, proserbin John Bollton ishte dashur ta stopon në realizmin e projektit për formimin e Serbisë të Stërmadhe, do të thosha unë, së Serbia e Madhe është formuar moti, duke e shumëfishuar territorin e saj, në dëm të shqiptarëve dhe popujve të tjerë. Sikur të kishim punuar mirë, jam shumë i bindur së askush sot, pas gjithë këtyre viteve, nuk do të kishte pasur as gjasa teorike ta vë në pikëpyetje sovranitetin dhe territorin e vendit.

Fotografia e Kosovës po bëhët gjithnjë e më zymtë, para botës demokratike, nuk kemi njohje te reja, nuk kemi integrime, nuk kemi liberalizim, kemi mbetur si në geto. Pa u larguar grupacionet politike përfituese të partive, të cilat e udhëhqën Kosovën për dy dekada, nuk do të këtë stabilitet politik, nuk do të këtë zhvillim ekonomik dhe as integrime evropiane.

Dorëheqja e kryeministrit Ramush Haradinaj, po komentohet në menyra te ndryshme në opinion e gjerë publik, që është shumë normale. Unë këtë dorëheqje e shoh edhe si thyerje e dy koncepteve politike, më larg se rrjedhat politike në Kosovë. Vënia e taksës karshi Serbisë u bë edhe më bekimin e Gjermanisë së Merkelit, kurse terheqja më çdo kusht e taksës po kërkohet nga administrata e presidentit, Donald Trump. (?!)

Ne i kemi miq të përheshëm amerikanët dhe gjermanët, por kjo nuk don të thotë së nuk ka mundësi të dallojnë në qëndrime karshi politikës globale, dhe interesave gjeostrategjike në botë dhe në Ballkan. Pastaj, shumë ka rëndësi së kush vjen në krye të një shteti, këtë po e tregojnë edhe shumë regjime sot në botë. Pavarësia e Kosovës është projekt ndërkombëtar, e pranuar në kufijtë ekzistues, dhe tash është e pakuptueshme, të vihet në pëshore një investim kaq i madh, si dhe intervenimi ushtarak i NATO-së.

Ndarja e Kosovës mund të bëhët vetëm për t’i përmbushur apetitet serbo–ruse ne Ballakan. Kjo është e pa justifikueshme, e dëmshme dhe e rrezikshme për paqën në Ballkanin Perëndimor e më gjërë. Nese seriozisht po mendohet nga Amerika, ose nga qarqet proserbe atje, dhe qarqet e caktuara në Evropë, për ndarje të Kosovës në baza etnike, do të realizohet kështu projekti super serbomadh, që pretendoi ta realizonte Millosheviqi më luftë.

Haradinaj, pa e elaboruar punën e tij mbrenda, së asnjeri nga pushtetet e deritashme nuk punuan mirë, në planin e jashtem ishte ne nivel të detyrës, si më vënien e taksës dhe formimin e ushtrisë tregoi së Kosova është megjithatë shtet. Por, kështu duket nuk po mendojnë edhe shumë nga koalicioni PAN. Presionet që i erdhën ishin vështirë të përballueshme, dhe natyrisht se dorëheqja e tij, është akti më madhor moral i çdo njeriu. Por me këtë akt, Haradinaj i kënaqi apetitet e armiqve të tij më të fortë…

Dihet së çfarë situate politike dhe ekonomike të dobët kemi, por të gjithë Ne, duhet të fokusohemi dhe të bashkohemi kunder të gjithë atyre planeve për ndarjën e Kosovës, nga kushdo që vijne ato. Pushtetet ne botë dhe në Kosovë shkojnë e vijnë, por e keqja e madhe mund të na mbetet të dera, që vështirë riparohet, pa një luftë të re me Serbinë…