VRITET ME ATENTAT PRESIDENTI I REPUBLIKËS SË ÇAMËRISË NË HOLANDË

0
4758
Festim Lato - puth flamurin

Gjin Musa Nga Gjin Musa21 Korrik 2019Dritare.Info

NJË LAJM TRONDITËS NË KËTË MËNGJES

ME DHIMJE E TRISHTIM TË MADH MËSOVA PËR ATENTATIN TRAGJIK NDAJ MIKUT DHE BASHKËPUNTORIT TIM TË NGUSHTË, PRESIDENTIT TË REPUPLIKËS SË ÇAMËRISË, Z. FESTIM LATO. NGUSHËLLIME FAMILJES DHE MBARË ÇAMËRISË.

PROF. DR. SKENDER KODRA SHPREHET PAS KËTIJ LAJMI TRAGJIK:
LAMTUMIRË MIKU IM DHE PRESIDEN I PARË I SHTETIT ÇAM.
TË PREMTOJ QË DËSHIRAT DHE PËRPJEKJET DO T’I VAZHDOJMË.

KOMUNIKATË –
ATENTAT NDAJ PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS SË ÇAMËRISË
NË HOLANDË

Në Holandë iu bë atentat presidentit të Republikës së Çamërisë z. Festim Lato. Për atentatin e Festim Latos, sot familjen Lato në Vlorë, e njoftoi Policia Holandeze. Me këtë rast Qeveria e Republikës së Çamërisë, me në krye Kryeministri Ali Aliu, është shumë e pikëlluar, dhe i shpreh ngushëllime Familjes Lato nga Vlora, miqve dhe shkove të tij. Vrasja e Presidentit të Republikës së Çamërisë, z. Festim Lato është vrasje me motive politike. Festim Lato është heroi i parë i Republikës së Çamërisë. Festim Lato, dritë t’u bëftë gjaku, o trim! Çamëria është gjaku ynë që s’falet! Lavdi që të patëm!

Kryeministri i Republikës së Çamërisë
z. Ali Aliu
dhe shkrimtari, Atdhe Geci

NE FOTO Z. ATDHE GECI DHE I NDJERI FESTIM LATO


BIOGRAFIA E FESTIM LATOS

Intervistë me Presidentin e Republikës së Çamërisë,
z. Festim Lato

Festim Lato, President i Republikës së Çamërisë,
u lind në Vlorë më 1 janar të vitit 1976.

Ai në moshën 14 vjeçare mori udhën e panjohur të mërgimit. Prindërit Lato, nënë Dajea, dhe babë Avdullahu (të lindur në Çamëri), perëndia u fali 9 fëmijë, 6 vëllëzër, dhe 3 motra. Festimi është fëmiu i 9-të i prindërve, Dajea dhe Avdullahu. Familja Lato, në Vlorë, njihet si familje e ndershme dhe atdhetare. „Kujtesa për Çamërinë dhemb kudo që ta prekësh“, më thotë Festimi. Kështu i thoshte mëma ime babait në çaste shplodhjesh. Zemër, unë do t’i vëj vetë hirit ca gaca gjysmë të djegura, që ta ndezi zjarrin. Fëmijët e mi, shprehej Dajea, malli po më gërryen si kafshë e egër kraharorin.

Gjatë bisedës së babait me mëmën i ndëhyja mamit. Mëmë, ai zogu në pemë që qan me lot, jam unë, je ti, jemi tërë çamët e dëbuar. Nëna i fshihte lotët të mos i shohim ne fëmijët. Rustë, – më thotë Festimi, – shumë janë kujtimet tona për Çamërinë. Fryma s’do të më ikën nga trupi pa e çliruar Çamërinë pëllëmbë për pëllëmbë. Kufijtë e Çamërisë shtrihen përtej Pargës e Prevezës. Unë s’mund të vdes si të tjerët, i them vetes. I tërë stafi i Republikës së Çamërisë së shpejti do të jetë në kryeqytetin e Çamërisë, në Pargë.

Po, po, në Pargë të Shqipërisë së Poshtme. Ore, Çamërisë së shpejti do t’ia kthejmë fustanellën çame. E di unë, shprehet Festimi, por, e dini edhe ju, se atje na presin të pavarrosurit e një shekulli. Nën një shekull barbarësh, të gjenociduarit çamë, ushtarët grekë, i hidhnin në gropa varresh, pa asnjë rit, pa asnjë këngë, pa asnjë pikë loti, nga të afërmit dhe prindërit e tyre.

Rustë, unë jo njëherë, por disa herë kam qarë me mallin e këngëve, me vajin e tyre, me dhimbjen e tyre, me plagët e tyre. Jo kot e kam pyetur heshtjen, por heshtja kurrë s’më është përgjigjur, për të ma thënë së paku një fjalë për të vërtetën rreth gjenocidit grek mbi çamët e Çamërisë.

Liria nuk lypet, shprehet Festimi, por ajo merret, fitohet. Këtë ma ka mësuar jeta, përballja me demonin, me të shëmtuarin, me të vërtetën e groposur nëpër arkiva dhe katakombe kishash, është luftë me të pabesët. Prandaj, udha deri te akti i Shpalljes së Pavarësisë së Çamërisë, më 30 tetor 2016, nuk qe e lehtë. U deshën mbi 2 mijë aktivitete kulturore dhe politike, debate, konferenca, takime, shkresa të ndryshme, që të kurorëzohet Shpallja e Pavarësisë së Çamërisë.

Çamët e Çamërisë, po as çamët në botë, nuk heqin dorë nga tokat e tyre stërgjyshore, nga gjuha shqipe, nga flamuri kombëtar shqiptar, nga të qenurit pellazgo-shqiptarë.

Faktmbledhësit Evropianë, Jieron dhe Yohan Byrde, intervistuan 29 të mbijetuar nga gjenocidi grek. Rrëfimet qenë tronditëse! Intervistat e tyre u dëgjuan në BE.

President i Republikës së Çamërisë, z. Festim Lato, është pjesëmarrës i dy luftrave kombëtare: Pjesëmarrës i Luftës së Kosovës, në vitin 1998-99, dhe pjesëmarrës i luftës së UÇK-së, për çlirimin e trojeve në Maqedoninë Iliriane. Festimi i flet dhe i shkruan lehtësisht 7 gjuhë të huaja. Anglishten e flet shkëlqyeshëm.

– Rrustë, – më thotë Festimi, – jetojmë midis pabesive të mëdha historike. Fqinjët tanë grekë dhe serbë, bashkë me murgjit e tyre, natë e ditë rrinë mbi pjatat e tyre të zeza, për ta përgjakur deri në rrënjë popullin tonë. Prandaj, shqiptarë të atdheut tonë, kontribuoni për grushtin (bashkimin) thonë çamët, ndryshe, fqinjët tanë janë po ata të djeshmit.

  • Miku im, grekët provuan ta vjedhin popullin arvanit, por arvinitët vetë e pohuan origjinën e tyre shqiptare. Greqia tani i është vërsulur Shqipërisë, të na i vjedhë çamët që i dëbuan nga Çamëria, gjatë viteve 1913 – 1945, duke i quajtur „grekë të tyre“. Populli im, grekë, në Shqipëri kurrë s’ka patur, dhe as kurrë s’do të ketë. Në Greqi, Shqipëria ka 17 mijë e 500 kilometra katrorë siperfaqe tokë shqiptare, dhe 6 mijë kilometra ujëra dhe det, me popullsi me mbi 4 milonë banorë çamë dhe arvanitë. Shteti aktual grek, për çdo ditë në Shqipëri sjell gurë helenë për t’i greqizur themelet e kishave ortodokse shqiptare, duke lënë fshehur Kalin e Trojës, për të mashtruar botën me helenizmin e tyre ardhacak. 
  • Ne shqiptarët duhet të punojmë më shumë për të realizuar Pavarësinë e Çamërisë brenda Greqisë. Mbase, deshëm apo s’deshëm ta pranojmë, Çamëria është çelësi i zgjidhjes së çështjes shqiptare. Çamëri, o sot o kurrë, janë thirrjet e çamëve në botë, thirrjet e çamëve në Çamëri, thirrjet e çamëve në Shqipëri, thirrjet e çamëve, kudo nëpër botë. Qytetarë të Republikës së Çamërisë! Qytetarë të nderuar të Janinës, Vlorës, Shkupit, Prizrenit dhe qytetarë të Tiranës, unë s’di të shkruaj tragjedi dhe s’jam tragjedian, por, di ta shkruaj lirinë e popullit tim, sa herë që atdheu im atë e kërkon. 
  • I nderuar flamuri kombëtar! Unë, për lirinë më stërgjyshore të vendit tim – Çamërinë, çdoherë do të jem në ballë të detyrës. Nuk më pëlqen të votoj në qypin e gjakut, siç thoshin pellazgët, por, për dheun e t’atës dhe të mëmës, për dheun e këtij flamuri, Republikën e Çamërisë. Unë po punoj fort që gjërat të përshpejtohen.
  • Çamët dhe Arvanitët në Greqi, dinë të luftojnë dhe të çlirohen. Republika e Çamërisë është e fitueshme. Në këtë udhë të shenjtë për Pavarësinë e Çamërisë, né nuk do të ndalemi. Çamëria – Shqipëri, nuk ka zëvendësim. Në këtë botë të jetueshme, ne çamët nuk kemi kohë për të humbur. Çamëria është realitet në mundësi. Çamëria vazhdon të jetojë me plumb në bark. 
  • Ajo tokë e gjyshërve dhe stërgjyshërve dhe gjyshërve të mi, është e tëra bukë, verë, ulli, det e kullota pafund. I kam kapur qoshet e vetimës, dhe me mbushje vetimash do ta godas atë, që tokën time e poshtëron dhe e jep me qira. 
  • Unë, – shprehet Festimi, dhe një grup patriotësh nga të gjitha trevat e atdheut, më 11 shkurt 2016, e dorëzuam Dosjen Çame, kundër gjenocidit grek ndaj çamëve dhe arvanitëve me 4 pika, në Prokurorinë Ndërkombëtare për Krime Lufte kundër Njerëzimit, në Hagë, dhe të konfirmuar për trajtim të mëtejmë më 17 maj 2016. Njohja e gjenocidit grek ndaj çamëve të Çamërisë, nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës për Krime Lufte Kundër Njerëzimit, Greqisë, herët a vonë do t’ia marrë të drejtën e qeverisjes nga Greqia. Ideja për krijimin e Republikës së Çamërisë, për të bërë Çamërinë shtet më vete, shprehet Festim Lato, më ka lindur në malet e Kosovës, në vitin 1998.
  • Në një çast lufte, tek po ia shkulnim gurët kufirit, krijesës së quajtur, Jugosllavi. Serbinë me forcat aleate të NATO-s e detyruam që t’ia mbathë me të katër këmbët nga kufiri shqiptaro-shqiptar. Atë çast mua më shkrepi ideja, që edhe Shqipëria e Poshtme-Çamëria, një ditë duhet të bashkohet natyrshëm me shtetin amë, Shqipërinë. Kjo ide, i dha gjak aktivitetit tim për Çamërinë, për atë tokë, denbabaden shqiptare. Prandaj i thosha vetes, Festim, kështu duhet të bjerë edhe kufiri shqiptaro-shqiptar me Greqinë. Rrustë, deri te Shpallja e Pavarësisë së Çamërisë, unë kam kaluar nëpër një betejë jo të lehtë analizash, faktesh, dokumentesh, bisedash me njerëz të shquar të fushave të ndryshme.

Me Shpalljen e pavarësisë së Çamërisë, në gjeopolitikën shqiptare dhe ndërkombëtare fillon një proces shumë i rëndësishë kombëtar, e që mund të them një Rilindje. Betohem në Pavarësinë e Çamërisë, në flamurin kombëtar, i vetmi përbashkues i të gjithë shqiptarëve!

Rroftë Republika e Shqipërisë!
Rroftë Republika e Kosovës!
Rroftë Republika e Çamërisë!

INTERVISTOI: ATDHE GECI


KRIJUESIT TË REPUBLIKËS SË ÇAMËRISË

Në këngën time ai ishte çlirimtari
njeriu që e deshi Çamërinë
kishte ca vese të tija, por ato ishin
të tija. Festimi dashurinë për
Çamërinë e kishte shumë të veçantë

* * *

Festimin e vranë, por jo Çamërinë
Festimin e vranë, por jo lirinë e Çamërisë
Festimin e vranë por jo Zeusin
Festimin e vranë por jo Eleuterin
Tërë pluhurin kozmik do ta thithim
dhe me mendjen e përendisë Thoti
të pavdekshmit të Dorës së Atdheut
i betohemi se kufiri me Greqinë do
të jetë në Janinë e Prevezë! Festim Lato,
Lavdi o trimi ynë!

* * *

Hartën e Atdheut tonë s’kemi nevojë me qepë, atë e ka qepë perëndia, Shqipëri deri në Prevezë!… Lavdi që të patëm o Festim Lato!

Lajmi i atentatit konfirmohet me email edhe nga,
Atdhe Geci, shkrimtar dhe gazetar


MEDIAT HOLANDEZE PËR VRASJEN E LATOS

ZBULIMI: Trupi i politikanit shqiptar nuk u gjet në Nijmegen, por u gjet në Nigtevecht

AFFERDEN – Policia gjeti trupin e 43-vjeçarit Festim Lato – një politikan shqiptar që jetonte në Afferden.

Omroep Gelderland fillimisht njoftoi se trupi i tij ishte gjetur në Nijmegen. Policia njofton të dielën në mbrëmje se trupi i gjetur se ka nga një pol. Kjo është ndoshta një krim.

Mbetjet mortore të Lato u gjetën të premten pasdite në Canal Amsterdam-Rhein pranë Nigtevecht. Të dielën, policia njoftoi se ishte trupi i një 43-vjeçari shqiptar i cili u raportua i humbur nga familja e tij. Në vitet e fundit, Lato ka qëndruar në një shtëpi të largët në Afferden, në komunën e Druten. Jashtë shtëpisë valëviten flamujtë e Holandës, Shteteve të Bashkuara dhe Çamërisë, një rajon në kufirin e Shqipërisë dhe Greqisë që përpiqet për pavarësi. Lato e kishte shpallur veten president të këtij rajoni.

Diplomati Jeroen Zandberg është i tronditur nga vdekja e shqiptarit. “Ishte një njeri simpatik me një bisedë të shpejtë.” Ai e këshilloi Laton për betejën e tij politike nga OKB-ja në Hagë, Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe Popujve, një lloj Kombeve të Bashkuara për rajonet e panjohura.

Borxhet në miliona euro

Sipas njerëzve në zonën e tij, Lato kishte borxhe me kompani dhe individë privatë që vinin në miliona euro. “Ai solli shumë para në të holla përtej kufirit me Shqipërinë”, thotë diplomati Jeroen Zandberg. “Ai ka bërë biznes me sipërmarrësit të cilët nuk paguajnë TVSH. Si rezultat, ai bëri një numër marrëveshjesh të fshehura. ” Kompanitë dhe qeveritë e mëdha, ndër të tjera, thuhet se i huazuan atij shuma të mëdha parash dhe kurrë nuk e panë atë përsëri.

Lato thuhet se u deklarua personalisht i falimentuar nga gjykata në Zutphen në prill. Vdekja e tij raportohet edhe nga mediat në Shqipëri.

Parlamenti Evropian

Si një president i vetëshpallur, Lato rregullisht kishte shfaqje publike, siç ishte në Parlamentin Europian në Bruksel dhe në demonstrata të ndryshme për pavarësi më të madhe.

Ai e pa Kosovën si një shembull, tha ai në një intervistë me Elsevier Weekblad vitin e kaluar. Në vitin 2008, ai vend shpalli pavarësinë e Serbisë.

Përveçse ishte president, Lato ishte gjithashtu trajner i kombëtares së futbollit të Çamërisë. Në 2017, ajo skuadër në Hagë fitoi finalen e turneut për Kupën Botërore të UNPO, një turne për vendet dhe rajonet e panjohura.

Burimi:
https://www.omroepgelderland.nl/nieuws/2417127/RECTIFICATIE-Lichaam-Albanese-politicus-niet-in-Nijmegen-maar-bij-Nigtevecht-aangetroffen