Luljeta Aliu
Doren ne zemer: Kjo qeveri eshte dashte me ra. Sigurisht edhe vete KM eshte gezuar qe i erdhi mundesia me dhane doreheqje. Kjo i konvenoi ne disa pikëpamje. Nuk duhej te rrezohej, por jep doreheqje me arsyen qe te mos shkoje ne Gjykate si Kryeminister i KS, gje qe nga qytetaret interpretohet si akt fisnik. Kjo ne anen tjeter ia lehtesoi largimin nga partneret e koalicionit, me te cilet nuk ishte i harmonizuar sa duhet. Kritikat per madhesine enorme te qeverise dhe numrit te zevendesve e keshilltareve ishin kthyer vecse ne barcoleta. Por kjo ishte kostoja e marrjes se timonit ne nje koalicion me nje numer te madh te partive. Kostoja tjeter ishte nenshkrimi per demarkacionin, gje qe z. Haradinaj e kishte kundershtuar per nje kohe te gjate.
Gjithsesi, kur e shohim ne teresi, z. Haradinaj ka manovruar me nje sukses te mire gjate ketij mandati te tij, perkunder vështirësive, qe kishte. Nuk ishte i lehte as vendimi per taksen, as mbajtja ne kembe e nje qeverie kaq fragjile, as presioni nga brenda dhe nga jashte per keqmenaxhim ne disa dikastere te qeverise. Megjithate, besoj se edhe vete z. Haradinaj ka pritur te kete me shume sukses se kaq ghate ketij mandati. Por partneret nuk i kishte te pershtatshem per qellimet e tij. Gjithsesi, perzgjedhjen e kishte bere vete.
Tani pritet qe gjate ketyre zgjedhjeve te ardhshme numri i votuesve te AAK-se te rritet. PDK-ja me gjase ende do te vazhdoje kursin e renies ne vota. LDK mbetet njejte, si zakonisht ne pritje per nje mrekulli. VV eshte stabilizuar nga turbulencat qe kishin, por ka nevoje te mobilizohet me shume per te dale para LDK-se. LDK dhe VV do te garojne per vendin e pare, nese nuk ka ndonje befasi me ndonje koalicion kameleon si ky i fundit me PAN. Personalisht nuk e besoj se z. Haradinaj do te bente prape nje koalicion te ngjashem.
Tani eshte ne pyetje sa parimore do te jete LDK ne raport me PDK-ne, pra qe do te bashkepunonte me VV ose AAK dhe ta linte PDK-ne anash. Me VV si duket kane hezitime te bashkepunojne, jo aq shume per shkak te dallimeve programore, sa nga frika se zeri i tyre do te heshtej nga nje VV e forcuar. Me AAK mbase do ta llogarisin se e kane me lehte. Keshtu qe VV prape po mbetet ne situaten e pakendshme qe te jete e forte ne numra, por e menjanuar dhe padeshiruar si partnere, pikerisht per arsye te forces se saj dhe pamundesise qe t’i ndryshohet qendrimi nga jashte. Mire do te ishte LDK-VV, siç e kam shprehur edhe gjate zgjedhjeve te fundit. Te gjitha kombinacionet tjera nuk jane mjaftueshem stabile, perpos LDK-PDK+.
Nje eshte e qarte: 1. PDK duhet te dale ne opozite, per shume arsye. 2. Prioritete te qeverise se ardhshme duhet te jene vetingu ne gjyqesor/ sundimi i ligjit dhe arsimi. 3. Kosova duhet te riorientohet ne politiken e jashtme. 4. Qendrimi i caktuar me vendosjen e takses ne raport me Serbine duhet te vazhdohet, 5. Dialogu te riformatizohet.