Pse Gjuha Shqipe quhet Gjuhë e Zotit

0
1458
Qemal Iljazi

MITOLOGJIA FLET SHQIP ( 2 )
( Studjime Mitologjike )

Qemal Iljazi

* Ky shkrim e ka si qëllim zbardhjen e origjinës së Mitologjisë me anë të Emrave Mitologjikë, të cilët Tingëllojnë Shqip dhe kanë domethënje Shqipe .*

Hyrje e Shkurtër

Megjithëse kanë kaluar disa Miliona vite dhe Gjuha Shqipe ka pësuar shumë ndryshime dhe përshtatje Gjuhësore, thelbi mbetet i njejtë dhe shihet qartë që Mitologjia flet Shqip. Mandej i kemi edhe disa Dialekte ( jo vetëm dy kryesorët ) që dallojnë shumë dhe secili Dialekt i ka lëne gjurmet e veta.
Dialektet i kemi pasuri Kombëtare dhe duhet t’i ruajmë si sytë e ballit natyrisht, pa mos qenë në kundërshtim nga një dialekt i përbashkët Kombëtar.

Në këte shkrim do të bazohem nga të gjitha Dialektet e Trevave Shqiptare.

Fillimi i Mitologjisë ose ngjarjes

Flitet përherë në bazë Gojëdheneve të Mitologjisë dhe më vonë të shkrimeve të Historianëve, Shkrimtarëve dhe Fillozofëve Antik.

Etapa e Parë

Në fillim ka qenë Errësirë, mjegull pa fund, Kaos i vërtetë ose si quhet KAOSI.
Kaos kur e analizojmë ” Ka – osh ” ose ” Ka është “. Kjo vërtetohet nga disa Dialekte të trevave Shqiptare.

Miti ( Mythos ) ” Mi – tho ” Vetëm tha ; me domethënje nga e kaluara që flitet brez pas brezi dhe nuk mundet të vertetohet.
Fjalën ” Mi ” e kemi në Dialektin Kërçovarë dhe përdoret kur themi diçka ose bëjmë diçka, pa shumë përfitime personale, por e dobishme ose informative ose që shërben për të gjithë.

Historia dhe Interpretimi i Mitologjisë.

Etapa e Dytë

Nga Kaosi dalin dhe zbresin në Tokë me ndërmjetsimin e Erosit: Gaia, Tartari, Niksi, Erebi, Erosi dhe më vonë Urani me ndërmjetsimin e Erosit.

Në Bibël fjala e parë quhet Nephilim, që don të thotë Në Fillim. Kurse koncepti quhet Genesis. dmth; Gjeneza dhe kur e analizojmë na del ” Gjen zë ose Shqip i pari është zëri.
Kur e analizojmë nga leximet na del se të gjitha Fetë ose Besimet në territorin e Antikitetit janë vazhdimësi ose vetë Mitologja por në një version tjetër.

Apropo ( është për po ) Feja ose Besimi e kanë patur rëndësinë në fillimin e tyre. Kanë bërë shumë hapa të suksesëshme dhe kanë bërë një Rend të ri shoqëror, saqë janë formuar edhe disa Perandori Qindra vjeçare.

Pse kanë rënë Perandoritë dhe Besimet ose Fesë i ka rënë vlera. Unë do të thoja për mendimin tim.

Oligarkia, Korupsioni dhe Diktatura janë berë te padurueshme dhe populli nga pakënaqësia është revoltuar dhe i ka rrezuar. Kjo don të thotë Perandoritë dhe Feja ose Besimi e kanë humbur luftën, por jo vetëm luftën por gjithëçka dhe ka mbetur vetëm Besimi, që një grup njerzish mundohen ta ruajnë.

Unë personalisht jam besimtar, por pa pretendime tjera.

Toka: Do të thotë ” Tok, Bashkë”.

Gaia; Perëndesha e Tokës, e cila mbetet deri në Perjetësi së paku të Mitologjisë.

Ga: Fjalë Dardane, Ga = prin, udhëheq, Jep Urdhëra ose i detyron të tjerët, i çon. Mundet t’i shtohet edhe ” Nga ” Ku n-ëja në shumë Gjuhë zhduket ose shkruhet por nuk ndëgjohet, në rastin tonë as shkruhet as ndëgjohet. Mundet të interpretohet edhe Gjëja ose Gjallesa. Të gjitha këto terma ose Interpretime i ka vetëm Shqipja.

Tartari; Perëndia e Nëntokës ose Nëntoka.

Këtu kemi Fjalët; Arë, Ar dhe Art. Që do të thotë Ara – Toka, Dheu.
Ar: Ar – Metal, Pasuri Nëntoksore dhe
Art; Mënyra e shfrytëzimit të Tokës.

Niksi; Është Errësina ose Nata. Mundet të interpretohet ” në ikje “.

Erebi; Erë bie. Identifikohet si i padukshmi dhe Kundërshtuesi.

Erosi; Erë është.Identifikohet si Ndërmjetsuesi sidomos në dashuri.

Urani; Ura. Dmth. Ura lidhëse me Gaiën që mundëson shtimin dhe zhvillimin e Tokës

Etapa e Tretë

Mitologjia ose Ngjarja vazhdon me Pasardhësit e Gaiës dhe Uranit.

Gaia dhe Urani lindin; Tre Njëqind duarshit, Tre Qiklopët dhe 12 Titanët ( 6 Vajza dhe 6 Djem )

Pas kësaj, Urani bëhet i padurueshem për shkak të dyshimeve të tij, se Fëmijet e tyre duan ta rrëzojnë nga Troni i kryetarit të Familjes dhe bënë shumë probleme. Gaia detyrohet me anë te djalit të sajë të fundit ( Kronosin ) ta zhdukin nga Toka dhe të kthehet në Planetin e Uranit.

Mjeti i Kronosint për ta luftuar Uranin sipas një versioni ka qenë Kosa që do të thotë emri i Kosovës nuk është aq i rastësishem dhe pa domethënie. (!)

Urani ikë, por i len disa mallkime të cilat do të realizohen.

Nga këto vijojnë; Gjigantët, Erineat, Nimfat dhe Njerzimi. Por natyrisht që ka patur edhe Krijesa të tjera si Centaurët, Minotaurët dhe të gjitha Gjallesat e tjera të rruzullit Tokësor.

( Duhet ta kemi parasyshë se deri këtu dhe më pas kanë kaluar shumë Miliona vite deri ku Ekziston Mitologjia dhe zotrat shëndrohen në Gjallesa ose Krijesa të tjera dhe ndoshta Ekzistojnë edhe sot, por janë te pa dukshëm dhe pa ndikim ose me pak ndikim për shkak të shëndrimit të tyre në Krijesa të tjera. )

Etapa e katërt

Kronosi dhe Rea ( Titan ) Marrin Tronin dhe vazhdimësinë e Zhvillimeve Vijuese.

Kronosi = Shqip: Kroni, Burimi, Kronologjia etj.

Rea = Gruaja e Djalit, Nusja ose Vazhdimësia e Mjegullnajës ose reve nga Kaosi.

Kronosi dhe Rea lindin Tri Vajza dhe Tre Djem.

Të cilët të gjithë do të bëhen Perëndi dhe do të lindin Perendi tjera… Mbase Kronosit do t’i realizohet Mallkimi i Uranit dhe do të mundet ( jan disa versione ) nga Djali i tijë i fundit, Zeusi, me anë të vetëtimave Eksluzivisht të tij, ose i jepet një ujë special me të vjellë dhe çlirohen të 5 fëmijët nga barku i tij, që i ka gëlltitur dhe pasi janë perëndi, janë të pa vdekshëm.

Etapa e Pestë

Gjashtë Perënditë e para Klasike.
( Vajza dhe Djem të Kronosit dhe Reas )

Hestia; = ” Heshtja “. Perëndesha e Familjes dhe Zjarrit.

Hades; = ” Ha Dhe ose Dhenë, Truall – Perëndia e Nëntokës

Poseidon; ” Po – se – i – don ” (nëse i don) – Perëndia e Detrave.
Këtu kemi edhe kalin e tij Hipio: Karakteristikë se vetëm në shqip thuhet i hypi kalit, mandej rrjedhin Hipodrom, Hipizmi (shkolla e kuajve ).

Demeter; ” Dëm e terr ” Perëndesha e Begatisë , Pjellorisë dhe Shtimit . Pse quhet ashtu .

Demeter ka patur një vajzë me Zeusin e quajtur Kore ( Fjalë Shqipe ), të cilën e ka dashur shumë dhe ka qenë shumë e lidhur me te, sa që nuk ka mujtur pa te.

Një dit Korja zbret nga Olimpi si shumë herë të tjera për të shetitur me shoqet e saja dhe atë ditë vëren një bunarë të thellë… Në fund të bunarit ka qenë një djalosh i hieshëm
( Hadesi – Perëndia e Nëntokës ), i cili e ka përshëndetur nga poshtë, duke e propozuar edhe për martesë. Korja nuk e ka patur të lehtë pranimin, pa mos u lajmëruar te nëna e sajë, por megjithat e ka pranuar dhe ka shkuar në Nëntokë.

Demeter nga mërzia dhe hidhërimi ose mvarësia për Koren, i ndërpret ose tërhiqet nga të gjitha funksionet ose obligimet e saja si Perëndeshë. Nga këtu Kore quhet Persephone
( ph = f ). Mandej na del edhe fjala Personifikim, që don të thotë se pas disa peripecive Njerzimi rrjedhën e ka nga Persefonja.

Persephone interpretohet ; Përse po i the Hadesit.

Si pasojë e tërheqjes së Demeter nga funksionet e saja, Planeti bien në një krizë të thellë, sa që i rrezikohet ekzistenca nga skamja dhe lindëshmëria e të gjitha gjallesave. Kjo periudhë quhet ” dëm e terr “.

Është dashur ndërhyrja e Zeusit me anë të Apollos ( Perëndi e Diturisë = ka ditur çdo gjë ) Interpretim = është po për çdo lloj (sa i përket mençurisë apo diturisë ). Do të shtoja se Orakulli i Delphit drejtohet nga vetë Apollo. Te Orakulli kanë shkuar gati të gjith ë Perënditë, Mbretrit dhe Njerzit për të pyetur për ardhmërinë e tyre ose problemet e tyre. E ashtuquejtura priftëresha ose shërbyesja, e cila i ka pritur të gjithë, është quajtur Pythia, që dmth Pyetja. Në ketë Orakull është edhe guri i cili ka zëvendësuar Zeusin, kur e ka hënger Kronosi, pa mos e diktuar se çka është. Ai gurë quhet Omfalos, që mund të interpretohet o më fal. Aktualisht, kur duam ta dimë ardhmërinë, e quajmë Fall.

Nga kjo ndërhyrje zgjidhet problemi por me një kusht. Persefone është dashur që për çdo vit të shkojë te mamaja e saj nga gjashtë muaj ( nga kjo dalin stinët ) saqë Demeter të kryejë punën ose funksionin e saj. Arrihet marrëveshtja dhe vazhdon puna ose funksionimi.

Hera; Perëndeshë me funksion të Kujdestares – një nga këto ështe Perëndesha e Bashkësortësisë dhe Besnikërisë si dhe gruaja oficiele e Zeusit.

Hera ka vepruar edhe në shumë lami të tjera, sidomos në mosmarrëveshtjet me Zeusin.
Karakteristikë është se emri i Heres vetëm në shqip përdoret për shumëzim në Matematikë ” Me her ” edhe kur themi ” tjetër her “, që don të thotë se Zeusi ka bërë fëmijë edhe me gra të tjera dhe ata Njerëzimi i ka quajtur fëmijë me tjetër Herë.

Zeusi; Perëndia e Perëndive

Përgjegjësi dhe krijuesi i Rendit Shoqërorë të asaj kohe si te Perënditë ashtu edhe te Njerzimi.
Fjala Zeus; Nga potenciali i tij mund të interpretohet në më shumë domethënie.
; nga zëri i tij me anë të vetëtimave, që kanë qenë eksluzivitet i tij. Perënditë kanë qenë te padukshem për njerzimin dhe është ndëgjuar vetem zëri.
Ze; Ka zënë vendin e të gjith zotrave.
Ze; Zeja apo mjeshtria e udhëheqjes.

Perfundimi i Mitologjisë

Te gjith Zotrat shëndrohen ne Gjallesa apo Krijesa tjera dhe nuk prezentohen më si Zotra. Ndoshta ekzistojnë edhe sot se janë të pa vdekshëm, por nuk kanë ndikime në botën aktuale ose kanë shumë pak, shkaku se tanimë, njerëzimi e ka marrë në dorë situaten, aq sa ka Mundësi ose Dituri.