Macron në Beograd: “Kosova dhe Serbia janë shtete të barabarta të Evropës”

0
553
Macron - Vuçiq

Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]


Ballkani, shqiptarët, serbët…

Presidenti i Francës, Makron në qendër të Beogradit ua tha para syve të regjimit të A. Vuçiq dhe para popullit serb: “Kosova dhe Serbia janë shtete të barabarta të Evropës”!

Udhëheqja e Kosovës, duhen të unifikojnë projektin politik dhe kombëtar, që në bisedimet vetëm në nivelin teknik me Serbinë të jenë të bashkuar dhe të dalin me qëndrime të qarta, sa i përket mos ndarjes së Mitrovicës, asociacioni i komunave serbe në asnjë mënyrë mos të ketë bazë dhe elemente ligjore (ekzekutive), por të ketë statutin sikundër asociacioni i komunave me shumicë apsolute shqiptare në shtetin e Kosovës dhe në mbështetje të Kushtetutës aktuale për pakicat.

Republika e Kosovës nuk ka se çfarë t’i japë Serbisë, për ndonjë “kompensim”, apo siç thotë A. Vuçiq përmes platformës serbe dhe gjithnjë kundër popullit shqiptar dhe shtetndërtimit të Kosovës, se në zgjidhjen e çështjes shqiptaro-serbe ne duhet të kompezohemi me diçka, duke aluduar në skenarët e vjetër për ndarjen e Kosovës, që, shteti serb mos të mbetët si humbës.

Në këtë tezë nacionaliste të Serbisë, udhëheqja e Kosovës e bashkuar të dalë para faktorit ndërkombëtar BE-SHBA se në vitin 1999, populli shqiptar dhe serbë janë ndarë njëherë e përgjithmonë, kur Kosova tashmë është bërë shtet i pavarur dhe demokratik, me të gjitha të drejtat për pakicat që jetojnë në këtë shtet të ri në këtë pjesë të Evropës.

Çikago, më 18 korrik 2019