Pushtetet jo demokratike po i shkatërrojnë shqiptarët?

0
381

Nga Skënder MULLIQI

Shtetet Perëndimore dhe Amerika, shumë kanë shpenzu energji diplomatike, që liderëve tanë hajna, t’u ndihmohet në abc-ne e mendimit demokratik, por që kjo ka mbetur pa rezultate. Nuk kemi shoqëri të organizuar, nuk kemi reforma ose ato sabotohen nga strukturat politike. Mos të flasim për një shoqëri më standarde demokratike të Evropës.

Jemi bërë shoqëri e sëmurë, e cila kurrsesi të gjen ilaç. Pushtetet jo demokratike po e shkatërrojnë Kosovën. Rezonimi i tyre politik, është rezonim kryesisht përfitues përmes formave korruptive dhe formave kriminale. Pushtetet jo demokratike i dëshirojnë kohët e turbullëta të nivelit regjional dhe nivelit global.

Në Kosovë u përdorën metodat më brutale kunder oponenteve tjere politik. Në këtë luftë të tyre i futën në funksion edhe mediet. Këta më mashtrimet e tyre po zhvillojnë betejën e tyre humbëse, duke berë përpjekje ti ikin ballafaqimit më drejtësinë, e cila i pret. Duhet ditur së kemi të bëjmë më aktorë politik dhe struktura politike të cilat më vrull, janë duke i shfrytëzuar pozitat politike për biznese, të cilat mund të matën edhe më milarda.

Aktorët e tillë të krimit të organizuar dhe korrupsionit kan lëshuar rrënjë tash e një kohë të gjatë. Asgjë të hajrit për shtet, pos që po i ndërrojnë bizneset e tyre të palishme. Po na servojnë retorika mashtruese dhe patriotizma të rreme duke manipuluar popullin e varfëruar deri në asht. Dhe, më këta sigurisht së nuk ka ecje përpara. BE-ja dhe NATO do të duhej që të janë shumë të kujdesshem në këtë fazë kur po thehën shtizat për të ardhmën e Ballkanit.

Manipulimet si mbrenda shteteve të cilët po i udhëheqin dhe karshi strukturave ndërkombëtare po vazhdojnë. Po paraqitën si paqësor dhe democrat me retorika fallso, për të pasur edhe për një kohë të gjatë mbështetjën e tyre, duke i mbuluar kështu të gjitha pislleqët. Këto lojëra të rrezikshme ndërkombëtarët nuk ish dashur t’i tolerojnë në pafundësi, kur dihet së është duke u rrezikuar edhe reputacioni i tyre.

Këto elita politike ballkanike gjithnjë e më shumë po e humbin bësimin e qytetarëve .Nuk duhet përjashtuar lojtarët tjerë politik të cilët do të bëjnë përpjekje ta shfrytëzojnë hapësirën boshe. E kjo është Rusia e cila nuk ka çka i dhuron regjionit të Ballkanit, veq model autokratik edhe më të keq, se modeli autokratik i tipit ballkanik. Këtë gjë nuk duhet nënqmuar dhe nuk është e pamundur të ndodhë.

Për t’u ikur këtyre kurthave dhe rreziqeve politike, Kosova do të duhet bënë spastrimim gjeneral të te gjitha strukturave politike të lidhura më struktura kriminale. Ballkanit dhe Evropës nuk i duhet një stabilitet provizor, që është gjithmonë i rrezikshem. Pa stabilitet regjional, nuk do të këtë as stabilitet të Evropës dhe as të demokracisë si vlera me e lartë.

Koha e errët duhet të mbyllët në Ballkanin Perëndimor, dhe veçmas për shqiptarët. Kemi shpresa që të besojmë për ditë më të mira… Ky do të ishte fillimi i një rrugëtimi të përbashkët, që shumë po na mungon…