Skënder Karaçica
Executive Director
Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists
Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]
Si shihet atdheu nga larg
Për këto njëzetë e tetë vjetë të “tranzicionit demokratik” në Shqipëri, klasa politike nuk po mund të kalojë klasën e parë të demokracisë dhe të pluralizmit politik!
Tashti dy partitë kryesore politike (PS-PD) kanë kaluar përtej urrejtjes së skjashme ndërnjerëzore, veçse nuk kanë dalë në mal me luftua kundër njëra-tjetrës.
Marrëveshje më e mirë do të ishte në zgjidhjen e krizës politike, pa i lodhur as miqtë tanë nga BE-SHBA, por në plan të parë populli si sovran i kontratës së votës së lirë të kërkojë që Edi Rama dhe Lulzim Basha të tërhiqen nga jeta politike në Shqipëri, ndonëse që të dytë i kanë thyer “kriteret demokratike” të votës së lirë dhe tash sa kohë me sjelljet e tyre të gjakrave të nxehta, e kanë bërë jetën shqiptare aq të neveritshme dhe, gati-gati pa shpresë për të ardhmen evropiane të Shqipërisë.
Në këtë kontekst do të ishte mirë që bashkë me popullin shqiptar pa dallim partiake, por të gjithë bashkë, të afrohet edhe bota akademike, universitare, sportive, mjetet e informimit, diplomatë të karrierës, shkrimatrë, shkencëtarë dhe diaspora shqiptare nëpër botë dhe të ndalin njëherë e mirë lojën në vetën e parë “Unë jam këtu… Unë jam i pari i Shqipërisë dhe bëj çfarë të dua…” (sic!).
Shqipëria më nuk mund të durojë politikën e bulevardit në Tiranë! Shqipëria nuk mund të durojë zyrtarët e institucioneve të shtetit me mendjemadhësinë dhe të tjetërsuar nga populli shqiptar!
Populli shqiptar e zgjidhë krizën politike në Shqipëri!
Çikago, më 17 korrik 2019
E kohës
JO! Manifestime të synetisë nga Turqia në hapësirën etnike shqiptare në Ballkan!
Kush po luan me çështjen kombëtare shqiptare në Maqedoninë e Veriut? Kush e organizoi “Manifestimin e synetisë” për 300 fëmijët shqiptarë në Shkup? Çfarë loje kurdisur me hajmalitë e 530-vjetëve të robërisë nga “Baba Mbret” i Stambollit…!
Pse kaq shumë është polititzuar çështja e besimit Islam në këto hapësira etnike..?!
JEMI SHQIPTAR! NUK JEMI TURQ!
JO “manifestime të synetisë” me skenarë turk në hapësirën etnike shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Kosovë dhe Shqipëri…!
JEMI SHQIPTAR!
Çikago, më 18 korrik 2019
Shënim: Edhe Arbana Xharra ua ka pre rrushin dy djemve të saj, TURP, e shan edhe Erdoganin… /AÇ