Kujt i duhet folk-serb në Tiranë?

0
705
Skënder Karaçica

Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]


Mallëngjimi bulevardesk

Këngët e këngëtares serbe Ceca (bashkëshortja e kriminelit Arkan), që pati vrarë e djegur popuj joserbë (boshnjakë e shqiptarë) në Kosovë, po dëgjohen në ekranin e RTSH-së(sic!).

Deri kur Tirana me institucionet e veta politike dhe tashti në RTSH mbajnë qëndrim (mallëngjimi bulevardesk), për të gjithë rrjedhat që vijnë nga Serbia – shteti armik shekullor i popullit shqiptar dhe Shqipërisë Etnike?

Kujt i duhet folk-serb në Tiranë?

Pse RTSH ka hapur program për “pakicat” në Shqipëri? Çfarë po bënë regjimi i Serbisë ndaj pakicës shqiptare në tokën e vet në Preshëvë, Bujanoc dhe Medvegjë dhe çfarë po bën për të shembur shtet-ndërtimin e Republikës së Kosovës.

Tirana zyrtare dhe institucionet saj bëjnë sehir dhe, për fatin e keq dhe shumë të keq, ajo nuk po mban qëndrim (konstant) sipas Kushtetutës aktuale shqiptare ndaj pjesës së popullit të vet shqiptar, në pjesën etnike të grabitura nga fqinjët në Serbi, Maqedoni, Mal të Zi dhe sidomos të grabitjes përmes gjenocidit grek të Çamërisë. Ndërgjegjësim i ulët!

Jo folk-serb në Tiranë!

Çikago, më 17 korrik 2019