Cikël poetik TANAGRA – nga Agim Desku

0
1716

Agim Desku: Dhimbja nga dashuria është një dhimbje e bukur dhe e nevojshme

Emërtimi dhimbje si nocion i përgjithshem duhet shikuar në shumë rrafshe, apo marrë në tërësi ka vlerën e një dashurie të paarritur e herë si plagë e pasherueshme, kjo nënkpton edehe rëndësinë që duhet zberthyer, sikur edhe të marrim si çeshtje që duhet të shikojmë me cilin prizem.
Dhimbja daton nga legjendat, kemi në shumë shkrime, si tregime, shkrime tjera, këngë të kreshnikëve, ku dhmbja përmes figurave të ndryshme paraqitet dhe kemi edhe të plagët e Gejrgj Elez Alisë e shumë shkrime të kësaj natyre ku pasqyrohet si e diçka shumë emocionale dhe shi për këtë edhe kemi lotin që e shquan edhe më shumë nocionin dhimbje, apo edhe plagët shpirtërore japin edhe dashuritë e parealizuara, që shoqërohen me këtë rrafsh.

Krijimtaria e poetit Agim Desku, eshte sa e lexueshme, po aqe magjepse, here te ne dilem me vete veten, valle po lexoje poezi te nji krijuesi Kosovar? vargje qe flasin me lexuesin,i bejne apele realitetit qe po perjetojm… Poeti Agim kalon kufit e poezis, po sai vleresuar do thot dikush eshte ky poet brilant? Vleresimet nga pushtete e sotme jane te rendomt a,qofte nji sponsorizim per te mundesuar botimin e librave. Poet si Agim Desku jane te çmuar sote, po ma te çmuar do jene per brezat qe do vine.

Po kushe eshte poeti Agim Desku? Biografia e shkurter na pasqyron jeten krijuese te poetit ne fjal. Urimet ma te mira per juve poeti i koheve moderne. Gjin Musa, Gazetar, analist i pamvarur.

BIOGRAFIA

Agim DESKU u lind më 25. gusht 1957 në Siqevë KK. Klinë, shkollimin fillor e kreu në Ticë, KK, Skënderaj, (klasën e parë fillore), pastaj në Ujmirë,gjimnazin në Klinë, ShLP Gjuhë dhe Letërsi shqipe në Gjakovë. Ka botuar deri tani këto vëllime poetike-Pëshperitje drite (Poezi për të rritur,1995, Shkëndija –Pejë. (Kënga e Pranverës, Bota me rrotë.Poezi për fëmijë), Drini graf-Klinë,1996). Në cilin varg mbes (Poezi për të rritur), Dukagjini-Pejë, 2007. Dua të pi verë Çamërie 2011, Vllamasi –Tiranë, 2011, që është promovue në Dajt, Tiranë , Ministria e Kulturës, në Durrës, në lokalin Shi dhe lot nga Pegasi në Tiranë, Promove nga Kongresi i Rrjetit të gruas shqiptare më 24 Nëtor 2012 në Vlorë dhe në Pejë, në kuadër të kulturës Pejane, Vargje që sjellin lot Çamërie është vëllimi i pestë që i dedikohet dhimbjes dhe plagës Çame, që pritet të shoh dritën në Tiranënga miqt çamë.

Këngë Ilirshte-2015
Monografi per mësuesin Tahir Abazin Berisha, 2015
Rrefej diellit, Athinë 2015 (përkthyer në gjuhën greke
Çmimet letrare
2011 Çmimi i parë në poezi, nga Konkursi letrar “Të rinjtë e Çamërisë”
Viti 2012 çmimi i parë prap në poezi nga “Të Rinjtë e Çamërisë”
Viti 2011 çmimi i tretë Flaka e Janarit Gjilan
Viti 2012 Personalitet i vitit 2012 Vlorë, nga Kongresi i Rrjetit te gruas shqiptare
Viti 2014, çmimi i parë në Flakën e janarit Gjilan në poezi
Viti 2014 çmimi i parë në konkursin letrar, Poezia del Poopoli, Milano Itali.

Nga Agim DESKU

TANAGRA

(80 km afër Athinës ka jetuar Tanagra,
Hyria më e bukur Pellazge
)

Mbi flokët bishtaleca
Të hedhur mbi kokë
Gërsheta më ngjanë
Në ma të bukurën
Hyjni.

Në Arkide e shndërruar
E vetmja HYRI
Në dheun dardan
Shqip më foli me shekuj
Para Krishti.

Vetëm unë nuk e di
Cili jam
Në cilën tokë zbrita
Mbi cilin yll Davidi
U rrita.

Në djep e varr
Cili jemi më shqiptar
Kur e rujta cilin kryqin
Unë Rugovasi me shallë
Të bardhë.

Shih nën dhe varri
E gjej edhe nga një emër
Si plagë shpirti e zemre
Mu në ballë si yll lirie
Të kësaj toke dardanie.

Rrënjë Pellazgësh
Ilirishte
TANAGRA një HYRI
Hyjnish para zotit
E para e botës.

Gjashtëmbdhjetë shekuj
Para KRISHTI
Foli shqip
Në Arkide.

SHKODËR, 13.4.2013

FLOKËT E MBRETËRESHËS

(TANAGRES, hyrisë pellazge, që ka folë
Shqip 16 shekuj para Krishti 80 km, afër Athinës
)

Mbi sy lidhë
Supët e jetës
Botën ngrit ozonit
Më flet vargut tim.

Tanagra kthen historinë
Butrintit pellazg
Gjashtëmbëdhjetë shekuj
I vënë pas Krishti.

Kujtime falë
Bishtalecave të shkruar
Legjendave.

Hëna ruajt i ka buzëqeshjen
Dielli i fali dritën
Ngado që fluturojnë shqipet
Eh,ç ̒më kujtove emrin tim.

Pas teje Tanagra
Bota u hodhë në djall të vet.

Vetëm engjëjt shëruan plagë
Dhimbjen ma moren kujtim.

Nuk e merituam ndarjen në dysh
Në asnjë shpirt atdheu.

O zot sa të fala
Për vargun e Tanagres.

Më, 10.03.2-15

BOTA LINDI NGA TI TANAGRA

Kur engjëjt zgjojnë heshtjen
Ëndrrat kthejnë në buzëqeshje fëmijërore
Në lumë loti të hedhë vet zë yjesh.

Krejt zë zane u bë shushurima e pyllit
Dëgjoj kah këndon këngë lumturish
Se si bashkojnë zërat me vargje poeti.

Me cilat ngjyra të pikturoj sytë e tu
Tanagra.

Për emrin tim shqip që ma fale
Gjashtëmbëdhjetë shekuj para Krishti.
Ah,dhe lutjet
Lutjet e zotit për brezat e fisit tim
Pellazg.

Mos më ikën më nga fuçitë e vargut tim
Janë dëshmi e diellit kur shndërritë lirinë.
Kthehu e fundose fatin tim të shejtë
Më bashko në një trup të vetëm Shqipërie.

Krijo luftëtarë lirie e atdheu të shqipeve

Bekoj në princa dashurish së zanave.
Le të mbjellin farën e hyjnive
Kujtim për botën e njeriut të ri.

Sot zgjodha më të bukurën e detit
Të ëndrroj se si marrin frymë trëndafilat e saj.

Vallë a ka kuptim jeta pa flokët ngjyrë gështenje
Që ḿ i mbulon ëndrrat e jetës sime.

Sonte u ktheva në pasqyrë me ty Tanagra
Jam zëri yt mijëvjeqar, pellazg të thonë
Ke shpirt e zemër, je vet Shqiponjë.

Mos më humb në asnjë kohë të shpirtit tim
Tani je koha ime, relikti im.

Jemi amfitatri i Butrintit
Aty kemi rrënjët pellazge.

Bota lindi nga ti Tanagra
Dhe nga vargu im hyjnor.
Më,19.03.2015

MBI LOTIN TËND E SHKRUAJ VARGUN TIM

Mbi lotin tënd e lexova emrin tim
Si varg i tretur na vjen sonte
E shkruar vargut tim.

Vetëm kujtimi yt mbetet
Tek emri TANAGRA.

Sa herë u bëra kërkimi yt
Kur shekujt i luftoja.

Eh, sa herë edhe u talla
Me vetë djallet që ishin
Fytyra gjithfarë bishash
Sonte sa u skuqa.

U bëra vetëm kockë
Ëndrre.

Baltë hëngra për ta rujtur
Fjalën shqipe.

Mbi fatin tim të shndërruar
Në engjëj të fisit tim
Pellazg.

Të shkruar në djep e varr
Të rujtur si margaritar
Të emrit të falur
Nga zotnat
E nga Pellazgët.

Si agim të lirisë.

Sonte për pak e takova lotin tënd
Rrugëve të Athinës
Shqip
Ku ma qajti fjalën
Mikja ime prej ylli.

E falur nga zotnat
Eh,uratë u bëra vetë
Unë biri i TANAGRES.

Shekujt i numërova
Me dheun e kësaj toke
Mbi dritën e gjakut tim
Sikur të isha vetëm përrallë.

Fatin nuk do ta nënshkruaj kurrë
Pa ty TANAGRA
Vetëm me ty jam dheu i kësaj toke
Dnebabaden si flori.

Më engjëjt të shkruar vargjeve
Pasqyrë e e saj
Mretëreshë bukurie.

Vetëm emrin Hyri e mbanë
Më e bukura prej më të bukurave
Detit si përrallë.
14.4.2013

SI TË LUNDROJ

(Mikes se shndërruar në TANAGRA)

Si të lundroj mbi këtë emër
Që kam si zemër
E kam si lot.

Dje e sot
Në çdo mot
Këmbas eca
Detit kryeneq
Të dhimbjes e krenarisë
Të mallit e të magjisë.

Se sonte u ngrita
Mbi secilin djall
Fytas edhe me Bajloz deti
Mbi cilat valë u bëra
Vullkan zemre
E lopatë barkash.

Vetëm sonte nuk e dua mbytjen
Më shpeto vetëm ti
Dora jote të më mbaj
Se vetëm sonte e dua jetën
Për pak mila jam, Ti
TANAGRA.

Eh, sa më dhëmb ky det
Kjo natë
Ky engjëll
Fluturim më rri
Përqafimit tim.

Vargun ma shkruan
Në shpirt
O zot si të dëgjoj
Në cilën valë deti
Ma trete kujtimin.

Në cilën pulëbardhë
U shndërrove
Ma thuaj se sonte
Do je mike shpirti
Ose shndërrohu
Në fluturë pranvere
Ta vëj emrin tim.