Kur të pashkolluarit e drejtojnë shtetin?!

0
498
Skënder Mulliqi

Nga Skënder MULLIQI

Sigurisht së qytetarët nuk e kanë pritur që Kosovën e lirë dhe të pavarur, ta drejtojnë njerëzit gjysëm të shkolluar, apo në disa vende edhe analfabetet potencialë. Kështu më duket mendojnë edhe shumica e qytetarëve sot. Madje, shumë prej tyre kanë fjalë shumë të rënda për këtë klasë politike. Një mendim të tillë e kanë edhe shumë intelektualë. Edhe ata intelektualë, që iu bashkangjitën korit të gjysëmanalfabetëve në pushtetet e pas luftës, është dashur t’i përshtaten regjimeve, disa edhe nga lakmia për përfitime përsonale.

Në këto valë kemi mbetur që 20 vite. Kishim për disa kohë në pushtet edhe intelektual shumë meritor siç ishte, presidenti, Ibrahim Rugova. Por, ai u largua nga kjo jetë në moshë relativisht të re, duke lënë zbrazëtirë të madhe në skenën tonë politike. Thotë një fjalë e popullit si është hoxha është edhe xhemati. Për fatin e keq, xhemati po tregohet i padijshem në përzgjedhjen me vota të njerëzëve, që duhet të merrën më politikë. Dhe, e gjithë kjo rezultoi me gjendje të keqe politike dhe gjendje të mjerë ekonomike-sociale, se dihet që njerëzit e pashkolluar ose më diploma false, nuk janë të zotët për një punë fisnike siç është politikëbërja. Qytetarët nuk ishin në gjendje, jo deri me sot t’i dallojnë, se cilët janë ata, që duhen besuar të udhëheqin shtetin e ri të Kosovës. Që njerëzve të pashkolluar t’u zgjatët jeta në pushtet, ka ndikuar edhe arsimimi i dobët i pas luftës.

Kosova ka logjistikë të tërë intelektualësh, por që për fatin tonë të keq, nuk kanë vend në drejtimin e shtetit. E dihet se më njerëz të tillë çfarë i kemi të njejtë, proceset demokratike dhe zhvillimore nuk ka mundësi të ecin përpara, dhe aq më keq kur hajnitë dhe plaçkitjet, kanë arritur një shkallë të lartë. Intelektualët shumica e kanë pranuar heshtjen, e kjo nuk flet mirë për të ardhmën tonë. Jeni dëshmitarë lexues të nderuar për përpjekjet për linçim publik, dhe kercënimet e këtyre ditëve, pa asnjë bazë që po i bëhën një intelektuali të madh, siç është, Jusuf Buxhovi, i cili më veprat e tij, ka demaskuar para opinionit tonë dhe para opinionit ndërkombëtar politikën serbomadhe?

Ka krijuar një opus të tërë veprash shumë të rëndësishme për historinë e shqiptarëve, për dallim nga akademikët tjerë, të cilët pak kan bërë në këtë plan. Kjo është për çdo kritikë dhe e pa justifikueshme. Në vend që historiani i madh, Jusuf Buxhovi të ruhet si vlerë kombëtare, ai denigrohet nga qarqet e caktuara politike. Regjimi dhe “intelektualët e regjimit” në mënyrë primitive janë vu kunder ”taborrit të kundërt”, të shprehem ashtu, të cilët kishim më ba ndryshime shumë pozitive në shoqërinë tonë të re. Të gjitha sistemet kanë nevojë të madhe për njerëz të shkolluar. Po na mungojnë ekspertët e mirëfilltë. Protagonistët e skenës politike por edhe pushtetare, kanë zgjedhur metodën e manipulimit dhe shantazhit karshi shumicës të varfër, për të mbetur në pushtet pas secilës palë zgjedhjesh. …Kështu ndodhi deri më tash…