Ne banojmë në historinë e njëritjetrit
të përvuajtur, të dhimbshëm, në eros
banojmë mbi plagë të padukshme të
së kaluarës, e të kohës sonë. Shpirt
më thotë mikja; tek zhvishej e krihej
para pasqyrës, e zhveshur jam e lirë,
e zhveshur unë dashuroj shkëlqyer
Shpirt, në dashuri më pëlqen kur ka
hënë dhe yje, rrezet e diellit të ditës
së munguar janë një çast për puthje
Zemër, vetëm t’i mund të ma lexosh
hartën e trupit tim, të mirat e hireve
shih, kam shalët dhe at´mes shalëve,
më të nxehtë se llava e vullkaneve
Shpirt, s’e shtjerrim dot njëri-tjetrin
pirë kemi, sa për të nxitur etjen tonë
dehja është një tjetër akt i pakryer
e dëshiroj shumë bririn mes shalëve
s’është e dosdoshme të jetë qershor
verë apo të jemi në hotel tek plazhi
jam grua e vendit, di të dashurojë në
truallin e tokës sime, me një kusht
këta gjinj të bukur me thithëz pëpjetë
të mos m´i lësh si shegët nëpër degë!…
Atdhe Geci – Dortmund