Lufta atdhe-mbrojtëse e UÇK-së ishte e pastër si loti

0
591

Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike ([email protected])

Titulli është hyrja e tekstit. Mund të përcaktoj nëse artikulli juaj do të lexohet ose nuk do të përfillet. Kur shkruani një artikull për diskutim, ju keni një dëshirë për të ndikuar. Titulli mund të krijojë vëmendje, kuriozitet, të thotë diçka rreth asaj se kush është audienca e synuar për tekstin ose të tregojë dobinë e leximit të artikullit.

* * *

Kërkesat për një titull të mirë të artikullit: 1) duhet të jetë kuptimplotë, 2) duhet të jetë mjaft i saktë, 3) nuk duhet të përmbajë kuota dhe pikëpyetje.

Prandaj titujt duhet të hartohen në mënyrë që lexuesi të kuptojë qartë se për çfarë bëhet fjalë. Nëse dikush e titullon artikullin: “Lufta e UÇK-së nuk ishte e pastër”, atëherë nuk i plotëson aspak këto kushte, sepse para së gjithash është përgjithësim (kinse të gjithë janë njerëz të një kallëpi). Pra, titulli është i hutueshëm, i ngatërruar, i çorientuar dhe i tollovitur.

* * *

Duhet të jemi të kujdesshëm kur përgjithësojmë (gjeneralizojmë), sepse mund të keqkuptohemi.

Koncepti është thelbësor për logjikën dhe filozofinë e shkencës dhe përdoret për:
1) Procesi me të cilin vëzhgon dhe krahason rastet individuale me një term të përgjithshëm ose vendos një rregull apo ligj të përgjithshëm.
2) Një pretendim (deklaratë e pambështetur që dikush e paraqet si të drejtë) që pohon ekzistencën e marrëdhënieve universale ose të pakushtëzuara ndërmjet dy ose më shumë ngjarjeve ose faktorëve.

Kontradiktat mbi bazën logjike dhe bazën e njohurive si dhe statusin e koncepteve universale është një çështje klasike në filozofi. E njëjta vlen edhe për vlefshmërinë e konkluzioneve të përgjithshme në bazë të rasteve individuale.

* * *

Shqiptarët nuk duhet më t`i pranojnë shpjegimet pa diskutim. Askush nuk mund të thotë: “Kështu janë gjërat, prandaj nuk mund të jenë ndryshe.” Secili prej nesh duhet t`i mbrojë pikëpamjet e veta me argumente. Përndryshe nuk mund të bindim kënd veç vetes, kurse të besosh pa kushte në një thënie apo letër të tollovitur të shkruar nga të tjerët – është një formë çmendurie.

Liria e shprehjes duhet respektuar. Gazetarët nuk duhet të kërcënohen, kritikohen po, nëse e meritojnë. Fatmirësisht edhe ne shqiptarët kemi disa gazetarë profesionistë dhe të pavarur që kritikat ndaj “kolegëve” i ilustrojnë me fakte të pakontestueshme, por janë edhe autokritik; bëjnë vetëkritik në rastet kur gabojnë apo i mirëpresin kritikat e të tjerëve nëse bazohen në fakte.

* * *

Për të kuptuar luftërat dhe konfliktet e kohërave të fundit, ne duhet t’i shohim ato me pikëpamje të re; duke dalluar qartë: “Luftës së mbrojtjes” nga “Luftës pushtuese”. Lufta Mbrojtëse e Atdheut që zhvilluan djemtë dhe vajzat e UÇK-së kundër pushtuesve nazist/fashist serb, assesi nga asnjë shqiptar (me vetëdije apo pa vetëdije) nuk duhet të përgojohet si “luftë e papastër”, sepse një pretendim i tillë përveç që është gabim (i rrejshëm) edhe pa dëshirën tonë e çon ujin në mullirin e armikut gjakatar. Përndryshe, pas luftës së Kosovës (1998-1999) nuk ka ekzistuar më UÇK sepse ajo është çarmatosur-shpërbërë, por ish anëtarë të ish UÇK-së. Prandaj, ngjarjet e pasluftës, të mira apo të këqija, nuk mund assesi të lidhen me UÇK-në e dikurshme dhe luftëtarët e saj të lirisë, gjithashtu të dikurshëm.

* * *

Sa për fillim, organet përkatëse duhet të burgosin menjëherë dhe të dënohen me burgim të përjetshëm kriminelët tradhtarë bastardë shqipfolës që masakruan në pabesi ushtarakët profesionistë: kolonel Ahmet Krasniqi-in dhe kolonel Tahir Zemaj.

Duhet patjetër të zbulohen (dihet se kush janë) dhe burgosen të gjithë ata që kanë kryer krime në Kosovë, prej vitit 1998 e deri sot, vrasjet e gazetarëve dhe intelektualëve të mirëfilltë etj., me emër e mbiemër, adresë, por mos përgjithësoni, mos drejtoni gishtin në drejtim të UÇK-së. Mos e identifikoni një grupim mikroskopik legenësh pseudo-luftëtarë me 15.000 luftëtarët e vërtetë dhe martirët e UÇK-së, që nuk kanë pas pothuajse asnjë pushtet vendimmarrës për ngjarjet. Vetëm profesionistët e dinë se qysh veprohet në hierarkinë ushtarake. Hierarkia është një strukturë sociale ose funksionale e ngjashme me piramidën me disa shtresa, ku lartësia e centralizon fuqinë.

* * *

Një serb, gazetar i njohur për armiqësinë ndaj shqiptarëve, sidomos ndaj UÇK-së, në një intervistë me të huajt ka thënë një të vërtetë (përkthimi im nga anglishtja):

“Ai që kryente gjëra kriminale do ta përdorte UÇK-në si një justifikim. Nëse dikush do ta kishte keqtrajtuar ndonjë të pafajshëm ai do të thoshte: “Unë jam nga UÇK-ja.” U bë një shaka ndër shqiptarët për ta quajtur veten “UÇK” për t’i fshehur gjërat. Nëse dikush dëshironte të vidhte shtëpinë e dikujt tjetër, ata do të thoshin – “Ne jemi nga UÇK”

* * *

Gjatë përvojës sime luftarake shumëvjeçare (prej vitit 1994), çdo sekondë kam qenë i ekspozuar rrezikut të vdekjes. Kur luftëtari i hyn një beteje, duhet të pajtohet me faktin se shansi që të dalësh gjallë prej saj është vetëm 1% por edhe ajo 1% nuk është e sigurt. Dhe, vetëm me këtë psikologji mundet të mbijetosh.

PS: Shkruesi i kësaj letre edhe pse në moshën shumë të re, e ka dhanë kontributin e vet, në çdo mënyrë, për çështjen e çlirimit të Kosovës dhe jo vetëm, kështu që ka të drejtën për të diskutuar.

Marshi i UÇK-së: